Ndjehem i shqetësuar në lidhje me ngjarjet e fundit që ndodhën në Bashkësin Islame Fetare, dhe jam kundër aktit të marrjes të pushtetit me dhunë. Ky veprim duhet dënuar.
BFI si institucion fetar i besimit islam duhet të jetë autonom andaj në vijën e pamvarësis së institucionit problemet brenda për brenda duhet ti zgjidhin organet autonome të BFI-së. Akti i marrjes me dhunë të pushtetit cënon rendin kushtetues dhe proceset demokratike të një vendi.
Janë të dënueshme ngjarjet e ditës së djeshme, shpresojmë që ngjarja të zbardhet sa më shpejt dhe qytetarët besimtarë musliman të informohen drejt.

Kryetari I Komunës së Strugës
Dr. Ramis Merko

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).