[Ftesë] Diskutimi i integrimeve euro-atlantike dhe referendumi i ardhshëm, 14 shtator 2018 (e premte), ora 09.30, Komuna e Strugës

Të nderuar ,

Në përputhje me përcaktimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për partneritet me shoqëritë civile në procesin e krijimit dhe zbatimit të politikave, ne ju ftojmë për të diskutuar çështjet aktuale të një rëndësie të veçantë për progresin e Republikës së Maqedonisë.

Diskutimi do të mbahet më 14 shtator 2018 duke filluar nga ora 9:30, në Komunën e Strugës.

Në diskutim do të bisedohet për pranimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe në NATO, si dhe për referendumin e ardhshëm që do të mbahet më 30 shtator 2018. Në diskutim do të merr pjesë edhe Kryetari i Komunës së Strugës.

Është parashikuar të ketë nga një përfaqësues nga çdo organizatë.

Nëse keni pyetje të mëtejshme, ju lutem më kontaktoni me e-mail: slavica.jovcheska@gmail.com ose në numrin e telefonit 078 / 361-364.

Çdo të mirë,

Filluan punimet për ujësjellësin nê pjesën e poshtme të f. Ladorishtë

Kryetari i Komunës së Strugës z. Ramis Merko sëbashku me drejtorin e NPN Proaqua – Strugë z. Jeton Shaqiri sot ishin në teren dhe ndoqën nga afër nisjen e punimeve për ujësjellësin në pjesën e poshtme të f. Ladorishtë. Ky projekt është investim i përbashkët i Komunës së Strugës dhe Byrosë për zhvillim rajonal të R. së Maqedonisë.

Me këtë aktivitet planifikohet që një pjesë e f. Ladorisht të fitojë linjë të re për ujësjellës në gjatësi prej 1.000m. Është planifikuar që punët e ndërtimit të cilat filluan sot të përfundojnë deri në fund të këtij muaji.

Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës

Kryetari Merko ndoqi nga afër realizimin e projekteve infrastrukturore në fshatin Dollogozhdë

Sot, Kryetari i Komunës së Strugës Ramis Merko, i shoqëruar nga bashkëpuntorët e tij, ndoqi nga afër punimet e asfalltimit të rrugës nga ura (te kanali) deri tek ura tek prroi i fshatit duke vazhduar në drejtim të qendrës së fshatit deri tek Automekanik “Vili” në fshatin Dollogozhdë me gjatësi prej rreth 1100 metrash.

U tha, u bë

Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës

Urime për fillimin e vitit të ri shkollor

Të dashur nxënës të institucioneve edukativo-arsimore të Komunës së Strugës, mësimdhënës dhe prindër të nderuar, sot është dita e parë për vitin shkollor 2018/19, më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të Komunës së Strugës gjegjësisht Departamentit për arsim dhe kulturë  t’u shpreh urimet më të sinqerta për fillimvitin e ri shkollor, duke u dëshiruar suksese në mësime dhe punë.

Kësaj dite më së tepërmi i janë gëzuar filloristët të cilët për herë të parë do të ulen në bankat shkollore për të mësuar shkronjat, shkrimin dhe leximin. Uroj që të kenë suksese, ndërsa prindërve të tyre u dëshiroj çdo të mirë, duke iu prirë suksesi te fëmijët e tyre.

Dija ndriçon rrugën tone të së nesërmes, dhe rruga jonë e së nesërmes është një rini e shkolluar dhe ndriçuar me dije!

Suksese!

Me respekt,

Dr. Ramis Merko

Kryetar i Komunës së Strugë

Kryetari Merko mbikqyr punimet e rrugës tek ura e Morovishtit

Kryetari i Komunës së Strugës z. Ramis Merko sëbashku me dy deputetët e zonës z. Agim Shaqiri dhe z. Jovan Mitrevski mbikqyrën nga afër punimet në rrugën nga ura e Morovishtit deri në hyrje të fshatit Drasllajc.
Kryetari i Komunës së Strugës doli në teren sëbashku me deputetët e zonës për të parë nga afër punimet për rehabilitimin e rrugës nga te dyja anët prej te ura e Morovishtit deri në hyrje të fshatit Drasllajc, investim ky në bashkëpunim me Komunën e Strugës dhe “Rrugët e Maqedonisë”. Destan Bajrami përgjegjës i filialit të “Rrugëve të Maqedonisë” thekson se në ditët në vazhdim pas përfundimit të rehabilitimit do të vazhdojë dhe një shtresë asfaltimi komplet I rrugës.

