Në bazë të nenit 50 paragrafi 1 pika 16 nga Ligji për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e RM” nr. 5/02) dhe nenit 74 paragrafi 3 nga Statuti i Komunës së Strugës (“Informatori zyrtar i Komunës së Strugës” nr.17/02, 30/03 ) kurse në lidhje me nenin 6 të Vendimit për përcaktimin e procedurës për ndarjen e mjeteve financiare nga Buxheti i Komunës së Strugës, për organizatat nga sfera e sportit, kulturës,mbrojtjes sociale dhe sektorit joqeveritar nr. 07 – 1842/9 të datës 20.06.2012, Kryetari i Komunës së Strugës, publikon:

THIRRJE PUBLIKE

për shpërndarjen e mjeteve financiare për klubet sportive, organizatat qytetare nga sfera e kulturës dhe organizatat qytetare dhe fondacionet

Qëllimi i këtij konkursi është që ta përforcojë dhe përparojë bashkëpunimin e Komunës me organizatat qytetare, klubet sportive, si dhe me organizatat nga sfera e kulturës nëpërmjet vendosjes së relacioneve të partnerit dhe të nxitet zgjidhja e problemeve lokale nëpërmjet kyçjes më të madhe të qytetarëve dhe organizatave të qytetarëve.

Të drejtë për pjesmarrje në këtë konkurs kanë klubet sportive dhe shoqatat e qytetarëve dhe fondacionet e regjistruara në territorin e Komunës së Strugës sipas Ligjit për shoqatat dhe fondacionet e qytetarëve.

1. Thirrje për shpërndarje të mjeteve financiare për organizatat nga sfera e sportit dhe organizatat nga sfera e kulturës .

Organizatat nga sfera e sportit dhe organizatat nga sfera e kulturës aplikojnë për të fituar mjete financiare nga Buxheti i Komunës së Strugës me dorëzimin e programit të tyre vjetore.

Kushtet e përgjithshme të cilat duhet t’i plotësojnë organizatat janë:

– Të jenë të regjistruara në pajtim me ligjin, gjegjësisht të kenë aktvendim për regjistrim.

– Të jenë aktiv në territorin e Komunës së Strugës,

– Realizimi i programeve dhe veprimi i tyre të jenë në kornizat e Kushtetutës dhe Ligjeve të Republikës së Maqedonisë.

Kriteret e veçanta për pjesëmarrje në thirrjen publike, të cilat duhet t’i plotësojnë organizatat nga sfera e sportit/klubeve të sportit janë:

– Ta nxisin dhe ta përparojnë sportin adekuat.

– Të dorëzojnë program vjetor të aktiviteteve dhe i njëjti të jetë i realizuar.

– Të organizojnë dhe të zbatojnë sistem të ndeshjeve.

– Të kujdesen për avancim të punës profesionale dhe përsosje të kuadrove profesionale

– Të kujdesen për avansimin e të rinjëve

– Të mos bëjnë organizim dhe veprim politik e fetar.

– Të kenë dorëzuar raport për shfrytëzimin e mjeteve nga Buxheti i Komunës së Strugës për vitin paraprak më parë (nëse kanë shfrytëzuar mjete)

– Klubet sportive të kenë aktvendim nga Agjencioni për të rinj dhe sport të RM-së për kryerjen e veprimtarisë së sportit.

Kriteret e veçanta për pjesëmarrje në thirrjen publike, të cilat duhet t’i plotësojnë organizatat nga sfera e kulturës janë:

– Të kenë program për punë me aktivitete të rëndësishme dhe prioritare.

– Të kyçen dhe të përmbajnë manifestimet dhe aktivitetet e organizuara nga ana e Komunës së Strugës,

– Me punën e tyre të kontribuojnë në promovimin e kulturës dhe vlerave kulturore të Komunës së Strugës.

– Të kenë parashtruar raport për shfrytëzimin e mjeteve financiare nga Buxheti i Komunës së Strugës për vitin paraprak (nëse kanë shfrytëzuar mjete).

