vevobahis giriş - cratosslot giriş - baymavi giriş

THIRRJE PUBLIKE

Deri tek  kreditorët e Komunës së Strugës dhe kreditorët e shfrytëzuesve individual themeluar nga Komuna e Strugës, nga sfera e arsimit, mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve për paraqitjen  e kërkesave të arritura dhe papaguara.
Ftohen kreditorët e Komunës së Strugës dhe kreditorët e shfrytëzuesve individual  themeluar nga sfera e arsimit,  mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve t’i paraqesin kërkesat e arritura dhe kocaeli escort papaguara  në përmbyllje deri më 30.09.2018.
Afati për paraqitjen e kërkesave është 15 (pesëmbëdhjetë) ditë pune nga dita e shpalljes së Thirrjes publike. Dita e shpalljes së Thirrjes publike nuk llogaritet në afat.
Të drejtë paraqitjeje të kërkesave kanë kreditorët për kërkesat e arritura deri më 30.09.2018, evidentuar në Sistemin elektronik për paraqitje dhe evidentim të obligimeve.
Për obligimet e komunës dhe shfrytëzuesve individual Kryetari i komunës dhe personat përgjegjës së shfrytëzuesve të vetëm qasen në bisedime me të gjithë kreditorët të cilët janë paraqitur  në thirrjen për përcaktim me marrëveshje ndaj shumës së obligimeve, respektivisht zvogëlimit të obligimeve për çka përpilohet dhe nënshkruhet procesverbal me çdo kreditor.
Përparësi gjatë pagesës së obligimeve të arritura, kurse të papaguara, kanë obliguesit të cilët në marrëveshje  me kreditorët kanë arritur  tërësisht anulim nga kamata dhe zvogëlim të borxhit të kërkesës për 15%.
Me  fletëparaqitjen, kreditorët janë të obliguar ta dorëzojnë dokumentacionin në vijim:

  • Kontratë ose akt tjetër prej ku rrjedh kërkesa midis Komunës së Strugës, shfrytëzues themeluar nga Komuna e Strugës nga sfera e arsimit, mbrojtjes sociale dhe fëmijëve dhe kreditorit
  • Faturë/situatë për detyrimin (kartelë analitike)

Komuna mund të kërkojë dokumentacion plotësues të cilët janë në interes të procedurës.
Dokumentacioni, tërësisht i plotësuar dorëzohet në origjinal ose kopje. Nëse dokumentacioni dorëzohet  në kopje, autenticitetin e çdo faqeje parashtruesi i kërkesës e vërteton me nënshkrimin e tij dhe vulë.
Fletëparaqitjen për kërkesat për paraqitje në Thirrjen publike, parashtruesit mund ta marrin nga Sistemi njësportelor i Komunës ose ta marrin nga veb-faqja e Komunës së Strugës – www.struga.gov.mk

I.Afati dhe mënyra e dorëzimit të fletëparaqitjeve

Afati për parashtrimin e fletëparaqitjeve është 15 (pesëmbëdhjetë) ditë pune nga dita e shpalljes së thirrjes publike. Thirrja publike dhe formularët “paraqitje të kërkesave në pajtim me Thirrjen publike deri tek kreditorët e Komunës së Strugës dhe kreditorët e shfrytëzuesve individual themeluar  nga Komuna e Strugës  nga sfera e arsimit, mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve, për paraqitjen e kërkesave të arritura, kurse të papaguara”  do të publikohen edhe në veb faqen e Komunës së Strugës.
Fletëparaqitja me dokumentacionin e nevojshëm të dorëzohet përmes postës ose personalisht në Zyrën njësportelor të Komunës së Strugës (prej orës 8:00 deri në ora 16:00 çdo ditë pune), në rr.Sheshi “Nënë Tereza” pn, 6330 Strugë.
Thirrja do të shpallet në tabelën publikuese të Komunës së Strugës dhe në veb faqen e Komunës së Strugës.
Fletëparaqitjet e parashtruara jo në kohë nuk do të merren parasysh gjatë bisedimeve.
Pas përfundimit të Thirrjes publike, Komuna e Strugës do t’i shqyrtojë fletëparaqitjet e arritura, kurse Kryetari i komunës do të veprojë në pajtim me Ligjin për përkrahje financiare të njësive të vetëqeverisjes lokale dhe shfrytëzuesve individual nga njësitë e vetëqeverisjes lokale për financim të obligimeve të arritura, kurse të  papaguara (“Gazeta zyrtare e RM-së” nr. 209/18).
Për informacione më të hollësishme,  subjektet e interesuar  mund të marrin në numrin celular 075/ 416-326 – Sektori për çështje financiare.

