Realizojmë premtimet një nga një!

Gjatë javës së kaluar, Komuna e Strugës në krye me Kryetarin z. Ramis Merko realizuan disa projekte infrastrukturore.

Me iniciativë të Kryetarit dhe me intesivitet më të madh u realizuan edhe rikonsruimi dhe asfaltimi i disa rrugëve lokale në f. Misleshovë.

INFORMIM

Prezantimi i organizuar nga UNDP për zgjedhjen e problemit me lumin Sateska, me kërkesë të organizatorëve do të mbahet më 19.12.2018 në ora 12:00 tek salla e Këshillit të Komunës së Strugës,

Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës

Takim me RYCO

Dje, Kryetari i Komunës së Strugës z. Ramis Merko sëbashku me shefin e kabinetit z. Dashmir Nasufi, në ambientet e Komunës së Strugës zhvilluan takim me përfaqësuesin e fondacionit të pavarur RYCO z. Albert Hani.

Qëllimi i takimit ishte në lidhje me prezantimin e Thirrjes së dytë për projekte, ku marrin pjesë përfaqësues të shkollave të mesme nga Struga, Ohri, Dibra, Resnja dhe Kërcova.

Projekt i cili ka për qëllim rritjen e mobilitetit të të rinjve, bashkëpunimin dhe aktivizimin në nivel rajonal nëpërmjet disa sesionesh informuese.

Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës

 

FTESË

Në kuadër të projektit “Përmirësimi i promovimit me zonat e mbrojtura” – UNDP organizon prezentim për aktivitetet e realizuara që janë të planifikuara të realizohen në periudhën në vazhdim për zgjedhjen e problemit me lumin Sateska.
Ftohen të gjithë  të interesuarit të marrin pjesë në aktivitetin që do të mbahet në sallën e Këshillit të Komunës së Strugës, të hënën 17.12.2018 në ora 12:00.

Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës

Njoftim

Komuna e Strugës ju informon se afati për dorëzim të kërkesave për objekte të ndërtuara paleje të kompletuara me elaborat gjeodezik skadon më 31  dhjetor 2018.

Ju lutemi në afat sa më të shkurtër kohor të dorëzoni kërkesat bashk me elaboratet përkatëse për legalizim të objekteve të ndërtuara pa leje brenda këtyre ditëve, përndryshe në përputhje me Ligjin mbi objektet e ndërtuara pa leje, do të miratohet vendim për refuzimin e kërkesës.

Për informacione më të detajuara:

Erkanda Bauta – Njësia për çështje juridike (zyra nr. 30)

Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës

THIRRJE PUBLIKE

Deri tek  kreditorët e Komunës së Strugës dhe kreditorët e shfrytëzuesve individual themeluar nga Komuna e Strugës, nga sfera e arsimit, mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve për paraqitjen  e kërkesave të arritura dhe papaguara.
Ftohen kreditorët e Komunës së Strugës dhe kreditorët e shfrytëzuesve individual  themeluar nga sfera e arsimit,  mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve t’i paraqesin kërkesat e arritura dhe papaguara  në përmbyllje deri më 30.09.2018.
Afati për paraqitjen e kërkesave është 15 (pesëmbëdhjetë) ditë pune nga dita e shpalljes së Thirrjes publike. Dita e shpalljes së Thirrjes publike nuk llogaritet në afat.
Të drejtë paraqitjeje të kërkesave kanë kreditorët për kërkesat e arritura deri më 30.09.2018, evidentuar në Sistemin elektronik për paraqitje dhe evidentim të obligimeve.
Për obligimet e komunës dhe shfrytëzuesve individual Kryetari i komunës dhe personat përgjegjës së shfrytëzuesve të vetëm qasen në bisedime me të gjithë kreditorët të cilët janë paraqitur  në thirrjen për përcaktim me marrëveshje ndaj shumës së obligimeve, respektivisht zvogëlimit të obligimeve për çka përpilohet dhe nënshkruhet procesverbal me çdo kreditor.
Përparësi gjatë pagesës së obligimeve të arritura, kurse të papaguara, kanë obliguesit të cilët në marrëveshje  me kreditorët kanë arritur  tërësisht anulim nga kamata dhe zvogëlim të borxhit të kërkesës për 15%.
Me  fletëparaqitjen, kreditorët janë të obliguar ta dorëzojnë dokumentacionin në vijim:

  • Kontratë ose akt tjetër prej ku rrjedh kërkesa midis Komunës së Strugës, shfrytëzues themeluar nga Komuna e Strugës nga sfera e arsimit, mbrojtjes sociale dhe fëmijëve dhe kreditorit
  • Faturë/situatë për detyrimin (kartelë analitike)

Komuna mund të kërkojë dokumentacion plotësues të cilët janë në interes të procedurës.
Dokumentacioni, tërësisht i plotësuar dorëzohet në origjinal ose kopje. Nëse dokumentacioni dorëzohet  në kopje, autenticitetin e çdo faqeje parashtruesi i kërkesës e vërteton me nënshkrimin e tij dhe vulë.
Fletëparaqitjen për kërkesat për paraqitje në Thirrjen publike, parashtruesit mund ta marrin nga Sistemi njësportelor i Komunës ose ta marrin nga veb-faqja e Komunës së Strugës – www.struga.gov.mk

