vevobahis giriş - cratosslot giriş - baymavi giriş

betvole betlike süpertotobet megabahis trbet

Për shkak të situatës me virusin KoVid-19 në vendin tonë, me qëllim tejkalimin e krizës dhe mbështetje të sektorit të turizmit dhe hotelerisë, një nga masat e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Veriore është edhe lëshimi i vauçerëve për përkrahje të turizmit vendor.

Këto vauçerë lëshohen për një kategori të caktuar të qytetarëve, të cilët mund t’i shfrytëzojnë në tërë territorin e shtetit, për qëndrim në të gjitha llojet e objekteve për akomodim të mysafirëve, për periudhën kohore prej 15 Korrik deri 15 Dhjetor 2020.

Për këtë qëllim është krijuar platformë e veçantë, në të cilën mund të regjistrohen të gjithë dhënësit e shërbimeve për akomodim, por paraprakisht ato subjekte duhet të kenë Aktvendim për kategorizim.

Sipas kësaj, të gjithë personat e interesuar në territorin e Komunës së Strugës, të cilët kanë dhënë dhe më tej japin shërbime në akomodimin privat, por edhe ata që kanë aktvendime me afat të skaduar dhe që dëshirojnë të vazhdojnë me atë veprimtari, të dorëzojnë kërkesë për kategorizim, kurse më së voni deri në datë 20 Qershor 2020 do të realizohet kategorizimi i tyre.

Theksojmë se edhe ata persona që kanë aktvendim valid për kategorizim kanë të drejtë për shfrytëzim të masës së caktuar nga qeveria.

Ky është kushti, të cilin dhënësit e shërbimeve duhet ta plotësojnë që të mund të aplikojnë për shfrytëzim të masës dhe të kyçen në platformë, kurse me këtë të mund t’i shfaqin kapacitetet e tyre të disponueshme për akomodim të turistëve (qytetarët që kanë fituar vauçer).

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).