F L E T Ë P A R A Q I T J E ndaj kërkesës në pajtim me Thirrjen publike deri tek kreditorët e Komunës së Strugës dhe kreditorët e shfrytëzuesve individual  themeluar nga Komuna e Strugës, nga sfera e arsimit,  mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve për paraqitje në kërkesa të arritura dhe të papaguara.

KOMUNËS SË STRUGËS
KRYETAR  I KOMUNËS
Dr.RAMIS MERKO

Struga dhe Pogradeci për promovimin e turizmit dhe trashëgimisë kulturore

Municipality of Struga and Municipality of Pogradec are neighboring municipalities, separated by the border between North Macedonia and Albania. They are both part of the Ohrid Lake region, known as one of the oldest and deepest lakes in Europe, surrounded by mountains.
Despite the tourism potential of these two municipalities, there is a lack of services and trained tourism service providers, a weak presence in the tourism market and a lack of an integrated strategy for the management and promotion of cultural and natural heritage and insufficient involvement of community actors in both Struga and Pogradec Municipalities. For this reason, there is a need for joint management of common heritage sites through the direct and continuous involvement of local/regional actors/experts.
The public authorities in these two municipalities will gain a deeper knowledge of the territories involved, thanks to the territory map, as well as increased revenues due to the establishment of a new management model. By developing the potential of tourism by promoting heritage and cultural values, the destination countries themselves should benefit from a higher tourist flow, influencing the local economy. Through the best available promotion tools, digital maps and web positioning, local, regional and global publics will be made aware of new tourism sites and content so that economic growth can be ensured through self-sustainable models.
The goal of the COOLTOUR project is to increase the joint tourist offer that will give a new dimension to cultural tourism in the area of ​​these two municipalities, in accordance with the national and local strategic documents; develop and improve the infrastructure and the current situation that can offer occasional and short-term programs, address users of facilities with many interests, offering a variety of cultural and innovative content throughout the year.

SHPALLJE INTERNE NUMËR 1/2022 për avancim për 1 (një) nëpunës i autorizuar në fushën e sigurimit

Në bazë të nenit 20-g të Ligjit për të punësuarit në sektorin publik (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.27/14, 199/14, 27/16, 35/18 dhe 198/18 dhe “Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.143/19 dhe 14/20) dhe nenit 11-k të Ligjit për zjarrfikësit (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.67/04, 81/07, 53/11, 158/14, 193/15 dhe 39/16 dhe “Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.152/19), Kryetari i Komunës së Strugë shpall:

SHPALLJE INTERNE NUMËR 1/2022

për avancim për 1 (një) nëpunës i autorizuar në fushën e sigurimit

Komuna e Strugës ka nevojë për avancim për 1 (një) nëpunës i autorizuar në fushën e sigurimit për vendin e punës siç vijon:

1.a)-numër rendor 182, shifra ZJF0210B04000, titulli i vendit të punës Komandant i njësisë për NJTZ, numri i realizuesve – 1 (një);

b)-kushte të përgjithshme:

-kandidati të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut,

-të jetë i moshës madhore,

-të ketë aftësi të përgjithshme shëndetësore për vendin e punës,

-me aktgjykim të plotëfuqishëm të mos ketë shqiptim të dënimit ndalim për kryerje të profesionit, veprimtarisë ose detyrës dhe

– ta përdorë gjuhën maqedonishte në mënyrë aktive;

-kompetenca të përgjithshme të punës në nivel bazë:

– zgjidhja e problemeve dhe vendimmarrja për punët e fushëveprimit të saj,

– mësimi dhe zhvillimi,

– komunikimi,

– realizimi I rezultateve,

– puna me të tjerë/puna ekipore,

– vetëdija strategjike,

– orientimi në palët e prekura- (kontroll të kompetencave të përgjithshme dhe të posaçme do të kryhet në fazën e intervistës),

– udhëheqja.

c)-kushte të veçanta:

