1.Për Programin e Planit për përpunimin e Planit Detal Urbanistik (PDU) për NJU 11, Bllok 2, përfshirja 4 dhe 5 në pajtueshmëri me PGJU të qytetit të Strugës 2007, Komuna e Strugës,  të cilin e miraton Këshilli i komunës së Strugës është e nevojshme të realizohet vlerësim strategjik të ndikimit në mjedisin jetësor në pajtim me nenin 65 nga Ligji për mjedis jetësor.
2.Si organe të prekura nga implementimi për përpunimin e Planit Detal Urbanistik (PDU) për NJU 11, Bllok 2, përfshirja 4 dhe 5 në pajtueshmëri me PGJU të qytetit të Strugës 2007,  Komuna e Strugës, përcaktohen subjektet  vijuese:
Vetëqeverisja lokale e komunës së Strugës, Ministria për mjedisin  jetësor dhe planifikim hapësinor, Ministria e bujqësisë, pylltarisë dhe administrimit të ujërave, Ministria e kulturës, Ministria e shëndetësisë, Ministria e ekonomisë, Ministria e punës dhe politikës sociale, Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, Agjencia për rrugë shtetërore, EVN, Telekomunikacioni maqedonisë, Ministritë territoriale dhe njësitë e komunës së Strugës, Ndërmarrjet komunale, Organizatat joqeveritare, përfaqësuesit e sektorit ekonomik dhe sektorit të qytetarëve.
3. Për përpunimin e Planit Detal Urbanistik (PDU) për NJU 11, Bllok 2, përfshirja 4 dhe 5 në pajtueshmëri me PGJU të qytetit të Strugës 2007, Komuna e Strugës, për të cilën përgjegjëse është  SHPKNJP ,,IVANOV INZHINJERING,, Manastir,  a  të cilën e miraton Këshilli i komunës së Strugës, e  miraton Programin e  Planit për përpunimin e Planit Detal Urbanistik (PDU) për NJU 11, Bllok 2, përfshirja 4 dhe 5 në pajtueshmëri me PGJU të qytetit të Strugës 2007,  Komuna e Strugës, do të ketë ndikim në mjedisin jetësor.
4. Vëllimi i raportit për vlerësim strategjik duhet t’i përfshijë aspektet vijuese: Shëndetin e popullsisë dhe zhvillimin socioekonomik, mbrojtje dhe menaxhim me emisonet në ajër, ujë, truall, mbrojtje dhe përparimi i diversitetit biologjik, menaxhim me emisionet e mbeturinave të zhurmshme, mbrojtja dhe përparimi i pejsazhit, mbrojtja e trashëgimisë kulturore dhe materiale të mira, menaxhim me aksidente dhe dëmtime.
5. Vendimi së bashku me formularët për përcaktimin e nevojës nga realizimi i vlerësimit strategjik publikohet në web faqen e Komunës së Strugës në web faqen vijuese/dhe: www.struga.gov.mk.
6. Kundër këtij Vendimi parashtruesi mund të parashtrojë ankesë deri te Komisioni Shtetëror pë vendimmarrje në procedurë administrative dhe procedurë nga mardhënia e punës së shkallës së dytë në afat prej 15 ditëve nga dita e publikimit të Vendimit në web faqe.

Formular

Nr. 10-3171
12.07.2018
STRUGË

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).