I.Afati dhe mënyra e dorëzimit të fletëparaqitjeve

Afati për parashtrimin e fletëparaqitjeve është 15 (pesëmbëdhjetë) ditë pune nga dita e shpalljes së thirrjes publike. Thirrja publike dhe formularët “paraqitje të kërkesave në pajtim me Thirrjen publike deri tek kreditorët e Komunës së Strugës dhe kreditorët e shfrytëzuesve individual themeluar  nga Komuna e Strugës  nga sfera e arsimit, mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve, për paraqitjen e kërkesave të arritura, kurse të papaguara”  do të publikohen edhe në veb faqen e Komunës së Strugës.
Fletëparaqitja me dokumentacionin e nevojshëm të dorëzohet përmes postës ose personalisht në Zyrën njësportelor të Komunës së Strugës (prej orës 8:00 deri në ora 16:00 çdo ditë pune), në rr.Sheshi “Nënë Tereza” pn, 6330 Strugë.
Thirrja do të shpallet në tabelën publikuese të Komunës së Strugës dhe në veb faqen e Komunës së Strugës.
Fletëparaqitjet e parashtruara jo në kohë nuk do të merren parasysh gjatë bisedimeve.
Pas përfundimit të Thirrjes publike, Komuna e Strugës do t’i shqyrtojë fletëparaqitjet e arritura, kurse Kryetari i komunës do të veprojë në pajtim me Ligjin për përkrahje financiare të njësive të vetëqeverisjes lokale dhe shfrytëzuesve individual nga njësitë e vetëqeverisjes lokale për financim të obligimeve të arritura, kurse të  papaguara (“Gazeta zyrtare e RM-së” nr. 209/18).
Për informacione më të hollësishme,  subjektet e interesuar  mund të marrin në numrin celular 075/ 416-326 – Sektori për çështje financiare.

F L E T Ë P A R A Q I T J E ndaj kërkesës në pajtim me Thirrjen publike deri tek kreditorët e Komunës së Strugës dhe kreditorët e shfrytëzuesve individual  themeluar nga Komuna e Strugës, nga sfera e arsimit,  mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve për paraqitje në kërkesa të arritura dhe të papaguara.

KOMUNËS SË STRUGËS
KRYETAR  I KOMUNËS
Dr.RAMIS MERKO

Aktvendim për konvokimin e mbledhjes së 16 (gjashtëmbëdhjetë) të Këshillit të Komunës së Strugës

Në bazë të nenit 39, paragrafi 2 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (“ G. Zyrtare e RM” nr. 5/02), Kryetari i këshillit të komunës së Strugës, miratoi

A K T V E N D I M

Për konvokimin e mbledhjes së 16 (gjashtëmbëdhjetë) të Këshillit të Komunës së Strugës
E konvokoj mbledhjen e 16 (gjashtëmbëdhjetë) të Këshillit të komunës së Strugës, për datën 12.12.2018, ( E mërkurë ) me fillim në ora 10,oo, në sallën e madhe të Këshillit të komunës së Strugës:
Mbledhja do të punojë, sipas

R E N D I T   T Ë   D I T Ë S

1. Program për punën e Këshillit të komunës së Strugës për vitin 2019,
2. Program për aktivitetet e komunës së Strugës nga sfera e mbrojtjes sociale për vitin 2019,
3. Program për aktivitetet e komunës së Strugës në sferën e mbrojtjes nga sëmundjet ngjitëse për vitin 2019,
4. Program për pastërti publike të komunës së Strugës për vitin 2019,
5. Program për Teknologji informatike të komunës së Strugës për vitin 2019,
6. Propozim – Vendim për vënien e pajisjes urbane të komunës së Strugës për vitin 2019,
7. Propozim – Rregullore për përcaktimin e lokacionit për vënien e pajisjes urbane të komunës së Strugës për vitin 2019,
8. Propozim – Program për vënien e pajisjes urbane në territorin e komunës së Strugës për vitin 2019
9. Propozim – Program për punën në sferën e zotërimit të tokës ndërtimore në pronësi të Republikës së Maqedonisë në territorin e komunës së Strugës për vitin 2019,
10. Propozim – Program për përpunimin e planeve urbanistike të komunës së Strugës për vitin 2019,
11. Propozim – Program për rrugë lokale për vitin 2019,
12. Propozim – Iniciativë për përpunimin e DPLU për Pk. 1561/1 dhe 1516/2 KK Misleshovë me dedikim A1 ( shtëpi banimi ) Komuna e Strugës.
13. Propozim – Iniciativë për përpunimin e (ndryshimeve dhe plotësimeve) për PDU NJU – 2, pjesë nga BU 8, KK Strugë.
14. Propozim – Vendim për përcaktimin e nevojës për miratimin e dokumentacionit planor urbanistik për harmonizimin e dedikimit të planit, në kërkesë të personit Skender Mazari nga f. Dollogozhdë – Strugë.
15. Propozim – Vendim për përcaktimin e nevojës për miratimin e dokumentacionit planor urbanistik për harmonizimin e dedikimit të planit, në kërkesë të personit Sheqerije Hani nga f. Veleshtë – Strugë.
16. Propozim – Vendim për përcaktimin e nevojës për miratimin e dokumentacionit planor urbanistik për harmonizimin e dedikimit të planit, në kërkesë të personit Xhevair Arifi nga f. Teferiç – Strugë.
17. Propozim – Vendim për përcaktimin e nevojës për miratimin e dokumentacionit planor urbanistik për harmonizimin e dedikimit të planit, në kërkesë të personit Sevdi Osmani nga Novo Sella.
18. Propozim – Vendim për përcaktimin e nevojës për miratimin e dokumentacionit planor urbanistik për harmonizimin e dedikimit të planit, në kërkesë të personit Agni Gega nga Teferiq – Strugë.
19. Program për ZHEL të komunës së Strugës për vitin 2019,
20. Program për punën e NPK “Higjiena” – f.Llabunishtë për vitin 2019,
21. Propozim – Vendim për përcaktim dhe pagesë të taksës komunale,
22. Kërkesë për ndihmë financiare parashtruar nga personi Alija Osmanoski nga f. Podgorcë – Strugë.
23. Kërkesë për ndihmë financiare parashtruar nga personi Asan Mehmedoski nga f. Llabunishtë – Strugë.
24. Raport kuartal për punën e NPN “Proakva” – Strugë, kuartali i III/2018,
25. Raport kuartal për punën e NP “Komunallno” – Strugë, kuartali i III/2018.
26. Raport kuartal për punën e NP “Oktis” – f.Oktis, kuartali i III/2018,
27. Aktvendim për mospublikimin e dispozitës, miratuar nga Këshilli i komunës së Strugës.