-kualifikime profesionale: niveli i kualifikimit IV sipas Kornizës  Maqedonase të Kualifikimeve dhe të fituara 180 apo 240 kredi sipas ECBET-së apo MKCOO-së apo së paku arsim të lartë apo tëmesëm,

-përvojë e punës: më së paku 3 (tri) vjet përvojë punë në profesion të evidentuar në Agjencinë e Punësimit të Republikës së Maqedonisë si përvojë e punës.

kushte të tjera të veçanta:

-certifikatë për kualifikim të fituar si zjarrfikës,

-certifikat për provim profesional të dhënë për udhëheqës në aksion për zjarrfikje dhe shpëtim të njerëzve dhe pronës (i punësuari në njësinë territoriale të zjarrfikësve ka për obligim që në afat prej 3 muajve nga sistemimi në vendin e punës ta fitojë edhe certifikatën për provim profesional të dhënë për zjarrfikje dhe shpëtim të njerëzve dhe pronës).

ç) orari i punës: orari ditor i punës-punë në dy turne prej orës 07 deri në ora 19 dhe prej orës 19 deri në orën 07, orar pune javore prej 40 orëve;

d) rrogë neto në para: 18.000,00 denarë,

Kandidati për avancim duhet t’i plotësojë kushtet e përgjithshme dhe kushtet e veçanta të caktuara me Rregulloren për sistematizim në vendet e punës në Komunën e Strugës, si dhe:

  • ka qenë i vlerësuar  me notë  “А“ apo “B“ të vlerësimit në vitin para avancimit ,
  • i përmbush kompetencat e punës të parapara për vendin e punës në të cilin avansohet,
  • është sistematizuar në nivelin drejtpërdrejtë më i ulët nga niveli në të cilin avansohet,
  • kanë kaluar së paku dy vjet nga avancimi i tij i fundit, dhe
  • në vitin e fundit nuk ka qenë i dënuar për shkak të shkeljes së rendit të punës dhe disiplinës apo mospërmbushjes së obligimeve të punës të përcaktuara me ligj.

2.a)-Fletëparaqitja për punësim me faktet e detyrueshme për plotësimin e kushteve dorëzohet në afat prej 5 ditëve të punës nga dita e publikimit të shpalljes publike në uebfaqen e Komunës së Strugës, pa e llogaritur ditën e shpalljes.

Fletëparaqitja për punësim me faktet e detyrueshme për plotësimin e kushteve dorëzohet në formë të shkruar në adresën: Komuna e Strugës, Sheshi “Nënë Tereza” pn, Strugë.

Fletëparaqitja për punësim duhet të përmbajë:

-të dhëna për kandidatin (emri dhe mbiemri, numri amë, data dhe vendi i lindjes, adresa dhe vendi i banimit, posta elektronike e kandidatit, telefon për kontakt, përkatësia etnike),

-letër e shkurtër motivacioni,

-biografi e shkurtër,

-deklaratë për plotësim të kushteve të përgjithshme për vendin e punës me theksim për çdo kusht në veçanti,

-deklaratë për plotësim të kushteve të veçanta për vendin e punës me theksim për çdo kusht në veçanti,

-deklaratë për plotësim të kushteve tjera të veçanta për vendin e punës me theksim për çdo kusht në veçanti.

Bashkëngjitur me Fletëparaqitjen, kandidatët duhet ta dorëzojnë këtë dokumentacion të nevojshëm:

-çertifikatë për nënshtetësi të RM-së (kopje origjinale ose e verifikuar në noter),

-diplomë për arsimim të kryer (kopje origjinale ose e verifikuar në noter),

-çertifikatë nga historiku i punësimeve nga Qendra për punësim, si vërtetim për përvojën e punës (kopje origjinale ose e verifikuar në noter),

-vërtetim mjekësor si dëshmi për aftësi të përgjithshme për punë, për vendin e punës për të cilin paraqitet (kopje origjinale),

-vërtetim nga aktgjykimi i plotëfuqishëm se nuk është shqiptuar dënim ndalim për kryerje të profesionit, veprimtarisë ose detyrës,

-çertifikatë për kualifikim të fituar për zjarrfikës,

-çertifikatë për provim profesional të dhënë për udhëheqës në aksion për zjarrfikje dhe shpëtim të njerëzve dhe pronës (i punësuari në njësinë territoriale të zjarrfikësve ka për obligim që në afat prej 3 muajve nga sistemimi në vendin e punës ta fitojë edhe certifikatën për provim profesional të dhënë për zjarrfikje dhe shpëtim të njerëzve dhe pronës, e lëshuar nga institucioni i autorizuar, në të kundërtën do t’i ndërpritet punësimi).

b)-procedura e selektimit do të zbatohet në disa faza: kontroll i kompletit të fletëparaqitjes dhe fakteve, kontroll i beueshmërisë së fakteve dhe intervistë.

