vevobahis giriş - cratosslot giriş - baymavi giriş

betvole betlike süpertotobet megabahis trbet

Në mbledhjen e sotshme të Shtabit komunal lidhur me situatën e deritanishme shkaktuar nga COVID -19, për të mbrojtur shëndetin dhe mirëqënien qytetarëve të Komunës së Strugës, u sollën këto:

К O N K L U Z I O N E

1. Të njoftohen të gjithë marketet dhe restoranet në territorin e Komunës së Strugës, se do të mund të bëjnë dërgesa të produkteve për nevoja urgjente gjatë kohës së ndalesës për lëvizje gjatë fundjavës (Festën e Pashkëve Ortodokse). Të njëjtët patjetër duhet të dërgojnë kërkesë deri tek trupi Operativ i Komunës së Strugës, në sportel në hapësirat e komunës së Strugës më së voni deri më datë 15.04.200 (E mërkurë) deri në orën 09:00. Do të lejohet qarkullim i më së shumti 5 (pesë) personave të punësuar (dërgues) prej një marketi, restoranti të cilët duhet të kenë pajisje adekuate mbrojtëse. Marketet dhe restoranet që do të mund të punojnë, do të shpallen ne ueb faqen e Komunës së Strugës.

2. Të vazhdohet me dezinfektim të hapësirave publike (rrugë, trotuare, brigje dhe hapësirave të tjera publike ku ka lëvizje të qytetarëve) si në qytet ashtu edhe në vendbanimet e tjera në territorin e Komunës së Strugës.

3. Të vazhdohet të respektohen masat dhe rekomandimet e Qeverisë dhe Ministrisës së Shëndetësisë siç janë respektuar deri më sot.
Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).