vevobahis giriş - cratosslot giriş - baymavi giriş

Në bazë të Kontratës për bashkëpunim ndërmjet Agjencionit për punësim të RMV (APRMV), Programi për zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) dhe Komunës së Strugës, Plani operativ për programe aktive dhe masa për punësim dhe shërbime të tregut të punës për vitin 2019, i miratuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë Veriore, Programi Punë e Dobishme Komunale, financuar nga Agjensia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim,, më datë 23.08.2019 shpallin :

S H P A L L J E P U B L I K E
për
personat papunësuar të evidentuar, për kyçje në
Programin – Punë e Dobishme Komunale për projektin “Shërbime sociale për grupet vunerable të qytetarëve”

Thirren të gjithë të evidentuarit e pa punë, të cilët janë të interesuar të kyçen në Programin – Punë e dobishme komunale, projekti „ Shërbime sociale për grupet vunerable të qytetarëve” – për angazhim në punë prej 20 (njëzet) orësh në javë për periudhë prej 6 (gjashtë) muajsh për fitim të aftësive dhe gradualisht kyçje në tregun e punës, të paraqiten në Agjencionin për punësim – Qendra për punësim Strugë.

Personat e pa punë të evidentuar që do të përfshihen në programin “Punë e dobishme komunale”, do të jenë të angazhuar në punë për 20 (njëzet) orë pune në javë.
Për periudhën kur personat janë të punësuar përmes programit “Punë e dobishme komunale”, ata nuk e humbasin statusin e tyre si të papunë dhe janë të detyruar të raportojnë rregullisht pranë Agjencisionit për punësim – Qendrës për punësim Strugë, në mënyrë që të zbatojnë detyrimet sipas Ligjit. Personat e papunë që janë përfitues të ndihmës sociale gjatë angazhimit të tyre në punë, e drejta e tyre për të përdorur ndihmë sociale do të jetë aktive.

Të drejtë për të aplikuar në programin “Punë e dobishme komunale”, kanë të gjithë të papunësuarit, kurse përparësi do tju jepet personave të cilët për herë të parë paraqiten për pjesmarrje në këtë Program.

Për kandidatët të cilët do të zgjidhen dhe inkuadrohen në Programin – “Punë e dobishme komunale”, parashihet kompenzim financiar prej 9.000,00 denarë në muaj, që përfshin tatimin personal të të ardhurave dhe sigurim në rast të lëndimit gjatë fatkeqësive gjatë punës dhe sëmundje profesionale.

Personat e pa punë të evidentuar që do të paraqiten për pjesëmarrje në Programin – “Punë e dobishme komunale” duhet ti përkasin njërës nga grupet e mëposhtme:

– Rom – shfrytëzues të Ndihmës minimale të garantuar,
– Egjiptianë – shfrytëzues të Ndihmës minimale të garantuar,
– Personat me aftësi të kufizuara

Pozicionet e punës që përfshihen në këtë konkurs kanë të bëjnë me angazhimin e :
– Punonjësit socialë për të ofruar shërbime në shtëpi

Personat e pa punë, të interesuar për pjesëmarrje në Programin – “Punë e dobishme komunale”, mund të paraqiten te Agjensioni për punësim – Qendra për punësim Strugë, në periudhën prej 23.08.2019 deri më 30.08.2019, prej orës 08:00 deri 14:00.

Kushte më konkrete, të drejta dhe obligime do të rregullohen në Kontratën lidhur mes Komunës së Strugës dhe kandidatit të përzgjedhur.

Informacione më të detajuara për Programin – “Punë e dobishme komunale”, mund të merren në Komunën e Strugës – te personi Dragi Biceski, koordinatorë Komunal për Programin – “Punë e dobishme komunale”, Agjencioni për punësim – Qendra për punësim Strugë -Dreni Dauti, Qendra për punë sociale Strugë – Vegim Nura.

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).