Kryetari i komunës me atktvendim formon Komision për selektim, i cili në afat prej tetë ditëve nga skadimi i afatit për parqitje në shpallje, kryen kontroll nëse kandidatët i kanë dorëzuar faktet e obligueshme për plotësim të kushteve të shpalljes.

Pas kontrollit të besueshmërisë së fakteve realizohet intervistë.

Selektimi i kandidatëve bëhet në bazë të kriterëve të qartë dhe transparentë, të përshkruara nga kryetari i njësisë së vetëqeverisjes lokale.

Pas procedurës së realizuar të selektimit, përpilohet rang-listë e kandidatëve, të cilët me sukses i kanë kaluar të gjitha fazat e selektimit.

Nga rang-lista përzgjidhet ai numër i kandidatëve sipas përkatësisë etnike në pajtim me dispozitat e Ligjit për të punësuarit në sektorin publik.

Komisioni për selektim, rang-listën e kandidatëve ia dorëzon kryetarit të komunës, i cili bën përzgjedhje në afat prej 15 ditëve.

I punësuari në njësinë territoriale të zjarrfikësveka për obligim që të afat prej një viti nga dita e punësimit të fitojë çertifikatë për zjarrfikës i kualifikuar, e lëshuar nga ana e institucionit të autorizuar në kuadër të Ministrisë së arsimit dhe shkencës, në të kundërtën i ndërpritet marrëdhënia e punës.

3. Vendimi për përzgjedhje do të sillet në afat sipas nenit 23 të Ligjit për marrëdhënie të punës.

https://www.struga.gov.mk/wp-content/uploads/2022/08/Pozharna-Scan.pdf

A K T V E N D I M për konvokimin e mbledhjes së 13(trembëdhjetë) të Këshillit të Komunës së Strugës

Në bazë të nenit 39 paragrafi 2 nga Ligji për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 5/02), Kreytari i Këshillit të komunës së Strugës,  miratoi

A K T V E N D I M për konvokimin e mbledhjes së 13(trembëdhjetë) të Këshillit të Komunës së Strugës

E konvokoj mbledhjen e 13 (trembëdhjetë) të Këshillit të komunës së Strugës, për datën 04.08.2022, (E Enjte) me fillim në ora 10:30, në sallën e madhe të Këshillit të komunës së Strugës:

Për mbledhjen e propozoj këtë

R E N D   T Ë    D I T Ë S

–  Procesverbal nga seanca e njëmbëdhjetëe Këshillit të komunës së Strugës.

  1. Raport kuartal i Buxhetit të komunës së Strugës kuartali II/2022.
  2. Rebalansi i Buxhetit të Komunës së Strugës për vitin 2022.
  3. Propozim – Vendim për për përcaktim të vlerës së pikës për llogaritje të rrogave për nëpunësit shtetëror në Komunën e Strugës për vitin 2022.
  4. Propozim – Vendim për dhënie pëlqim për formim të paraleleve me më pak se 20 nxënës  në SHFK,,Goce Delçev’’-f.Podgorcë për vitin shkollor  2022/2023.
  5. Propozim – Vendim për  dhënie pëlqim për formim të paraleleve me më pak se 20 nxënës dhe formim të paraleleve të kombinuara  në SHFK ,,Zini Hani’’-f.Veleshtë për vitin shkollor 2022/2023.
  6. Propozim – Vendim për dhënie pëlqim për formim të paraleleve me më pak se 20 nxënës dhe   formim të paraleleve të kombinuara  në SHFK ,,Nuri Mazari’’-f.Dollogozhdë për vitin shkollor 2022/2023.
  7. Propozim – Vendim për  dhënie pëlqim për formim të paraleleve me më pak se 20 nxënës dhe   formim të paraleleve të kombinuara  në SHFK ,,Edinstvo’’-f.Oktis për vitin shkollor 2022/2023.
  8. Propozim-Vendim për dhënie pëlqim për formim të paraleleve me më pak se 20 nxënës në SHFK ,,Josip Broz Tito -Strugë për vitin shkollor 2022/2023.
  9. Raport vjetor për SHFK ,,Nuri Mazari’’-f.Dollogozhdë për vitin shkollor 2021/2022.
  10. Raport për punë në SHFK,,Shën Kliment Ohridski’’-f.Drasllajcë për  fundin e vitit shkollor 2021/2022.
  11. Raport vjetor për punë në SHFK,,Murat Labunishti’’ –f.Labunisht për vitin shkollor 2021/2022.
  12. Raport për punë në SHFK,,Josip Broz Tito’’-Strugë për vitin shkollor 2021/2022.
  13. Raport financiar për punë kuartali i dytë 01.04-30.06.2022 i NP,,Eko Struga’’-Strugë.
  14. Propozim –Vendim për miratim të PDU për NJU 9, Bllok 25 Komuna e Strugës
  15. Propozim-Vendim për autorizim të Kryetarit të Komunës së Strugës.
  16. Propozim –Vendim për përcaktim të anëtarëve të Këshillit për lidhje të martesave.

