Sa i përket çështjes së plazheve dhe “uzurpimit” të tyre, Komuna e Strugës demanton se ka lidhje me djegien e kallamit. Përkundrazi, ne si insituticion nuk i mbështesim këto akte dhe bëjmë gjithçka në fuqinë tonë që këto djegie të mos përsëriten.

Nga ana tjetër,rregullimi dhe pastrimi i plazhëve bëhet në interes të qyterarëve, për një mjedis më të pastër dhe më të përshtatshëm edhe për  turistët që e vizitojnë Strugën gjatë sezonit turistik. Pra, qëllimi i jonë si Komunë është që të zhvillojmë turizmin dhe të krijojmë mundësi pune për qytetarët tanë.

Gjithashtu mendojmë se shkaktar kryesor i këtij kaosi dhe disorganizimi është zgjidhja e statusit të koncesionerëve, andaj kërkojmë nga ana e Ministrit të Transportit dhe Lidhjeve  që të mos veprojë në mënyrë selektive dhe e ftojmë të ulemi  dhe të gjejmë një zgjidhje të përbashkët për të mirën e qytetit dhe qytetarëve të Strugës.

 

Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).