Reforma të reja në NPN “Proaqua”-Strugë. Të mbështesim iniciativën e shkyçjes nga rrjeti
Drejtori i ri z. Jeton Shaqiri sjell vendim për shkyçje nga rrjeti të gjithë ata të cilët nuk kanë shlyer detyrimet ndaj ndërmarrjes.
Sot e Hënë 11 Qershor NPN Proaqua – Strugë filloj aktivitetin e saj i cili ka dhënë efekt dhe është përshëndetur nga qytetarët. Në ditën e sotme aktiviteti u përqëndrua tek bizneset, po i njëjti do vazhdoj nesër edhe tek personat fizik. Ky aktivitet do vazhdoj edhe në ditët në vijim derisa sa të shkyçen të gjith keqpërdoruesit.

Kjo punë do të bëhet transparente dhe qytetarët strugan do të marrin informata për të gjithë zhvillimet e realizuara. Falenderojm të gjithë ata të cilët bashkëpunuan në këtë proces.
Aksioni vazhdon.

 

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).