KËSHILLI I KOMUNËS SË STRUGËS
Kryetar,
Arbëresha Vlashi

Shkarko materialin e mbledhjes së 13-të

A K T V E N D I M për konvokimin e mbledhjes së 12 (dymbëdhjetë) të Këshillit të Komunës së Strugës

 Në bazë të nenit 39 paragrafi 2 nga Ligji për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 5/02), Kreytari i Këshillit të komunës së Strugës,  miratoi

A K T V E N D I M për konvokimin e mbledhjes së 12 (dymbëdhjetë) të Këshillit të Komunës së Strugës

        E konvokoj mbledhjen e 12 (dymbëdhjetë) të Këshillit të komunës së Strugës, për datën 07.07.2022, (E Enjte) me fillim në ora 10:00, në sallën e madhe të Këshillit të komunës së Strugës:

     Për mbledhjen e propozoj këtë 

R E N D   T Ë    D I T Ë S 

           –  Procesverbal nga seanca e dhjetë e Këshillit të komunës së Strugës.

  1. Diskutim për largimin e personave që lypin në territorin e Komunës së Strugës.
  2. Diksutim për qentë endacak në territorin e Komunës së Strugës
  3. Propozim – Vendim për përcaktimin e prioriteteve për thirrjen në Agjencinë për mbështetje financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural të RMV-së për vitin 2022 për projekt propozime për masën 124.
  4. Propozim – Vendim për pëlqim me qëllim të projektit në thirrjen e Agjencisë për mbështetje financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural të RMV-së për vitin 2022 për projekt propozime për masën 124.
  5. Vendim për riorganizimin e Shkollave të mesme komunale.
  6. Vendim për përcaktimin e paraleleve me numër më të vogël të nxënësve në SHMK “Dr.Ibrahim Temo” – Strugë për vitin shkollor 2021/2022
  7. Vendim për përcaktimin e paraleleve me numër më të vogël të nxënësve në SHMK “Niko Nestor” – Strugë për vitin shkollor 2021/2022
  8. Propozim – Vendim për dhënie pëlqim për formimin e paraleleve me më pak se 20 nxënës në klasë të parë në SHFK “Goce Dellçev” – f.Podgorcë.
  9. Propozim–Vendim për dhënie pëlqim për formimin e grupeve në EPÇKF “8 Marsi” – Strugë, me numër më të ulët respektivisht më të madh të fëmijëve nga numri ligjërisht i përcaktuar.
  10. Propozim – Vendim për dhënie plëqim të Planit vjetor për punësim në SHFK “Zini Hani” f.Veleshtë, për vitin 2023.
  11. Propozim – Vendim për dhënie plëqim të Planit vjetor për punësim në SHFK “Goce Dellçev” f.Jablanicë, për vitin 2023.
  12. Propozim – Vendim për shlyerjen e kamatave dhe rriprogramim të borxheve dhe shpenzimeve të personave fizik.
  13. Ndryshim i Programit për ndryshim dhe plotësim të Programit për punë në sferën e disponimit me tokë ndërtimore në pronësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut në territorin e komunës së Strugës për vitin 2022.
