vevobahis giriş - cratosslot giriş - baymavi giriş

Në bazë të nenit 39, paragrafi 2 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (“ G. Zyrtare e RM” nr. 5/02), Kryetari i këshillit të komunës së Strugës, miratoi

A K T V E N D I M
Për konvokimin e mbledhjes së 38 (tridhjetë e tetë) të Këshillit të Komunës së Strugës

E konvokoj mbledhjen e 38 (tridhjetë e tetë) të Këshillit të komunës së Strugës, për datën 27.02.2020, (E enjte ) me fillim në ora 10,oo, në sallën e madhe të Këshillit të komunës së Strugës:
Mbledhja do të punojë, sipas

R E N D I T   T Ë   D I T Ë S

– Procesverbal nga seanca e 37 – të e Këshillit të Komunës së Strugës.

1. Propozim – Vendim për dhënie garancion për huamarrje të NP “Komunallno” – Strugë.
2. Propozim – Vendim për sigurimin e mjeteve për ndërtim të stacionarit për qentë endacak.
3. Propozim – Vendim për shlyerjen e borxheve për shfrytëzimin e ujërave të NP “Ujësjellës dhe kanalizim” – Strugë.
4. Vendim për miratimin e raportit të komisionit regjistrues të Komunës së Strugës me gjendje të datës 31.12.2019.
5. Vendim për ç’regjistrimin dhe tjetërsimin e sendeve të luajtshme (mjeteve themelore dhe inventarit) të sipas regjistrimit të listave nga viti 2019.
6. Program për ndërtim të sallës sportive prej 1500 m2 në PK 2934 KK Strugë,
7. Raport për punën e NPK “Higjiena” – f. Llabunishtë, kuartali IV/2019,
8. Raport për punën e NP,, Eko Struga’’-Strugë, kuartali IV/2019.
9. Vendim për parashtrimin të aplikacionit për projektin për promovimin e turizmit INTERREG IPA CBC Greece – Republika e Maqedonisë së Veriut – 2014 – 2020.
10. Vendim për miratimin e Strategjisë për zhvillimin e turizmit të Komunës së Strugës 2019-2023.
11. Plotësimin e Planit vjetor për punësim në komunën e Strugës për vitin 2020.
12. Aktvendim për ndërprerjen e publikimit të dispozitës të Këshillit të komunës së Strugës.
13. Vendim për lirim nga kompensimi për rregullimin e tokës ndërtimore për objektin në kuadër të xhamisë në f.Llabunishtë.
14. Vendim për përcaktimin e nevojës së miratimit të dokumentacionit planor urbanistik për harmonizimin e qëllimit parashtruar nga personi Shefqet Alushi në KK Strugë.
15. Vendim për përcaktimin e nevojës së miratimit të dokumentacionit planor urbanistik për harmonizimin e qëllimit parashtruar nga personi Neim Ajro në KK f.Ladorisht.
16. Vendim për përcaktimin e nevojës së miratimit të dokumentacionit planor urbanistik për harmonizimin e qëllimit parashtruar nga personi Rahmani Fitni në KK F.Tatesh i poshtëm
17. Vendim për përcaktimin e nevojës së miratimit të dokumentacionit planor urbanistik për harmonizimin e qëllimit parashtruar nga personi Valmir Dauti në KK f.Ladorisht.
18. Vendim për përcaktimin e nevojës së miratimit të dokumentacionit planor urbanistik për harmonizimin e qëllimit parashtruar nga personi Veliu Rami në KK Strugë.
19. Vendim për përcaktimin e nevojës së miratimit të dokumentacionit planor urbanistik për harmonizimin e qëllimit parashtruar nga personi Surija Lloga në KK.Moroisht.
20. Vendim për përcaktimin e nevojës së miratimit të dokumentacionit planor urbanistik për harmonizimin e qëllimit parashtruar nga personi Sevdi Sela nga f.Zhepin.
21. Vendim për përcaktimin e nevojës së miratimit të dokumentacionit planor urbanistik për harmonizimin e qëllimit parashtruar nga personi Razme Matlioski nga f.Moroisht.
22. Vendim për përcaktimin e nevojës së miratimit të dokumentacionit planor urbanistik për harmonizimin e qëllimit parashtruar nga personi Ibraim Bajramoski nga f.Podgorc.
23. Vendim për përcaktimin e nevojës së miratimit të dokumentacionit planor urbanistik për harmonizimin e qëllimit parashtruar nga personi Arijan Istrefi nga f.Veleshtë.
24. Pyetje Këshilltarësh.

Materialet e mbledhjes së 38-të

KËSHILLI I KOMUNËS SË STRUGËS
Kryetar,
ResulKaba

 

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).