vevobahis giriş - cratosslot giriş - baymavi giriş

Kryetari i komunës së Strugës, z. Ramis Merko uron klubin e hendbollit RK Struga për kualifikimin në Super League. Me një fitore prej 32-24, RK Struga siguroi vendin në elitën e shoqërisë së hendbollit për sezonin e ardhshëm konkurues, i cili pas një ndërprerje prej 15 viteve kthehet në Super League. Me këtë rast kryetari Merko i uron ata për suksesin e arritur duke potencuar se komuna e Strugës ndihet e nderuar me suksesin e këtij klubi dhe shton se edhe në të ardhmen do të vazhdoj të përkrah jo vetëm këtë klub por edhe klubet e tjera me qëllim që ato të kenë suksese në disiplinat e ndryshme sportive. Zyra për marrëdhënie me publikun, Komuna e Strugës

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).