  14. Propozim-Vendim për përcaktimin e Ndryshim dhe plotësimit të PGJU për Bllokun 30, pjesa veriore nga qyteti i Strugës, KK Moroishtë, Komuna e Strugës – Projekt plan.
  15. Iniciativë për përpunimin e Projektit urbanistik për infrastrukturën e ndërtimit të rrjetit optik në territorin e përfshirjes së Glloboçka Perëndimore e Strugës, kufizuar me rrugët: Veri-rruga regjionale Ohër-Strugë, Perëndim-rr.Marks Engells, Jug-rr.Partizanska, Lindje-rr.Glloboçica 1.
  16. Iniciativë për përpunimin e Projektit urbanistik për infrastrukturën e ndërtimit të rrjetit optik në territorin e përfshirjes së FTTH Turistiçka veriore e Strugës, kufizuar me rrugët: Veri-rruga regjionale Ohër – Strugë, Perëndim-rr.Glloboçica, pjesë e rr.JNA, Jug-pjesë e rr.Partizanska, pjesë e rr.JNA, Lindje-margjina e objekteve si në shtojcë.
  17. Iniciativë për ndryshim dhe plotësim të PDU për pjesë nga Blloku 9 në NJU 2, Komuna e Strugës.
  18. Iniciativë për përpunimin e Projektit urbanistik jashtë përfshirjes së planit urbanistik për kabllo nëntokësore për separim, KK Frëngovë, Komuna e Strugës.
  19. Iniciativë për përpunimin e Projektit urbanistik për tokë ndërtimore për përdorim të përgjithshëm për ndërtimin e kryqëzimit qarkor midis rrugës magjistrale M1 9pjesë nga M4) rrugës përmbledhëse C2 dhe rrugës servisore CE2 në kuadër të PGJU për qytetin e Strugës.
  20. Iniciativë për përpunimin e Projektit urbanistik të tokës ndërtimore për përpdorim të përgjithshëm për ndërtimin e kryqëzimit qarkor midis  rrugës magjistrale M! (pjesë nga M4) dhe rrugës përmbledhëse C2 në kuadër të PGJU për qytetin e Strugës.
  21. Iniciativë për përpunimin e Projektit  urbanistik jashtë përfshirjes së planit urbanistik për elektrana sipërfaqësore dhe fotovoltaike (panele fototensioni për prodhimin e energjisë elektrike të cilët ndërtohen në tokë) dhe 10(20) KV  linjë elektrike e tensionit të mesëm në PK 187, PK 188, Pk 189 dhe pk 190/2, KK Vranishtë jashtë qytetit, Komuna e Strugës.
  22. Propozim – Vendim për përcaktimin e nevojës së miratimit të dokumentacionit planor urbanistik për harmonizimin e qëllimit për pjesë nga PK nr. 1608/1 në KK Strugë.
  23. Propozim – Vendim për përcaktimin e nevojës së miratimit të dokumentacionit planor urbanistik për harmonizimin e qëllimit për pjesë nga PK nr. 1774/1 në KK Vishnjë.
  24. Propozim – Vendim për përcaktimin e nevojës së miratimit të dokumentacionit planor urbanistik për harmonizimin e qëllimit për pjesë nga Pk nr. 1774/1 në KK Vishnjë

KËSHILLI I KOMUNËS SË STRUGËS
Kryetar,
Arbëresha Vlashi

SH P A LL J E

KOMUNA E STRUGËS

SH P A LL J E Nr.01/2022

Për tjetërsimin e tokës ndërtimore pronësi e Republikës së Maqedonis së Veriut në bazë të

ankandit publik elektronik në KK Strugë me qëllim:

B2 – Njësi të mëdha tregtare (B5  dhe D1 – 20% qëllime kompatabile)