Vlera maksimale sipas organizatave të jet vlera 120000 denarësh

Gjatë parashtrimit të kërkesës për shpërndarjen e mjeteve nga buxheti i Komunës së Strugës , organizatat nga sfera e sportit dhe organizatat nga sfera e kulturës duhet të parashtrojnë:

– Program vjetor për punë për vitin 2018

– Kërkesë për ndarjen e mjeteve financiare e cila duhet të jetë e nënshkruar dhe vërtetuar me vulë nga ana e personit të autorizuar të organizatës. Kërkesa duhet t’i përmbajë të dhënat themelore të organizatës (Emrin e plotë të organizatës, selinë, numrin tatimor dhe numrin amë, xhirollogarinë)

– Kopje nga aktvendimi për regjistrim,

– Kopje nga statuti i organizatës

Kërkesa duhet të parashtrohet në arkivin e Komunës së Strugës në kovertë të verifikuar. Në kovertë duhet të qëndrojë shenjë “Për thirrjen publike për ndarje të mjeteve financiare organatatizata nga sfera e sportit dhe kulturës” dhe “Mos e hap” kërkesat e pakompletuara ose kërkesat e shkruara me dorëshkrim nuk do të merren parasysh.

Afati i parashtrimit të kërkesave për ndarje të mjeteve nga buxheti i Komunës së Strugës është 10 ditë pas publikimit të thirrjes publike.

2. Thirrje për ndarjen e mjeteve financiare të parapara për financimin e aktiviteteve, shoqatave të qytetarëve dhe fondacioneve.

Organizatat qytetare parashtrojnë aplikacione të proekteve në fletëparaqitjen e dhenë e cila është pjesë e kësaj thirrjeje publike.

Sferat prioritare për financimin e projekteve të kësaj thirrjeje publike janë:

– Arsimi

– Të rinjtë

– Mbrojtja sociale

– Turizmi

– Zhvillimi dhe bashkpunimi i marrëdhënieve ndëretnike

– Mbrojtja e mjedisit jetësor si dhe mbrojtja e kafshëve

Kriteret themelore të organizatave të cilët duhet t’i plotësojnë shoqatat :

– Të jenë të regjistruar sipas Ligjit për shoqatat e qytetarëve dhe të fondacioneve me seli në Komunën e Strugës.

– Të mos u jetë shqiptuar masë për Ndalesë për kryerjen e veprimtarisë

– Të kenë dorëzuar raport për shfrytëzimin e mjeteve nga buxheti i Komunës së Strugës për vitin paraprak (nëse kanë shfrytëzuar mjete).

Vlera maksimale sipas organizatave të jet vlera 150000 denarësh

Përveç formularit për paraqitje, formulari për buxhet dhe korrniza kohore ( të parashtruara në shtojcë të thirrjes publike) të cilët duhet të jenë të nënshkruar dhe vërtetuar me vulë nga ana e personit të autorizuar të shoqatës ose fondacionit, shoqatat duhet t’i dorëzojnë edhe shtojcat në vijim:

– Fotokopje nga aktvendimi për regjistrim

– Fotokopje nga Statuti i shoqatës

– Raport vjetor financiar dhe narativ për aktivitetet e realizuara në vitin e kaluar

Evaluimi i përzgjedhjes së aplikimeve të arritura do ta kryej komisioni për evaluim sipas kritereve të dhëna në Tabelën 1.

Kriter

Vlera e pikëve

1. Profesionalizmi, përvoja dhe kompetencat e aplikuesit në realizimin e aktivitetit të projektit

2. Kontributi i projektit në realizimin e qëllimeve strategjike të komunës

3. Harmonizim me kompetencaz e komunës

4. Buxheti real dhe arsyetimi i shpenzimeve

5. Përqindja e pjesëmarrjes së aplikuesit në buxhetin projektues

6. Përfshirja e institucioneve tjera komunale, organizatave qytetare ose qytetarë

Tabela 1

Pjesmarrja mund të jetë e shprehur në mjete financiare, pajisje, forca punuese ose në lloj tjetër i të ardhurave

Shoqatat e qytetarëve dhe fondacionet mund të parashtrojnë vetëm një fletëparaqitje për përkrahje financiare të projektit.

Aktivitetet e projekteve të zgjedhura duhet të realizohen deri më 31.12.2018.

Afati i parashtrimit të kërkesës për ndarje të mjeteve nga buxheti i Komunës së Strugës është 15 ditë pas publikimit të shpalljes publike.

