THIRRJE PUBLIKE

Deri tek  kreditorët e Komunës së Strugës dhe kreditorët e shfrytëzuesve individual themeluar nga Komuna e Strugës, nga sfera e arsimit, mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve për paraqitjen  e kërkesave të arritura dhe papaguara.
Ftohen kreditorët e Komunës së Strugës dhe kreditorët e shfrytëzuesve individual  themeluar nga sfera e arsimit,  mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve t’i paraqesin kërkesat e arritura dhe papaguara  në përmbyllje deri më 30.09.2018.
Afati për paraqitjen e kërkesave është 15 (pesëmbëdhjetë) ditë pune nga dita e shpalljes së Thirrjes publike. Dita e shpalljes së Thirrjes publike nuk llogaritet në afat.
Të drejtë paraqitjeje të kërkesave kanë kreditorët për kërkesat e arritura deri më 30.09.2018, evidentuar në Sistemin elektronik për paraqitje dhe evidentim të obligimeve.
Për obligimet e komunës dhe shfrytëzuesve individual Kryetari i komunës dhe personat përgjegjës së shfrytëzuesve të vetëm qasen në bisedime me të gjithë kreditorët të cilët janë paraqitur  në thirrjen për përcaktim me marrëveshje ndaj shumës së obligimeve, respektivisht zvogëlimit të obligimeve për çka përpilohet dhe nënshkruhet procesverbal me çdo kreditor.
Përparësi gjatë pagesës së obligimeve të arritura, kurse të papaguara, kanë obliguesit të cilët në marrëveshje  me kreditorët kanë arritur  tërësisht anulim nga kamata dhe zvogëlim të borxhit të kërkesës për 15%.
Me  fletëparaqitjen, kreditorët janë të obliguar ta dorëzojnë dokumentacionin në vijim:

  • Kontratë ose akt tjetër prej ku rrjedh kërkesa midis Komunës së Strugës, shfrytëzues themeluar nga Komuna e Strugës nga sfera e arsimit, mbrojtjes sociale dhe fëmijëve dhe kreditorit
  • Faturë/situatë për detyrimin (kartelë analitike)

Komuna mund të kërkojë dokumentacion plotësues të cilët janë në interes të procedurës.
Dokumentacioni, tërësisht i plotësuar dorëzohet në origjinal ose kopje. Nëse dokumentacioni dorëzohet  në kopje, autenticitetin e çdo faqeje parashtruesi i kërkesës e vërteton me nënshkrimin e tij dhe vulë.
Fletëparaqitjen për kërkesat për paraqitje në Thirrjen publike, parashtruesit mund ta marrin nga Sistemi njësportelor i Komunës ose ta marrin nga veb-faqja e Komunës së Strugës – www.struga.gov.mk

I.Afati dhe mënyra e dorëzimit të fletëparaqitjeve

Afati për parashtrimin e fletëparaqitjeve është 15 (pesëmbëdhjetë) ditë pune nga dita e shpalljes së thirrjes publike. Thirrja publike dhe formularët “paraqitje të kërkesave në pajtim me Thirrjen publike deri tek kreditorët e Komunës së Strugës dhe kreditorët e shfrytëzuesve individual themeluar  nga Komuna e Strugës  nga sfera e arsimit, mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve, për paraqitjen e kërkesave të arritura, kurse të papaguara”  do të publikohen edhe në veb faqen e Komunës së Strugës.
Fletëparaqitja me dokumentacionin e nevojshëm të dorëzohet përmes postës ose personalisht në Zyrën njësportelor të Komunës së Strugës (prej orës 8:00 deri në ora 16:00 çdo ditë pune), në rr.Sheshi “Nënë Tereza” pn, 6330 Strugë.
Thirrja do të shpallet në tabelën publikuese të Komunës së Strugës dhe në veb faqen e Komunës së Strugës.
Fletëparaqitjet e parashtruara jo në kohë nuk do të merren parasysh gjatë bisedimeve.
Pas përfundimit të Thirrjes publike, Komuna e Strugës do t’i shqyrtojë fletëparaqitjet e arritura, kurse Kryetari i komunës do të veprojë në pajtim me Ligjin për përkrahje financiare të njësive të vetëqeverisjes lokale dhe shfrytëzuesve individual nga njësitë e vetëqeverisjes lokale për financim të obligimeve të arritura, kurse të  papaguara (“Gazeta zyrtare e RM-së” nr. 209/18).
Për informacione më të hollësishme,  subjektet e interesuar  mund të marrin në numrin celular 075/ 416-326 – Sektori për çështje financiare.

