Njoftim – Kujdes!

Njoftim – Kujdes!

Regjim i ri komunikacioni në rrugët e qytetit të Strugës.

Duke filluar prej datës 01.05.2018 e deri në datën 30.06.2018 do të filloj regjim i ri (i përkohshëm) i trafikut në rrugët e qytetit të Strugës, gjegjësisht komunikacioni do të vijoj në një drejtim  edhe atë në rrugët:

  1. rruga “Dimitar Vllahov” dhe atë nga bashkimi i rr.”15ti Korpus” me rr.”Gjuro Salaj” me bashkimin e rr.”Gjuro Salaj” me rr.”Brigada e Goditjes së Parë Maqedonase” dhe nga bashkimi i rr.”Brigada e Goditjes së Parë Maqedonase” me rr.”Pablo Neruda”.
  2. rruga “Brigada e Goditjes së Parë Maqedonase”dhe atë me bashkimin e rr.”Dimitar Vllahov” me rr. “Dimçe Kovaçeski” dhe bashkimin e rr.”Dimçe Kovaçeski” me rr. ‘Vllado Maleski”
  3. rruga “Jovo Stefanovski-Rile” dhe atë nga bashkimi i rr. “Marks Engels” me rr.”Zufer Musiq” dhe nga bashkimi i rr.”Zufer Musiq” me rr.”JNA”.
  4. pjesë e rrugës “Boro Haxhieski-Pute” dhe atë nga hyrja e hapësirës parking në NPP “Proakua” me bashkimin e rr.”27 Mars” dhe nga bashkimi i rr.“27 Mars” me rr.”Krste Jon”
  5. pjesë e rrugës “27 Mars” dhe atë nga bashkimi i rr.”Boro Haxhieski-Pute” me rr.”Krste Jon” dhe rr.”Vëllezërit Milladinov”
  6. rruga “Krste Jon” dhe atë me bashkimin e rr.”Boro Haxhieski-Pute” me rr.”Niko Nestor” dhe nga bashkimi i rr.”Niko Nestor” me rr.”27 Mars” dhe rr.”Vëllezërit Milladinov.

 

Ky vendim u miratua në seancën e fundit të Këshillit në datë 16.04.2018 dhe së fundmi mori miratimin edhe nga organet e tjera kompetente të SPB – Ohër.

Ftojmë qytetarët, që të respektojnë regjimin e ri të trafikut, të shfrytëzojnë korsitë njëkahëshe dhe të respektojnë shenjat e komunikacionit, në mënyrë që trafiku të vijojë pa probleme.
Për më qart ja dhe ilustrim me foto:

 

Zyra për Marrëdhënie me Publikun,

Komuna e Strugës

F T E S Ë

Komuna e Strugës në bashkëpunim me Global Consulting & Development Associates LLC – Republika e Kosovës, Ju fton të merrni pjesë në takimin midis bizneseve nga Struga dhe Kosova që do të mbahet në datë 26 Prill 2018 ( E enjte), në ora 10:30 në Hotel “MIRAGE” – Strugë.

Ju faleminderit.

Me respekt,

Komuna e Strugës dhe

Global Consulting & Development Associates LLC

Komunikatë për media

Komuna e Strugës njofton qytetarët e Strugës në lidhje me ngjarjen e ditës së sotme se akuzat e Aleances te Shqipetarve jane te pabaza.

Komuna e Struges para 15 viteve ka realizuar marrëveshje me Partin Demokratike Shqiptare (PDSH) për shfrytëzimin e ambienteve apo zyrave të komunës nga ana e PDSH-së.

Kryetari i komunës së Strugës, bashkë me përfaqësues të PDSH-së, kanë realizuar marrëveshje të re për rikthimin e hapësirave të njëjta po në shfrytëzim të administratës komunale, meqënëse të njëjtat janë pjese e komunes.

Shtojce

Njoftim

Komuna e Strugës njofton të gjithë qytetarët se nga dita e nesërme 23.04.2018 (E hënë), do të nisin punimet për shëtitoren e re.
Për shkak të efikasitetit dhe të shmangies të cfardolloj pengese në zhvillimin e komunikacionit. Ju lusim që të shmangni lëvizjen e automjeteve në këtë zonë për mosbllokimin e trafikut. Makinat e parkuara të largohen nga zona e parkimit për të shmangur dëmet eventuale të automjeteve.
Kjo do të zgjas deri në përfundim të punimeve për shëtitoren e re.
Ju lusim për mirëkuptim dhe bashkëpunim.