Ky aks rrugor ishte problematik për një numër të madh banorësh të kësaj zone dhe sëfundi ky problem po merr zgjidhje.

Njoftim

Dje ekipi i Komunës të Strugës bashk me partnerin privat City Light dhe ekipet e EVN-së dolën në teren për të shikuar situatën mbi zjarrin tek ura e drurit (tek diga) ku u konstatua se zjarri nuk është shkaktuar nga ndonjë defekt i rrjetit të rrymës apo nga dritat LED të vendosura tek ura të cilat janë të parrezikshme për jetën e njeriut por mesiguri nga ndonjë filter i pashuar i cigares. Zjarri është shuar dhe situata është nën kontrollë.

Komuna e Strugës kërkon që qytetarët e Strugës të tregohen më të kujdesshëm për hapsirat publike.

Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës

Aktvendim për konvokimin e mbledhjes së 12 (dymbëdhjetë) të Këshillit të Komunës së Strugës

Në bazë të nenit 39, paragrafi 2 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (“ G. Zyrtare e RM” nr. 5/02), Kryetari i këshillit të komunës së Strugës,  miratoi

A K T V E N D I M
Për konvokimin e mbledhjes së 12 (dymbëdhjetë)  të Këshillit të Komunës së Strugës

     E konvokoj mbledhjen e 12 (dymbëdhjetë) të Këshillit të komunës së Strugës, për datën 30.08.2018,   (E Enjte) me fillim në ora 10,oo, në sallën e madhe të Këshillit të komunës së Strugës:

Mbledhja do të punojë, sipas

R E N D I T   T Ë    D I T Ë S (more…)

SHPALLJE PUBLIKE – Punë e Dobishme Komunale

S H P A L L J E     P U B L I K E

deri te

personat e pa punë të evidentuar, për kyçje në Programin – Punë e Dobishme Komunale

Thirren të gjithë të evidentuarit e pa punë, të cilët janë të interesuar të kyçen në Programin – Punë e dobishme komunale, projekti „Përmirësimi i kualitetit të arsimit në institucionet parashkollore dhe shkollat fillore në komunën e Strugës” –  për angazhim në punë me orar të shkurtuar në periudhë prej 9 (nëntë) muajsh për fitim të aftësive dhe gradualisht kyçje në tregun e punës, të paraqiten në Agjencionin për punësim – Qendra për punësim Strugë.

Për më tepër SHPALLJE PUBLIKE

Takim pune

Dje në hapësirat e komunës të Strugës u zhvillua takim midis kryetarit të Komunës të Strugës , ministrit për investime të huaja z. Bardhyl Dauti dhe kryetarit të Odes Ekonomike e Maqedonisë Veri – Perëndimore z. Nebi Hoxha bashkë me disa anëtarë të tjerë të OEMVP-së , ku u diskutua mbi gjetjen e zgjidhjeve efikase për zhvillimin dhe promovimin e interesave të komunitetit të biznesit si dhe per kushtet qe komunat ofrojne për bizneset jashtë zonave zhvillimore industriale dhe implementimin e ligjit të prillit.

Takim pune me Lobin e femrave në Maqedoni

Në korrnizë të projektit “Çështjet dhe politikat gjinore si motiv që qytetarët të jenë të përfshirë në krijimin e politikave lokale” që e realizon Lobi i femrave të Maqedonisë, përkrahur nga CIVICA Mobilitas, janë parashikuar një sërë aktivitetesh në tetë komuna dhe atë Karposhit, Kumanovës, Tearcës, Manastirit, Velesit, Strumicës, Strugës dhe Çeshinë-Obleshevës.

Sot në ambientet e Sallës së Këshillit të Komunës së Strugës, u mbajt takim në të cilin morrën pjesë përfaqësues nga administrata komunale, përfaqësues nga këshilli i komunës si dhe znj. Elena Grozdanova, këshilltare shtetërore për mundësi të barabarta në Ministrinë e punës dhe politikës sociale. Znj. Grozdanova është një nga themeluesit e maqinerisë gjinore të R. Maqedonisë dhe inicijatore për formimin e komisjoneve për mundësi të barabarta dhe planeve kombëtare.