F L E T Ë P A R A Q I T J E ndaj kërkesës në pajtim me Thirrjen publike deri tek kreditorët e Komunës së Strugës dhe kreditorët e shfrytëzuesve individual  themeluar nga Komuna e Strugës, nga sfera e arsimit,  mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve për paraqitje në kërkesa të arritura dhe të papaguara.

KOMUNËS SË STRUGËS
KRYETAR  I KOMUNËS
Dr.RAMIS MERKO

Demant

Në lidhje me lajmin për ndërtime të egra, Komuna e Strugës,mohon se ka dhënë leje ndërtimi për ndërtim të tillë në objektin e quajtur Fati Trade, në periudhën që me komunën udhëheq kryetari Ramis Merko. Përkundrazi, bëhet fjalë për leje rekonstruimi e lejuar nga ana e ish kryetarit të Strugës, Zijadin Selës siç mund ta shikoni edhe në foto.

 

Kryetari i Komunës së Strugës është kundër çdo keqpërdorimi në plazhet e Strugës

Sa i përket çështjes së plazheve dhe “uzurpimit” të tyre, Komuna e Strugës demanton se ka lidhje me djegien e kallamit. Përkundrazi, ne si insituticion nuk i mbështesim këto akte dhe bëjmë gjithçka në fuqinë tonë që këto djegie të mos përsëriten.

Nga ana tjetër,rregullimi dhe pastrimi i plazhëve bëhet në interes të qyterarëve, për një mjedis më të pastër dhe më të përshtatshëm edhe për  turistët që e vizitojnë Strugën gjatë sezonit turistik. Pra, qëllimi i jonë si Komunë është që të zhvillojmë turizmin dhe të krijojmë mundësi pune për qytetarët tanë.

Gjithashtu mendojmë se shkaktar kryesor i këtij kaosi dhe disorganizimi është zgjidhja e statusit të koncesionerëve, andaj kërkojmë nga ana e Ministrit të Transportit dhe Lidhjeve  që të mos veprojë në mënyrë selektive dhe e ftojmë të ulemi  dhe të gjejmë një zgjidhje të përbashkët për të mirën e qytetit dhe qytetarëve të Strugës.

 

Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës

Aktvendim për konvokimin e mbledhjes së 21 (njëzetë е një) të Këshillit të Komunës së Strugës

Në bazë të nenit 39, paragrafi 2 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (“ G. Zyrtare e RM” nr. 5/02), Kryetari i këshillit të komunës së Strugës, miratoi

A K T V E N D I M
Për konvokimin e mbledhjes së 21 (njëzetë е një) të Këshillit të Komunës së Strugës

E konvokoj mbledhjen e 21 (njëzetë e një) të Këshillit të komunës së Strugës, për datën 14.03.2019, (E enjte) me fillim në ora 10,oo, në sallën e madhe të Këshillit të komunës së Strugës:
Mbledhja do të punojë, sipas

R E N D I T   T Ë   D I T Ë S

– Procesverbal nga seanca e 20-të e Këshillit të komunës së Strugës

1. Llogaria vjetore e komunës së Strugës për vitin 2019,
2. Raport për punën e Komunës së Strugës, kuartali i IV/2018,
3. Raport për punën e NP “Komunallno” – Strugë, kuartali i IV/2018,
4. Akte për organizim dhe sistematizim të NP “Eko-Struga” – Strugë,
5. Raport për realizimin e Programit për ndërtim, mirëmbajtje dhe mbrojtje e rrugëve lokale të komunës së Strugës për vitin 2018,
6. Tarifor për përcaktimin e lartësisë së kompensimit për shfrytëzimin e objekteve për sport në territorin e komunës së Strugës
7. Plan vjetor për punësim të NP “Komunallno” – Strugë për vitin 2020.
8. Ndryshim i Planit vjetor për punësim në NP “Komunallno” – Strugë për vitin 2019.
9. Pyetje këshilltarësh

Materialet e mbledhjes së 21 

KËSHILLI I KOMUNËS SË STRUGËS
Kryetari këshillit,
Resul Kaba

Gëzuar 7 Marsin pishtar të diturisë!

Të dashur mësimdhënës, misionarë të dijes, udhërrefyes të jetës dhe qytetërimit, më lejoni t’ju uroj festën e 7 Marsit, dhe t’ju përgëzoj nga zemra për punën e palodhshme që bëni çdo ditë, për të edukuar, arsimuar dhe për të nxjerrë në dritë një komb të tërë.

Mirënjohje për punën tuaj dhe arritjet e tuaja. Mirënjohje për fisnikërinë që rrezatoni dhe vlerat që përcillni.