Sinqerisht,
Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës

Vazhdojnë angazhimet për thithjen e investimeve të huaja në Strugë

Kryetari i Komunës së Strugës në cilësin e ish ministrit për Investime të Huaja z. Ramiz Merko, bashkë me kabinetin ministror, të cilët në mungesë të postit të ministrit për Investime të huaja, kanë vazhduar me angazhime të projekteve për thithjen e investimeve në vend.
Sot kabineti i ish ministrit është takuar për të finalizuar një ndër investimet kryesore shqiptare në komunën e Strugës, flitet për Investim kapital në Zonën Zhvillimore Teknologjike Industriale të Strugës.
Kompania Eurodent në krye me investitorin shqiptar nga Veleshta e Strugës z. Muamer Reçi i cili ka qenë i angarzhuar një kohë të gjatë si shkenctar kërkimor në SHBA në kompanin më të suksesshme në tregun botëror, Colgate – Palmolive.
Siç informojnë nga kabineti ministror, ndërtimi i fabrikës do të fillojë në tremujorin e dytë të këtij viti në rajonin e Strugës, gjegjësisht Zonën Zhvillimore Teknologjike Industriale në rajonin e Strugës. Në tremujorin e parë të këtij viti, është finalizuar plan programi dhe procedurat juridike, ku ky investim do të kapë një vlerë 4 deri 5 milion euro, dhe parashihet të hapen 75 deri 150 vende të reja të punës në të cilën 95 % të punësimeve do të jenë femra. Fabrika do të jetë një qendër e prodhimit dhe e shitjes së produkteve higjienike personale (pastë dhëmbësh, shampo, sapun i lëngshëm) e licencuar nga brendi Colgate-Palmolive dhe kozmetikës, ku do të posedoj laborator modern dhe të avancuar në kërkim të zhvillimit të produkteve kozmetike.
Ky investim është i iniciuar nga Kryetari i Komunës së Strugës z. Ramiz Merko në kohën e postit ministror për Investimeve të Huaja në bashkëpunim me zv. Drejtorin e Drejtorisë së Zonave Tekonologjike Zhvillimore Industriale z. Asip Useini.

NJOFTIM PËR KORRIGJIM TË DATËS SË HAPJES SË OFERTAVE

PROJEKTI PËR PËRMISIMIN E SHËRBIMEVE KOMUNALE – MSIP
 GRANTE INVESTIMESH TË IPA-s
MSIP-IPA-NCB-078-18

 

NJOFTIM PËR KORRIGJIM TË DATËS SË HAPJES SË OFERTAVE

Në lidhje realizimin e furnizimit publik për Kontratën për Ndërtim të rrjetit të kanalizimit në Komunën e Strugës – Nëdrtimi i rrjetit të kanalizimit në fshatin Frëngovë, i cili do të realizohet me mjetetet Komisioni Evropian në kuadër të IPA fondit për investime rurale të Komisionit Evropian për rikonstruksion dhe zhvillim për Projektin për përmisimin e shërbimeve komunale (MSIP), Komuna e Strugës i njofton ofertuesit e interesuar se ofertat duhet të dorëzohen në adresë të Komunës së Strugës deri në ora 12:00, në datë 23.04.2018. Dorëzimi elektronik i ofertave nuk lejohet. Ofertat e vonuara do të refuzohen. Ofertat do të hapen fizikisht në prani të ofertuesve, që do të zgjedhin të jenë prezent personalisht në ora 12:00, datë 23.04.2018.

 

Me respekt,

KOMUNA E STRUGËS

Kryetar i komunës,

Dr. Ramis Merko

Njoftim

Të nderuar,

Ju njoftojmë se në territorin e komunës së Strugës, bëhet uzurpim i vazhdueshëm i sipërfaqeve publike, ndërtimi I objekteve paleje, vendosja e garazheve, barakave e të ngjajshme në sipërfaqe të gjelbërta, trotuare, në oborret e ndërtesave pa miratimin e organeve kompetente.

Njoftohen të gjithë banorët e ndërtimeve të tilla pa leje, gjegjësisht uzurpimin e pronës publike me vendosjen e objekteve si garazhe, barake dhe sende të tjera të luajtshme e të pa luajtshme, vullnetarisht ti paraqesin dhe të bëjnë kërkesë në organet kompetente të komunës së Strugës.

Komuna e Strugës, kërkon edhe më tej bashkëpunimin e qytetarëve të saj për paraqitjen e të gjithë rasteve të tilla dhe ndërgjegjësimin e tyre.

Të gjitha rastet e tilla mund ti paraqisni në info@struga.gov.mk si dhe në numrin e telefonit 046/781-223.

Njoftim

Sipas Programit për vendosjen e pajisjeve urbane në territorin e Komunës së Strugës për vitin 2018 nr.08-753/10 nga data 27.02.2018 si shfytëzues të sipërfaqeve publike ju njoftojmë se është e nevojshme të paktën deri në 15.04.2018 të sillni kërkesë për shfytëzimin e sipërfaqes publike. (more…)

NJTZ (Njësia Territoriale Zjarrfikëse)-Strugë mori donacion

Sot NJTZ (Njësia Territoriale Zjarrfikëse) – Strugë mori donacion me participim të komunës së Strugës.
Kamioni për zjarrfikësit financohet nga komuna, kurse të gjitha paisjet tjera janë donacion nga  “Skarfur” nga Zvicra, me të cilën komuna ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi.
Kjo pajisje do të kontribuojë në funksionimin më efektiv të punës së njësisë zjarrfikëse dhe në përmirësimin e efikasitetit të saj në terren. Komuna e Strugës përforcon kapacitetet e njësisë së zjarrfikësve në mënyrë që të rrisë sigurinë e qytetarëve dhe shërbim më të mirë për ta.
Komuna e Strugës gjithmonë kujdeset për qytetarët e saj dhe është vazhdimisht në shërbim të tyre.

Aktvendim për konvokimin e mbledhjes së tetë të Këshillit të Komunës së Strugës

Në bazë të nenit 39, paragrafi 2 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (“ G. Zyrtare e RM” nr. 5/02), miratoj

A K T V E N D I M
Për konvokimin e mbledhjes së tetë të Këshillit të Komunës së Strugës

E konvokoj mbledhjen e 8 (tetë) të Këshillit të komunës së Strugës, për datën 16.04.2018,     (E hënë) me fillim në ora 10,oo, në sallën e madhe të Këshillit të komunës së Strugës:
Mbledhja do të punojë, sipas

R E N D I T   T Ë    D I T Ë S (more…)