vevobahis giriş - cratosslot giriş - baymavi giriş

Komuna e Strugës, në bashkëpunim me MPB Strugë, me qëllim përmirësimin e kushteve për qëndrim të turistëve dhe vizitorëve gjatë sezonit vijues veror turistik 2019, nga dita e sotshme dhe në muajt në vijim, me aktivitet të përbashkët midis inspektorit të autorizuar të turizmit të komunës dhe përfaqësuesit të MPB-së në Strugë, do të kryejnë kontroll të rregullt te subjektet juridike dhe fizike që japin shërbime për akomodim të mysafirëve në territorin e Komunës së Strugës.
Qëndrim i përbashkët i institucioneve tona është fakti se siguria e turistëve, vizitorëve dhe mysafirëve nga vendi dhe nga jashtë, të cilët qëndrojnë dhe e vizitojnë Strugën është prioriteti më i madh. Kjo për arsye se Struga patjetër duhet të jetë destinacion atraktiv turistik, ku turistëve do tju jepet ndjenja e sigurisë, e cila nënkupton qëndrim të këndshëm dhe është faktor për tërheqje edhe më të madhe të turistëve ekzistuesë dhe potencialë.

Kështu, në territorin e Komunës së Strugës funksionon një numër i konsiderueshëm i dhënësve të shërbimeve për akomodim të turistëve në shtëpi, dhoma dhe apartamente, të cilët janë të regjistruar dhe të kategorizuar në regjistrin që e udhëheq komuna.
Kjo rezulton nga neni 47 paragrafi 1 i Ligjit për veprimtari hoteliere (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.62/2004, 89/2008, 115/2010, 53/2011, 141/2012, 164/2013, 187/2013, 166/2014, 199/2014, 129/2015, 192/2015, 39/2016), për dhënie të shërbimeve hoteliere – akomodim të turistëve, ku personat fizikë duhet të plotësojnë kushte minimale teknike dhe kushte për kategorizim, ndërsa kategorizimi kryhet nga ana e Komisionit për kategorizim të Komunës së Strugës.
Aktvendimi për kategorizim, i cili merret sipas një procedure të caktuar, do të thotë se personi fizik që jep shërbime për akomodim të mysafirëve, veprimtarinë e tij e kryen në mënyrë legale, përkatësisht respekton më shumë ligje dhe akte nënligjore (nga sfera e turizmit dhe hotelerisë, siguria e qytetarëve dhe turistëve, ekonomisë lokale, financave publike e ngjashëm).
Prandaj, qëllimi i aktivitetit të përbashkët midis inspektimit komunal dhe atij policor është që të sigurohet se dhënësit e shërbimeve për akomodim të turistëve të plotësojnë disa kushte të caktuara ligjore, ndaj komunës dhe shtetit, të cilat nga ana tjetër nënkuptojnë qëndrim më të sigurt për të gjithë turistët dhe vizitorët në Strugë.
Ju përkujtojmë se dispozitat kundërvajtëse për mosrespektimin e ligjive përcaktojnë dënime të larta (ndalesë për kryerje të veprimtarisë, gjoba në qindra dhe mijëra euro në kundërvlerë në denarë), varësisht shkallës së shkeljes së dispozitave ligjore.

Njëkohësisht, apelojmë deri te të gjithë personat fizikë që kanë tendencë për të dhënë dhe ata që japin shërbime për akomodim të turistëve, të drejtohen deri te Njësia e turizmit në Komunën e Strugës, për informacione më të detajuara.
Administrata e Komunës së Strugës me kënaqësi do të japë informacione dhe do të ndihmojë në procedurat e kategorizimit, veçse në sportelin e ndërtesës së komunës, por edhe në ueb-faqen e komunës, ka formularë të gatshëm të përpiluar, të cilët vetëm se duhet minimalisht të plotësohen.
Komuna e Strugës bashkëpunon dhe do të bashkëpunojë edhe më tej me të gjitha institucionet, organet dhe organizatat relevante, me qëllim përmirësimin e përshtypjes së qytetarëve, por edhe të turistëve dhe vizitorëve që qëndrojnë në Strugë, kurse qëllimi final është që Struga, si destinacion turistik, ta fitojë vendin e saj mes vendeve më atraktive në këtë shtet dhe më gjerë në rajon.

Me respekt,
Komuna e Strugës
Njësia për turizëm

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).