Fletëparaqitjet duhet të parashtrohen në formularin e përshkruar për paraqitje në arkivin komunal. Në kovertë duhet të qëndrojë shenjë “Për thirrjen publike për ndarje të mjeteve financiare dedikuar për financimin e aktiviteteve projektuese të shoqatave të qytetarëve dhe fondacioneve” dhe “Mos e hap” aplikacione të pakompletuara, aplikacione të cilat nuk janë parashtruar në formularët e përshkruar për paraqitje ose aplikacione të shkruara me dorëshkrim nuk do të merren parasysh.
Shtojcat e dorëzuara nuk kthehen.

Organizatat të cilët do të jenë fitues të mjeteve do të njoftohen në veçanti kurse lista e të gjithë organizatave që do të zgjidhen për financim do të shpallet në Web faqen e Komunës së Strugës.

Kriteret për Realizimin e projektit dhe shfrytëzimi i grantit:

– Organizata duhet ta realizojë projektin në afatin kohor të paraparë theksuar për aplikacionin e projektit, të gjitha shpenzimet të cilat bëhen pas përfundimit të afatit për realizim nuk do të merren parasysh.

– Mjetet e miratura bartësi duhet t’i shfrytëzojë në pajtim me Kushtetutën dhe Ligjet e Republikës së Maqedonisë dhe nuk guxon të realizojë përfitim gjatë realizimit të aktiviteteve.

– Organizata obligohet mjetet e ndara financiare t’i shfrytëzojë në tërësi për qëllimin për të cilin ndahen, kurse në rast të ndërprerjes së nevojës ose kushteve për shfrytëzim të mjeteve, organizata obligohet menjëherë t’ia kthej Komunës.

– Organizata ka për obligim që në të gjitha materialet e tyre të shtypura dhe publike lidhur me projektin i cili është lëndë financimi , të theksojë se është i mbështetur nga Komuna . Në materialet e shtypura ose ne web faqen në vend të dukshëm duhet të jenë shtypur materialet e shtypura.

– Komuna e mban të drejtën për kryerje të kontrollit për mënyrat e shfrytëzimit të mjeteve të ndara financiare përmes kontrollit të dokumenteve dhe mënyrën e realizimit të aktiviteteve në selinë e bartësit ose në vendin e realizimit të aktiviteteve, si dhe përmes kërkesës së informatave plotësuese dhe sqarimit të raporteve.

– Nëse gjatë kontrollit përcaktohen keqpërdorime gjatë harxhimit të mjeteve të ndara financiare, Komuna e Strugës do të parashtrojë procedurë adekuate pranë institucioneve kompentente dhe do të kërkojë të kthehet në tërësi shuma e ndarë.

– Në rast të keqpërdorimit të mjeteve të ndara financiare ose shfrytëzimit të tyre në kudërshtim me qëllimin, organizata humb të drejtën që në të ardhmen të aplikojë në shpalljet e publikuara nga ana e Komunës së Strugës.

– Shumën e pashfrytëzuar bartësi është i obliguar ta kthejë në Komunën e Strugës.

Financimi dhe njoftim narativ për realizimin e projektit

Bartësi pas përfundimit të projektit obligohet Komunës t’i dorëzojë raport të tërësishëm përfundimtar (financiar dhe narativ) më së voni 15 ditë pas përfundimit të aktiviteteve theksuar në kontratën për financim.

Organizatat obligohen raportin narativ dhe financiar ta dorëzojnë në formë të përshkruar përkatëse.

– Ndaj raportit narativ parashtrohen anekse përcjellëse si fotografi, mbishkrime mediatike, materiale në formë të shkruar, listë për prezencë dhe ngj.

– Ndaj raportit financiar duhet të parashtrohen kopje nga të gjitha faturat, llogari për shpenzimet, urdhëresa për pagesë dhe çertifikata nga llogaria dedikuar për këtë projekt

Komuna e mban të drejtën të kërkojë dorëzim të raporteve më të shpeshta plotësuese financiare si dhe të kryejë vizitë të paparaqitur të organizatës dhe të kryejë kontroll në dokumentacionin projektues gjatë kohës së periudhës së implementimit të projektit, theksuar në kontratën për financim.

Materiale shtojcë

1

2

3

Nr. 03-30/1

02.01.2018

STRUGË

KOMUNA E STRUGËS

Kryetar i komunës,

Dr. Ramis Merko

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).