LËNDË E ANKANDIT PUBLIK ELEKTRONIK

                Lëndë e ankandit publik elektronik është tokë e pandërtuar ndërtimore, pronësi e Republikës së Maqedonisë së Veriut e paraparë për ndërtim të objektit me qëllim B2- B2 – Njësi të mëdha tregtare (B5  dhe D1 – 20% qëllime kompatabile), parcela ndërtimore PN 3.18 pronësi e Republikës së Maqedonis së Veriut e paraparë në PDU: Ndryshim dhe plotësim të PDU për NJU-11 BLLOK 2, Përfshirje 3, 4 dhe 5 Komuna e Strugës miratuar nga Këshilli i Komunës së Strugës nr.08-947/10 të datës 15.03.2022, që përfaqëson pjesë nga PK nr.2832/72 me sipërfaqe prej 16.566 m2 e cila në ,,Elaboratin gjeodezik për punë gjeodezike për qëllime të veçanta dhe të dhëna numerike,, me nr. 08-22-80/3 të datës 16.06.2022 e punuar nga ,,GEOLIS,, Shpknjp Struga është shënuar si PK nr.2832/80, vendi i quajtur/rruga ,,Popovo Blato,, në pajtim me Pasqyrën tabelare në të cilën janë pasqyruar të dhënat për parcelën ndërtimore, numri i parcelës ndërtimore, numri i parcelës kadastrale, sipërfaqja e përgjithshme e parcelës ndërtimore, qëllimi i tokës (klasa themelore), qëllimi i tokës ( përshkrimi), sipërfaqja për ndërtim, bruto sipërfaqe e arritur, përqindja e ndërtimit, koeficienti i shfrytëzimit të tokës, lartësia e lejuar maksimale, kati, çmimi fillestar për metër katror, çmimi fillestar i përgjithshëm dhe garancioni bankar për seriozitet të ofertës.

Shpallja

Shfuqizim

A K T V E N D I M për konvokimin e mbledhjes së 11 (njëmbëdhjetë) të Këshillit të Komunës së Strugës E konvokoj mbledhjen e 11 (njëmbëdhjetë) të Këshillit të komunës së Strugës

Në bazë të nenit 39 paragrafi 2 nga Ligji për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 5/02), Kreytari i Këshillit të komunës së Strugës, miratoi

A K T V E N D I M
për konvokimin e mbledhjes së 11 (njëmbëdhjetë) të Këshillit të Komunës së Strugës

E konvokoj mbledhjen e 11 (njëmbëdhjetë) të Këshillit të komunës së Strugës, për datën 06.06.2022, (E hënë) me fillim në ora 12:30, në sallën e madhe të Këshillit të komunës së Strugës:


Për mbledhjen e propozoj këtë
R E N D T Ë D I T Ë S

  • Procesverbal nga seanca e nëntë e Këshillit të komunës së Strugës.
  1. Diskutim për largimin e personave që lypin në territorin e Komunës së Strugës.
  2. Raport për punën e Njësisë për administrim dhe pagesë të ardhurave lokale për periudhën 01.01.2021-31.12.2021,
  3. Raport kuartal, kuartali i parë të vitit 2022 i NP “Ujësjellës dhe Kanalizim” – Srtrugë,
  4. Raport kuartal, kuartali i parë të vitit 2022 i NP “Komunallno” – Srtrugë,
  5. Propozim – Vendim për dhënie plëqim të Planit për punësim në NP “Komunallno”-Strugë, për vitin 2023,
  6. Propozim – Aktvendim për emërim të anëtarëve në Këshillin drejtues të EPÇKF “8 Marsi” – Strugë,
  7. Propozim – Vendim për dhënie në shfrytëzim të përhershëm të sendit të luajtshëm pronësi e komunës së Strugës,
  8. Propozim – Vendim për përcaktimin e nevojës për miratimin e dokumentacionit planor urbanistik për harmonizimin e destinimit për pjesë të PK nr.397 në KK Livadhi,
  9. Propozim – Vendim për përcaktimin e nevojës për miratimin e dokumentacionit planor urbanistik për harmonizimin e destinimit për
    pjesë të PK nr.1608/1 në KK Strugë,
  10. Propozim – Aktvendim për emërimin e anëtarëve në bordin drejtues të NPK “Higjiena” – f.Labunisht,
  11. Propozim – Aktvendim për emërimin e anëtarëve në bordin mbikëqyrës për kontroll të punës materialo-financiare të NPK “Higjiena” –
    f.Labunisht,
  12. Propozim – Vendim për ndarjen e ndihmës financiare për Irena Llazareska nga Struga.

KËSHILLI I KOMUNËS SË STRUGËS
Kryetar,
Arbëresha Vlashi

Shkarko materialin e mbledhjes së 11-të