Gëzuar 7 Marsin pishtar të diturisë!

Kryetari I Komunës së Strugës,
Dr. Ramis Merko

Vendim për jorealizimin e vlerësimit strategjik(Njësia Urbane 4, pjesë nga Blloku 13)

Në bazë të nenit 65 paragrafi (6) të Ligjit për mjedis jetësor (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 53/05, 81/05, 24/07, 159/08, 83/09, 48/10,124/10, 51/11, 123/12 , 93/13,42/14, 44/15, 129/15, 192/15, 39/16 dhe 42/16 ), Kryetari i Komunës së Strugës më 14.02.2019, miratoi:

Vendim për jorealizimin e vlerësimit strategjik

1.Për programin e planit për përpunimin e Planit Detal Urbanistik (PDU) për Njësin Urbane 4, pjesë nga Blloku 13, KK Strugë, Komuna e Strugës, periudha planore 2018 – 2023, i cili sillet në pajtim me Ligjin për planifikim hapësinor, nuk është e nevojshme të realizohet vlerësim strategjik të ndikimit në mjedisin jetësor në pajtim me nenin 65 të Ligjit për mjedis jetësor.
2. Vendimi së bashku me formularët për përcaktimin e nevojës së realizimit respektivisht jorealizimin e vlerësimit strategjik publikohet në web faqen e komunës së Strugës në www.struga.gov.mk .
3. Në pajtim me kriteret për përcaktimin në atë se a ka ndikim një dokument planor në mjedisin jetësor nga neni 65 paragrafi (4) të Ligjit për mjedis jetësor dhe në bazë të të dhënave nga Shtojca 2 të Rregullores për formën, përmbajtjen dhe formularin e vendimit për realizimin respektivisht mosrealizimin e vlerësimit strategjik dhe në formularët për nevojën e realizimit respektivisht mos realizimin e miratimit të e Planit Detal Urbanistik (PDU) për Njësin Urbane 4, pjesë nga Blloku 13, KK Strugë, Komuna e Strugës, periudha planore 2018 – 2023, nuk do të ketë ndikime në mjedisin jetësor për shkaqet vijuese: Përfshirja planore është paraparë me Planin Gjeneral Urbanistik (PGJU) të komunës së Strugës në vendbanim.
4.Kundër këtij Vendimi parashtruesi mund të parashtrojë ankesë deri te Komisioni Shtetëror për vendimmarrje në procedurë administrative dhe procedurë nga mardhënia e punës së shkallës së dytë në afat prej 15 ditëve nga dita e publikimit të Vendimit në web faqe.

FORMULAR

Nr. 10 – 680/2
14.02.2019
STRUGË

KOMUNA E STRUGËS
Kryetar i komunës,
Dr. Ramis Merko

 

Vendim për jorealizimin e vlerësimit strategjik(Njësia Urbane 2 pjesë nga Bllok 8)

Në bazë të nenit 65 paragrafi (6) të Ligjit për mjedis jetësor (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 53/05, 81/05, 24/07, 159/08, 83/09, 48/10,124/10, 51/11, 123/12 , 93/13,42/14, 44/15, 129/15, 192/15, 39/16 dhe 42/16 ), Kryetari i Komunës së Strugës më 14.02.2019, miratoi:

Vendim për jorealizimin e vlerësimit strategjik

1.Për programin e planit për përpunimin e Planit Detal Urbanistik (PDU) për Njësin Urbane 2 pjesë nga Bllok 8, në Komunën e Strugës periudha planore 2018-2023, me sipërfaqe prej 3,6 ha, i cili sillet në pajtim me Ligjin për planifikim hapësinor, nuk është e nevojshme të realizohet vlerësim strategjik të ndikimit në mjedisin jetësor në pajtim me nenin 65 të Ligjit për mjedis jetësor.
2. Vendimi së bashku me formularët për përcaktimin e nevojës së realizimit respektivisht jorealizimin e vlerësimit strategjik publikohet në web faqen e komunës së Strugës në www.struga.gov.mk
3. Në pajtim me kriteret për përcaktimin në atë se a ka ndikim një dokument planor në mjedisin jetësor nga neni 65 paragrafi (4) të Ligjit për mjedis jetësor dhe në bazë të të dhënave nga Shtojca 2 të Rregullores për formën, përmbajtjen dhe formularin e vendimit për realizimin respektivisht mosrealizimin e vlerësimit strategjik dhe në formularët për nevojën e realizimit respektivisht mos realizimin e miratimit të PDU për Njësin Urbane 2 pjesë nga Blloku 8, në Komunën e Strugës periudha planore 2018-2023, me sipërfaqe prej 3,6 ha, nuk do të ketë ndikime në mjedisin jetësor për shkaqet vijuese: Përfshirja planore është paraparë me Planin Gjeneral Urbanistik (PGJU) të komunës së Strugës në vendbanim.
4.Kundër këtij Vendimi parashtruesi mund të parashtrojë ankesë deri te Komisioni Shtetëror për vendimmarrje në procedurë administrative dhe procedurë nga mardhënia e punës së shkallës së dytë në afat prej 15 ditëve nga dita e publikimit të Vendimit në web faqe.

