vevobahis giriş - cratosslot giriş - baymavi giriş

Në bazë të nenit 21 nga Ligji për planifikim hapësinor dhe urbanistik (“Gazeta zyrtare e RM-së” nr. 199/2014  44/2015 193/2015 31/2016  dhe 163/16) Kryetari I Komunës së Strugës, e sjell këtë:

L A J M Ë R I M

Njoftohen qytetarët dhe personat juridikë të Komunës së Strugës se bëhet shpallje për Thirrje publike për dorëzimin e iniciativës për punim të Planeve urbanistike
Thirrja publike shpallet në pajtim me nenin 21 nga Ligji për planifikim hapësinor dhe urbanistik (Gazeta zyrtare e RM-së nr. 199/2014 44/2015 193/2015 31/2016  dhe 163/16)  në kuartalin e pare për vitin 2018.
Në periudhë prej 31 ditëve, të gjithë personat e interesuar fizik dhe juridik duhet të dorëzojnë iniciativa për përpunimin e Planeve urbanistike nga neni 7 të Ligjit për planifikim hapësinor dhe urbanistik.
Lëndë e iniciativave mund të jetë sjellja e  Planit të ri urbanistik ose ndryshim dhe plotësim të Planit ekzistues urbanistik ose Dokumentacion planor urbanistik me propozim konkret nga parashtruesi I iniciativës.
Thirrja publike do të zgjas nga data 30.03.2018 deri në date 30.04.2018 – 31 ditë .
Thirrja publike do të publikohet në  faqen e zyrtare të Komunës së Strugës www.struga.gov.mk, në tabelën publikuese të komunës, në sistemin informativ e-urbanizëm, permes publikimit në informatorin zyrtar të komunës, dhe në një gazetë ditore në gjuhën maqedonase dhe në një gazetën ditore në gjuhën shqipe.
Personat e interesuar fizik dhe juridik iniciativat t’i dorëzojnë në formë të shkruar permes arkivit të Komunës së Strugës ose në formë elektronike permes sistemit informativ e-urbanizëm në afatin e përcaktuar.
Për të gjitha iniciativat e pranuara parashtruesit do të informohen në formë të shkruar ose në formë elektronike permes sistemit informativ e-urbanizëm në afat prej 15 ditëve nga përfundimi I afatit për parashtrimin e iniciativave.
Iniciativat e pranuara nga Thirrja publike  do të përfshihen në programin për punim të planeve urbanistike për Komunën e Strugës  për vitin 2018.
Mjetet për iniciativat e pranuara për përpilimin e dokumentacionit të nevojshëm duhet të sigurohen nga parashtruesit e iniciativave – personat fizik ose juridik.

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).