Në bazë të nenit 65 paragrafi (6) të Ligjit për mjedis jetësor (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 53/05, 81/05, 24/07, 159/08, 83/09, 48/10,124/10, 51/11, 123/12 , 93/13,42/14,  44/15, 129/15, 192/15, 39/16 dhe 42/16 ), Kryetari i Komunës së  Strugës më 05.03.2018, miratoi:

Vendim për realizimin e vlerësimit strategjik

1. Për Programin e  Planit për përpunimin e Dokumentacionit të planit detal urbanistik  për parcelën e ndërtimit me qëllim A4 (banim i përkohshëm) në PK 1017 në KK Zagraçan / Shum, Komuna e Strugës,  të cilin e miraton Këshilli i komunës së Strugës është e nevojshme të realizohet vlerësim strategjik të ndikimit në mjedisin jetësor në pajtim me nenin 65 nga Ligji për mjedis jetësor.
2. Si organe të brengosura nga implementimi për përpunimin e Dokumentacionit të planit detal urbanistik për parcelën e ndërtimit me qëllim A4 ( banim i përkohshëm) në PK 1017 në KK Zagraçan / Shum, Komuna e Strugës, përcaktohen subjektet  vijuese :
Vetëqeverisja lokale e komunës së Strugës, Ministria për mjedisin  jetësor dhe planifikim hapësinor, Ministria e bujqësisë, pylltarisë dhe administrimit të ujërave, Ministria e kulturës, Ministria e shëndetësisë, Ministria e ekonomisë, Ministria e punës dhe politikës sociale, Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, Agjencia për rrugë shtetërore, EVN, Telekomunikacioni maqedonisë, Ministritë territoriale dhe njësitë e komunës së Strugës, Ndërmarrjet komunale, Organizatat joqeveritare, përfaqësuesit e sektorit ekonomik dhe sektorit të qytetarëve.
3. Për përpunimin e Dokumentacionit të planit detal urbanistik për parcelën e ndërtimit me qëllim A4 ( banim i përkohshëm) në PK 1017 në KK Zagraçan / Shum, Komuna e Strugës,  për të cilën përgjegjëse është  NJU VIZHEN SHPK,  a  të cilën e miraton Këshilli i komunës së Strugës, e  miraton  Programin e  Planit për përpunimin e Dokumentacionit të planit detal urbanistik  për parcelën e ndërtimit me qëllim A4 ( banim i përkohshëm) në PK 1017 në KK Zagraçan / Shum, Komuna e Strugës,  do të ketë ndikim në mjedisin jetësor.
4.Vëllimi i raportit për vlerësim strategjik duhet t’i përfshijë aspektet vijuese: Shëndetin e popullsisë dhe zhvillimin socioekonomik, mbrojtje dhe menaxhim me emisonet në ajër, ujë, truall, mbrojtje dhe përparimi i diversitetit biologjik, menaxhim me emisionet e mbeturinave të zhurmshme, mbrojtja dhe përparimi i pejsazhit, mbrojtja e trashëgimisë kulturore dhe materiale të mira, menaxhim me aksidente dhe dëmtime.
5. Vendimi së bashku me formularët për përcaktimin e nevojës nga realizimi i vlerësimit strategjik publikohet në web faqen e Komunës së Strugës në web faqen vijuese/dhe: www.struga.gov.mk.
6. Kundër këtij Vendimi parashtruesi mund të parashtrojë ankesë deri te Komisioni Shtetëror pë vendimmarrje në procedurë administrative dhe procedurë nga mardhënia e punës së shkallës së dytë në afat prej 15 ditëve nga dita e publikimit të Vendimit në web faqe.

FORMULAR

 

Nr. 10-3601
13.04.2018
STRUGË

KOMUNA E STRUGËS
Kryetar i komunës,
Dr. Ramis Merko

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).