Të dashur besimtarë musliman,

Jemi në prag të muajit të Ramazanit, muaj ky që paraqet simbol të sakrificës, devotshmërisë, bamirësisë, adhurimit dhe mëshirës, prandaj më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të Komunës së Strugës t’uа uroj të gjithë qytetarëve dhe besimtarëve të besimit islam këtë muaj të shenjtë.

Le të na shërbejë ky muaj i bekuar për të reflektuar mbi paqen me veten dhe të tjerët, tolerancën dhe respektin e ndërsjellë, solidaritetin dhe bamirësinë.

Ju dëshiroj agjërim të lehtë, dhe lutje të pranuara!

Kryetari i Komunës së Strugës,
Ramis Merko

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).