Në bazë të nenit 39, paragrafi 2 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (“ G. Zyrtare e RM” nr. 5/02), Kryetari i këshillit të komunës së Strugës,  miratoi

 

A K T V E N D I M

Për konvokimin e mbledhjes së 18 (tetëmbëdhjetë)  të Këshillit të Komunës së Strugës

 

       E konvokoj mbledhjen e 18 (tetëmbëdhjetë) të Këshillit të komunës së Strugës, për datën 15.01.2019,  (E Martë) me fillim në ora 10,oo, në sallën e madhe të Këshillit të komunës së Strugës:

     Mbledhja do të punojë, sipas

 

R E N D I T   T Ë    D I T Ë S

 

– Procesverbal nga seanca e 17-të e Këshillit të komunës së Strugës

 

  1. Propozim – Program për mundësi të barabarta mes grave dhe burrave për vitin 2019,
  2. Propozim – Program për ndërtim të sinjalizimit të komunikacionit të komunës së Strugës për vitin 2019,
  3. Propozim – Vendim për ndryshim të Vendimit për regjim të komunikacionit të qytetit të Strugës
  4. Propozim – Vendim për miratimin e PDU në NJU-11 blloku 2, përfshirja 4 dhe 5 në pajtim me PGJU për qytetin e Strugës, komuna e Strugës, periudha planore 2018-2023
  5. Propozim – Program për shënimin e ngjarjeve dhe personaliteteve të rëndësishme nga e kaluara jonë kulturore për vitin 2019.
  6. Propozim – Program për punën e NP “Ujësjellës Dollogozhdë” – f.Dollogozhdë,

    Materialet e mbledhjes së 18 – të  

    Nr. 08-17/1
    03.01.2019
    STRUGË

    KËSHILLI I KOMUNËS SË STRUGËS
    Kryetari këshillit,
    Resul Kaba

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).