Aktvendim për konvokimin e mbledhjes së pestë të Këshillit të Komunës së Strugës
Publikuar: Merkure, 17 Janar 2018 12:17

Në bazë të nenit 37, paragrafi 1 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (“ G. Zyrtare e RM” nr. 5/02), miratoj

A K T V E N D I M

Për konvokimin e mbledhjes së pestë të Këshillit të Komunës së Strugës

E konvokoj mbledhjen e 5 (pestë) të Këshillit të komunës së Strugës, për datën 29.01. 2018, ( e hënë) me fillim në ora 10,oo, në sallën e madhe të Këshillit të komunës së Strugës:

Mbledhja do të punojë, sipas

R E N D I T   T Ë  D I T Ë S

– Procesverbal nga seanca e 4 – të Këshillit të Komunës së Strugës.

1. Propozim – Program për rregullimin e tokës së pandërtuar ndërtimore për vitin 2018,

2. Propozim – Program për rrugë lokale për vitin 2018,

3. Propozim – Program për plane urbanistike për vitin 2018,

4. Propozim – Program për mbrojtje të mjedisit jetësor për vitin 2018,

5. Propozim – Program për aktivitetet në sferën e mudësive të barabarta midis grave dhe burrave të komunës së Strugës për vitin 2018,

6. Propozim – Vendim për nisjen e procedurës për punimin e strategjisë për zhvillim për vitin 2018-2023 – Komuna e Strugës,

7. Programe zhvillimore për vitin 2018 të komunës së Strugës,

8. Propozim – Program për përkrahjen e zhvillimit ekonomik lokal për vitin 2018,

9. Propozim – Aktvendim për emërim të përfaqësuesit në Këshillin drejtues në Qendrën për punë socialeNJR Strugë

10. Propozim – Aktvendim për emërim të përfaqësuesve në Këshillin drejtues të Shtëpisë shëndetësore Strugë

11. Propozim – Aktvendim për emërim të përfaqësuesve në Këshillin drejtues të Shtëpisë shëndetësore Vevçan,

12. Propozim – Aktvendim për shkarkim dhe emërim të përfaqësuesit në Këshillin shkollor të SHFK “Josip Broz Tito” – Strugë,

13. Propozim – Program për punën e NP “Oktis” – f.Oktis për vitin 2018,

14. Propozim – Program për punën e NPN “Proakva” – Strugë për vitin 2018,

15. Propozim – Program për punën e NPK “Higjiena” – f.Llabunishtë,

16. Propozim – Program për punën e NP “Ujësjellës Dollogozhdë” – f. Dollogozhdë,

17. Legalizime

Materialet e mbledhjes së 5-të

Nr. 08-241/1

15.01.2018

KËSHILLI I KOMUNËS SË STRUGËS

Kryetar i këshillit,

Resul Kaba