Materialet e mbledhjes së 16 – të  (1)

Materialet e mbledhjes së 16 – të  (2)

Nr. 08-5078/1
26.11.2018
STRUGË

KËSHILLI I KOMUNËS SË STRUGËS
Kryetari këshillit,
Resul Kaba

Vizitë nga antarët e “Aqua”

Sot Komunën e Strugës e vizituan anëtarë të Forumit të edukimit rinor dhe shoqatës për zhvillim dhe aktivizëm “Akua”.

Anëtarët e klubit mësojmë drejt, të cilët në programin e tyre mësojnë për vetëqeverisje lokale patën mundësinë të diskutojnë me Kryetarin e Komunës për mënyrën e punës dhe funksionimin e vetëqeverisjes lokale, por edhe për problemet me të cilat përballen të rinjtë.

Ata u njohën me punën e sektorëve të ndryshëm dhe me komunën si njësi e vetëqeverisjes lokale që kujdeset për qytetarët dhe është gjithmonë këtu për t’i takuar veçanërisht të rinjtë.

Vizita të tilla janë një mundësi e shkëlqyer për të rinjtë për të kuptuar funksionimin e komunës si institucion, por edhe për t’i diskutuar problemet dhe sfidat personalisht me Kryetarin e Komunës.

Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës

Kryetari i Komunës së Strugës z. Ramis Merko zgjedh problemin për nxënësit e SHFК Vëllezërit Milladinovci (shkolla e vjetër)

Gjatë javëve të fundit Komuna e Strugës është fokusuar në realizimin e disa projekteve të cilat kanë qenë të definuara për t’u kryer. Përfunduan punimet për rekonstruimin e hapësirës ndërmjet SHFK “V. Milladinovci” dhe Pallatit të kulturës gjegjësisht u bë shtrimi me pllaka betoni hyrja e shkollës, hapësirë prej 370 m2 dhe zgjedhja e ujërave atmosferik.

Kjo pjesë ka qënë problematike ndër vite për nxënësit e kësaj shkolle, kryesisht gjatë periudhave me rreshje kjo zonë ishte e pakalueshme nga të rriturit dhe aq më pak nga fëmijët. Komuna e Strugës e zgjodhi këtë problem duke krijuar kushte më të mira për sigurinë e fëmijëve.

Njëherit, ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve si dhe prindërve të fëmijëve të kësaj shkolle që të respektojnë rregullat e komunikacionit, të mos lëvizin me makina dhe mos parkohen në pjesën e shtruar me pllaka bekatoni.

Të respektojmë më të vegjlit e shoqërisë, duke i bërë të ndihen të sigurtë.
Ju lusim për mirëkuptim dhe bashkëpunim.

Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës

Ramis Merko uron 28 Nëntorin

Të nderuar qytetarë,

Me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit Kombëtar Shqiptar më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të Komunës së Strugës, t’u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen dhe festojnë festën më të madhe të kombit.
Në veçanti këtë festë ua urojë familjarëve të atyre që kanë kontribuar me penë e më pushkë për lirinë e kombit shqiptar. Liria e arritur, është vlera dhe pasuria më e çmuar e shoqërisë njerëzore e cila nuk falet, e as dhurohet, por fitohet me shumë punë e përpjekje.

Gëzuar shqiptarë kudo që jeni!

Sinqerisht,
D-r Ramis Merko
Kryetari i Komunës së Strugës