SHFK “Murat Llabunishta”feston patronatin e saj.

Për nder të kësaj figure sot shkolla fillore e fshatit Llabunishtë, që trashëgon këtë emër, me një program të pasur kulturoro-artistik e nderoi këtë figurë nën praninë e disa qindra banorëve. Të pranishëm gjithashtu ishin , përfaqësues nga Komuna e Strugës, drejtorë të shkollave të tjera brenda Komunës së Strugës, arsimtarë, veteranë të arsimit, etj. Fjalën përshëndetëse e mori edhe Kryetari i komunës së Strugës z. Ramiz Merko i cili ndër të tjera tha: “ Ne krenohemi me faktin që tashmë këto fëmijë lirisht flasin dhe shkruajnë në gjuhën amtare, në Gjuhën Shqipe. Më lejoni që në emirn tim tua uroj përvjetorin e 10 me emrin Murat Llabunishti” Programi vazhdoi me disa pika mjaft interesante muzikore, recituese, vallëzuese nga ana e nxënësve të kësaj shkolle dhe u krijua një atmosferë tepër festive dhe emocionuese për të gjithë të pranishmit.

Global Consulting & Development Associates nga Kosova

Sot në ambientet e komunës së Strugës kryetari i komunës së Strugës z. Ramiz Merko dhe Shef i kabinetit z.Dashmir Nasufi patën takim me përfaqësues të kompanisë Global Consulting & Development Associates nga Kosova.

Në takim u diskutua për implementimin e projektit B2B të financuar nga UNDP – Kosovë, si dhe për zhvillimin e një takimi të përbashkët të 50 biznismenëve nga Kosova me biznismenët nga Struga dhe Kërçova, i cili do të zhvillohet në muajin prill.

Takim me ambasadorin e Malit të Zi

Sot, kryetari i komunës së Strugës z.Ramis Merko priti ambasadorin e Malit të Zi z. Predrag Mitrovic, znj. Tatijana Perović Mitrova – shef e departamentit pwr çwshtje ekonomike dhe turizwm, Jelena Milačić – sekretare dhe Milorad Andrijaševič – konzul.
Në takim u diskutua për situatën aktuale në komunën e Strugës dhe mundësitë e bashkëpunimit të mëtejshëm në sferën e turizmit dhe investimit nw zonwn e lirw ekonomike zhvillimore.

 

Përfaqësues të komunës së Strugës sot ishin mikpritës të ekipit internacional të maratonëve

Përfaqësues të komunës së Strugës sot ishin mikpritës të ekipit internacional të maratonëve të cilët vrapuan për të promovuar paqe ndërkomëtare, unitet, miqësi dhe mirëkuptim.
Vrapimi për paqe është shtafet globale e cila nuk ka karakter gare.Është e përbër nga ekipi internacional maraton-vullnetar dhe ka për qëllim të promovoj paqe ndërkombëtare, unitet, miqësi, mirëkuptim. Duke shtuar dhe faktin dorë në dorë, gara kalon në shumë shtete, kontinente të ndryshme dhe në këtë mënyrë lidh shum shkolla, organizata, qytete dhe njerëz nga nacionalitete të ndryshme dhe kultura nga mbarë bota.
Komuna e Strugës vazhdon ti përkrahë aktivitetet e këtilla dhe të vendosë rëndësi në unitet, miqësi dhe mirëkuptim.

Kryetari nderon me prezencen e tij autoren e re

Sot kryetari i komunës së Strugës z. Ramiz Merko nderoi me prezencën e tij autoren e librit “Mbi betejën e humbur” znjsh. Zimrisha Kupa.
Ne ambientet e SHMK “Dr – Ibrahim Temo” sot u zhvillua promovimi i librit të shkrimtares më të re Zimrisha Kupa, nxënëse në këtë shkollë. Në promovim ishin të pranishëm shkrimtarë, familjare, drejtori, mësues dhe nxënësit e gjimnazit.
Merko bëri një përshëndetje ku i falenderoi të gjithë të pranishmit dhe përkujtoi edhe njëhërë vitin 2006, kur për herë të parë u hap SHMK “Ibrahim Temo”. Gjithashtu përgëzoi autoren e re Zimrisha Kupa dhe udhëheqësinë e gjimnazit për  mbështetjen e treguar ndaj gjeneratave të reja.

 

Aktvendim për konvokimin e mbledhjes së shtatë të Këshillit të Komunës së Strugës

A K T V E N D I M

Për konvokimin e mbledhjes së shtatë të Këshillit të Komunës së Strugës
E konvokoj mbledhjen e 7 (shtatë) të Këshillit të komunës së Strugës, për datën 15.03.2018,       (E Enjte) me fillim në ora 10,oo, në sallën e madhe të Këshillit të komunës së Strugës:
Mbledhja do të punojë, sipas

R E N D I T   T Ë    D I T Ë S

– Procesverbal nga seanca e 5 – të e Këshillit të Komunës së Strugës.

– Procesverbal nga seanca e 6 – të e Këshillit të Komunës së Strugës.

Propozim – Llogaria vjetore e Buxhetit të komunës së Strugës  për vitin 2017.

MATERIALET E MBLEDHJET SË 7-të

Nr. 08-1163/1

05.03.2018.

KËSHILLI I KOMUNËS SË STRUGËS

Kryetari këshillit,

Resul Kaba

STRUGË

Aktvendim për konvokimin e mbledhjes së gjashtë të Këshillit të Komunës së Strugës

Në bazë të nenit 37, paragrafi 1 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (“ G. Zyrtare e RM” nr. 5/02), miratoj

A K T V E N D I M

Për konvokimin e mbledhjes së gjaashtë të Këshillit të Komunës së Strugës
E konvokoj mbledhjen e 6 (gjashtë) të Këshillit të komunës së Strugës, për datën 27.02.2018, (E martë) me fillim në ora 10,oo, në sallën e madhe të Këshillit të komunës së Strugës:

Mbledhja do të punojë, sipas

R E N D I T   T Ë    D I T Ë S (more…)

Mbledhja e pestë e Këshillit të Komunës së Strugës

Aktvendim për konvokimin e mbledhjes së pestë të Këshillit të Komunës së Strugës
Publikuar: Merkure, 17 Janar 2018 12:17

Në bazë të nenit 37, paragrafi 1 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (“ G. Zyrtare e RM” nr. 5/02), miratoj

A K T V E N D I M

Për konvokimin e mbledhjes së pestë të Këshillit të Komunës së Strugës

E konvokoj mbledhjen e 5 (pestë) të Këshillit të komunës së Strugës, për datën 29.01. 2018, ( e hënë) me fillim në ora 10,oo, në sallën e madhe të Këshillit të komunës së Strugës:

Mbledhja do të punojë, sipas

R E N D I T   T Ë  D I T Ë S (more…)