vevobahis giriş - cratosslot giriş - baymavi giriş

Në pajtim me shkresën e pranuar nga Drejtoria  për mbrojtje dhe shpëtim – Njësia rajonale për mbrojtje dhe shpëtim – Strugë, dhe prognozën meterologjike me të cilën njoftohen se pritet  rritje të madhe të derdhjes së ujit në  derdhjen e ujit në teritorrin e lumit Drini Zi dhe rritje të nivelit në liqenin akumullues Glloboçicë.
Për atë shkak pritet  që vërshimi i ujit nëpërmjet pusetës së digës dhe lëshimit të ujit në shtratin e vjetër të lumit Drini Zi, përtej digës, me çka pritet  përmbytje në Rrugën regjionale Strugë – Dibër, përtej digës ku në pjesën më të ulët të rrugës (para f.Llukovë) pritet lartësi e nivelit të ujit të arrijë rreth 1 metër. Vërshimet më të mëdha të ujit pritet të jenë në orët e mbrëmjes më 31.03.2018 dhe të zgjasin  deri në orët e pasditës më 01.04.2018 kur pritet  stabilizim të caktuar të rrjedhës së  ujit.
Për atë shkak i rekomandohet qytetarëve, në datat e lartëpërmendura, të mos udhëtojnë në rrugën regjionale Strugë – Dibër, përtej digës Glloboçicë.
Për shkak të rreshjeve të pritura të shiut të cilët do të përcillen me erë të fuqishme jugore me shpejtësi prej 80km/h rekomandohen pronarët e objekteve në pjesën e Liqenit të Ohrit të ndërmarrin masa dhe aktivitete për mbrojtje nga vërshimet.

Komuna e Strugës.

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).