Formulari

Nr. 10 – 679/2
14.02.2019
STRUGË

KOMUNA E STRUGËS
Kryetar i komunës,
Dr. Ramis Merko

SH P A LL J E e B- Lejes së integruar ekologjike (SHPKNJP„ASNERA 96“)

Kryetari i komunës së Strugës në përputhje me nenin 99 pika 1, neni 107 pika 13 dhe neni 122 pika 4 nga Ligji për mjedisin jetësor (,,Gazeta Zyrtare në R.M ,nr.53/05,81/05,24/07,159/08,83/09,48/10,124/10,51/11,123/12,93/13,42/14,44/15,129/15, 92/2015, 39/16dhe 99/18),si në vijim

SH P A LL J E
e B- Lejes sëintegruar ekologjike

Në përputhje me nenin 122 pika 1nga Ligji për mjedisin jetësor (Gazeta Zyrtare në R.M nr.53/05, 81/05, 24/07, 159/08, 83/09, 48/10, 124/10, 51/11, 123/12, 93/13, 42/14, 44/15, 129/15, 192/15, 39/16dhe 99/18), deri te Kryetari i komunës së Strugës është dorëzuar kërkesë për marrjen e B- Lejës së integruar ekologjike nr. 03-1616/1të datës 28.12.2009.

Dorëzues i kërkesës:
SHPKNJP„ASNERA 96“
Lokacioni „LIVADHI“
Adresa:
f.Frëngovë
Strugë
PK.960dhe PK.961

-SipërfaqjaS=7235м2

Personi për kontakt:
Subi Amzai
Tel: 070/394859
Kategoria e instalacionit:
Shtojca 2, Pika 3.3Stacioni i bazës së betonit me kapacitet të plot të sillosave më të mëdha se 50m3.

Leja në formë të shtypur, do të jetë e ekspozuar,për shqyrtim për të interesuarit në afat prej 15 ditëve që nga dita e daljes së kësaj Shpallje,në shtypin ditor në hapsirat e:
Komunës së Strugës Marshal Tito ,, p.n 6330 STRUGË.
Çdo ditë pune nga ora 08 – 15:00
Telefoni për kontakt: 046 781-335

B-Leja  SHPKNJPASNERA 96“

Ju informojmë se kërkesa do të jetë në dispozicion edhe në formë elektronike, në faqen zyrtare të Komunës së Strugës:

www.struga.gov.mk
Me respekt,
Komuna e Strugës

Takim me shefin e SP – Strugë

Me iniciativë të kryetarit të komunës së Strugës z. Ramis Merko, Shefi i kabinetit z. Dashmir Nasufi sot takoi shefin e Stacionit Policor të Strugës z. Valon Hani. Takimi kishte karakter informues rreth ngjarjeve të fundit që po zhvillohen në qytetin tonë që vërtet janë problematike dhe shqetësuese për të gjithë qytetarët.
Në takim u diskutua për çështjen e lypësve të organizuar, e cila ende nuk është zgjidhur. Nga ana e Komunës së Strugës u kërkua llogari se pse ende nuk ka rezultat në aksionet e ndërmarra më herët.
Organet policore po bëjnë punën dhe vëzhgimin e të gjithë terrenit se ku po veprojnë lypësit e organizuar për të arritur deri në tutorimet e tyre apo personat që po i keqpërdorin.  Është një situatë delikate pasi që në të shumtën e rasteve kemi të bëjmë me fëmijë prandaj dhe është e vështirë për të arritur aty ku duam ne. Ne po veprojmë gjatë gjithë kohës dhe sëshpejti para fillimit të sezonit turistik do të kemi rezultate konkrete, theksoi Hani.
Pos kësaj sa u përket  vjedhjeve të fundit në fshatrat Ladorishtë, Zagraçan, Shum, etj z. Hani theksoi se janë shtuar masat e patrullimit dhe atë në orët e vona të natës. Ndër tjera ai potencoi se mungon bashkëpunimi i qytetarëve me organet policore në drejtim të dhënies së informacionit në kohë reale. Do te inicohen ekipe civile patrullimi të cilat do të të patrulojnë dhe do të levizin jo vetëm në fshatrat konkret por në të gjithë territorin e Komunës së Strugës.

z.Nasufi theksoi se Komuna nuk ka kompetencë në marrjen e masave konkrete por se ne si institucion jemi në mbështetje të qytetarëve dhe po bëjmë aq sa kemi mundësi.

