Të nderuar qytetarë të Komunës së Strugës,
Kryetari i Komunës së Strugës z.Ramis Merko së bashku me Këshillin Koordinues në takimin e sotshëm diskutuan mbi vështirësitë ekonomike që ka shkaktuar COVID 19 dhe duke marrë parasysh se shumë familje janë në izolim ose në pamundësi për të fituar të ardhura, vendosën të ndihmojnë familjet në nevojë duke u siguruar ndihma sociale gjegjësisht pako ushqimore. Disa nga bizneset lokale iu bashkangjitën iniciativës të Kryetarit dhe u treguan të gatshëm të ndihmojnë.
Të gjithë qytetarët që kanë nevojë, kontaktoni drejtorin e NP Ujësjellësi dhe Kanalizime Strugë, Jeton Shaqirin, në numrin 078 500 151.
Së bashku do t’ia dalim.
#rrinështëpi #shpëtonjëjetë
Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës