vevobahis giriş - cratosslot giriş - baymavi giriş

Sot në hapësirat e Komunës së Strugës u mbajt mbledhje mes shefit të kabinetit të kryetarit të Komunës së Strugës z.Dashmir Nasufi dhe Kryeshefit të Njësisë për Punë të Brendshme Strugë z. Dritan Ajro, ku u diskutua mbi masat e deritanishme për regjimin e posaçëm për lëvizje në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht ndalesës së lëvizjes gjatë orës policore. Kryeshefi i NPB-së z.Ajro, njoftoi se deri tani masat janë respektuar, qytetarët janë treguar të ndërgjegjshëm dhe se duhet të vazhdojnë ti ndjekin masat, me qëllim që kjo situatë të përfundojë sa më shpejtë.

Në mbledhje u sollën këto konkluzione:

1. Të gjithë operatorët ekonomikë ( marketet, restorantet apo të tjerë) të cilët do të kryejnë dërgesa të ushqimeve dhe kanë nevojë për leje për lëvizje gjatë ndalesës për lëvizje, nga e premtja deri të martën (17-21 Prill), të parashtrojnë kërkesë në Komunë më së vonti deri më ora 10:00 të datës 16.04.2020.

2. Të gjithë bujqit, fermerët dhe puntorët e ndërtimtarisë që kanë nevojë të kryejnë aktivitet e tyre gjatë ndalesës për lëvizje të paraqiten në Komunën e Strugës ose NJPB, me qëllim që të evidentohen.

3. Personat me pengesa mund të lëvizin dhe dalin jashtë prej orës 11:00 deri në orën 13:00, të shtunën dhe të dielën, me shoqërues ndërsa gjatë ditëve të punës prej orës 19:00 deri në orën 20:00. Këto persona nuk kanë nevojë për leje, por duhet të mbajnë me vete dokument ose vërtetim i cili dëshmon gjendjen e tyre.

Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).