Ndër tjera vërejtje u adresuan edhe moszbatimi i ligjit të gjuhëve në Stacionin Policor të Strugës, ku rast I fundit ishte raporti gjashtëmujor i gjendjes së kriminalitetit në Komunën e Strugës.   Valon Hani tha se kjo vjen si pasojë e mungesës të kuadrit përkthyes në SP.

APEL deri tek të gjithë qytetarët e Komunës së Strugës: Për çdo lëvizje të dyshimtë të personave të panjohur apo lëvizje të makinave të dyshimta lajmërohuni në 192 ose në numrat fiks të SP Strugë.

 

Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës

Aktvendim për konvokimin e mbledhjes së 20 (njëzetë) të Këshillit të Komunës së Strugës.

Në bazë të nenit 39, paragrafi 2 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (“ G. Zyrtare e RM” nr. 5/02), Kryetari i këshillit të komunës së Strugës,  miratoi

A K T V E N D I M
Për konvokimin e mbledhjes së 20 (njëzetë)  të Këshillit të Komunës së Strugës.

E konvokoj mbledhjen e 20 (njëzetë) të Këshillit të komunës së Strugës, për datën 26.02.2019,  (E martë) me fillim në ora 10,oo, në sallën e madhe të Këshillit të komunës së Strugës:
Mbledhja do të punojë, sipas

R E N D I T   T Ë    D I T Ë S

– Procesverbal nga seanca e 19-të e Këshillit të komunës së Strugës

  1. Raport për shumën e përgjithshme kontraktuese të kreditorëve për financimin e obligimeve të arritura dhe të papaguara.
  2. Propozim – Vendim për zgjerimin e Buxhetit të komunës së Strugës për vitin 2019.
  3. Raport për realizimin e Programit për punën e Këshillit të komunës së Strugës për vitin 2018,
  4. Raport për realizimin e Programit për aktivitetet e Komunës së Strugës në sferën e Mbrojtjes sociale për nevojat e qytetarëve të Komunës së Strugës për vitin 2018,
  5. Raport për realizimin e Programit për realizimin e masave të përgjithshme për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet ngjitëse të komunës së Strugës për vitin 2018,
  6. Raport vjetor për punën e Sektorit për mbikëqyrje inspektuese – Inspektorat pranë komunës së Strugës për vitin 2018,
  7. Raport për punën e NP “Ujësjellës Dollogozhdë” – f.Dollogozhdë kuartali i III dhe IV/2018,
  8. Propozim – Vendim për dhënie në shfrytëzim të përhershëm të sendit të luajtshëm pronësi e komunës së Strugës,
  9. Kërkesë për shlyerjen e kamatës nga borxhi i papaguar të personit Marjan Bunçeski nga f.Moroishtë.
  10. Propozim – Program për ndryshim dhe plotësim të Programit për rregullimin e tokës ndërtimore në komunën e Strugës për vitin 2019.

Materialet e mbledhjes së 20-të

 

Nr. 08- 812/1
19.02.2019
STRUGË

KËSHILLI I KOMUNËS SË STRUGËS
Kryetari këshillit,
Resul Kaba

 

 

NJ O F T I M

Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Strugës, se nga data 18.02.2019, pritja e palëve nga ana e Kryetarit të Komunës së Strugës, z. Ramis Merko si dhe takim i palëve me udhëheqësit e sektorëve dhe njësive do të bëhet çdo:

  • Të martë prej ora 10:00 deri 11:30 dhe 13:00 deri 15:00
  • Të mërkurë prej ora 10:00 deri 11:30 dhe 13:00 deri 15:00
  • Të ejnte prej ora 10:00 deri 11:30 dhe 13:00 deri 15:00

Çdo takim me Kryetarin dhe nëpunësit administrativë do të planifikohet dhe realizohet paraprakisht te Hyrja, ku do të mund të paraqiteni me emër dhe mbiemër, kartelë elektronike për hyrje-dalje dhe cilin nëpunës administrativ dëshironi ta takoni për qëllime të ndryshme.

 

Me respekt,

Komuna e Strugës