vevobahis giriş - cratosslot giriş - baymavi giriş

Komuna e Strugës  demanton se në shkollën fillore “ Vëllezërit Milladinov “ nuk ka patur ngrohje për tre javë rresht . Në komunikim me drejtoreshën e shkollës e cila na informoi se në SHFK ““ Vëllezërit Milladinov “  nxemje nuk ka patur vetëm gjatë ditës së djeshme,  andaj dhe mësimi ka vijuar me orar të shkurtuar. Problemi qëndron në  furnizimin e vonuar të drujve për të cilin veçse po merren masa dhe që nesër arsimi do të zhvillohet me orar të plotë dhe me nxemje të rregullt.
Komuna e Strugës  përveç se iu eshtë përgjigjur dhe ka mbuluar të gjitha kërkesat e shkollës për furnizim me dru  dhe naftë për ngrohje ka shlyer  edhe borxhet e mandatit të kaluar, edhe atë janë  paguar rreth 4 milionë denarë për rrymë elektrike ndërsa janë  marrë përsipër të pagohen edhe 693, 100 denarë për dru për vitin 2018-2019.

Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).