vevobahis giriş - cratosslot giriş - baymavi giriş

Tërhiqet objekti i vendosur në qendër të qytetit pa leje

Pas reagimeve të qytetarëve në lidhje me vendosjen e një objekti pa leje (kiosk) në hapësirë publike, Komuna e Strugës reagon menjëher dhe bën lirimin e hapësirës publike.
Hapësirat publike shëtitoret janë të qytetarëve. Falenderojmë qytetarët që paraqesin raste të tilla, dhe i inkurajojmë që të vazhdojnë edhe më tej ti paraqesin parregullsitë.

Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës

Mbledhja e 4 e këshillit komunal për sigurinë e komunikacionit rrugor.

Sot në hapësirat e komunës së Strugës u mbajt mbledhja e 4 me rradhë e këshillit komunal për sigurinë e komunikacionit rrugor. Mbledhja vijoi sipas rendit ditor :
1) Realizimi i mjeteve propozuese për sinjalizim rrugor në qytetin e Strugës;
2) Regjimi dhe ndryshimet e regjimit në komunikacion në qytetin e Strugës me theks të veçant në projektin e komunikacionit, mendimi i SPB- Ohër nga viti 2018, në lidhje me nenin 348 të LSKRR;
3) Emërim të Këshillit komunal për sigurinë e komunikacionit rrugor;
Gjatë mbledhjes u diskutua rreth vendosjes së sinjalizimit vertikal në rrugët që ka nevojë dhe u diskutuа edhe rreth regjimit të ri rrugor. Aktvendimi për regjimin e ri rrugor u pranua si I ligjshëm dhe funksional nga aspekti i vijimit të komunikacionit, dhe si I tillë do të vazhdojë të zbatohet.
Ndihmës komandanti I njësisë për komunikacion pranë SP-Strugë, Velkovski deklaroi se komunikacioni deri më tani sa i përket rrugëve njëkahëshe , ka vijuar pa probleme.
Sa i përket pikes së tretë, anëtarët e KKSKRR me 7 vota pro zgjodhën për kryetar ndihmës komandantin Llambush Velkoski i cili do të udhëheq seancat e ardhshme.
KKSKRR do të vazhdojë me seancat në të ardhmen, gjithmon në shërbim të qytetarëve për të përmirsuar problematikat e qarkullimit rrugor.

Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës

Nga Struga me respektin dhe nderimin më të lartë, Urime 4 korriku Amerikë.

Në emrin tim personal dhe në emër të Komunës së Strugës shpreh urimet më të përzemërta për gjithë popullin amerikan, me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Nënshkrimi i Deklaratës së Pavarësisë më 4 korrik 1776 përbën jo vetëm ngjarjen më të shënuar në historinë e kombit amerikan, por edhe një ndër stacionet më të rëndësishme të rrugëtimit të qytetërimit dhe vlerës më të lartë të shoqërisë njerëzore, lirisë, demokracisë dhe prosperitetit.
Nga Struga me respektin dhe nderimin më të lartë, Urime 4 korriku Amerikë.

Me respekt,
Dr. Ramis Merko
Kryetar i Komunës së Strugës

Timonie uron Ramis Merkon për punën që bën në Strugë dhe demanton portalet për deklaratën e tij

Sot në hapësirat e Komunës së Strugës kryetari Merko mirëpriti ambasadorin e Francës Kristijan Timonie.Në takim morrën pjesë edhe shefi i kabinetit z. Dashmir Nasufi, drejtor i NP “Proakva” Jeton Shaqiri , këshilltari Inaet Dani dhe përfaqësues të tjerë të administratës komunale.
Ambasadori Timonie foli mjaft për përshtypjen që i kishte lënë Struga dhe bukuritë e saj natyore, përgëzoi kryetarin për mikpritjen dhe punën e tij të deritanishme.
Mes tjerash në takim u diskutua shumë për shpekulimet e shumta nëpër media dhe portale për djegien e kallamit , uzurpimin e plazheve dhe ndërtimeve joligjore. Kryetari Merko edhe njëherë u shpreh se në Strugë nuk ka ndërtime joligjore në bregun e liqenit të Ohrit dhe se nuk do të ketë kurrë të tilla.
Ambasadori Timonie u shpreh se ishe i bindur në punën e kryetarit Merko dhe se shpresonte se do të bashkëpunonin në të ardhmen në sferën e turizmit dhe arsimit, meqënëse të dy palet kishin interese të përbashkëta.
Sa i përket fushës së arsimit ambasadori tha se veçse bashkëpunonin me Komunën e Ohrit dhe Manastirit dhe tha se nuk guxonin të ishin të padrejtë ndaj Strugës sa u përket bashkëpunimeve.
“Ju jeni kryetari më bindës që kam takuar deri më tani” tha Timonie duke e përgëzuar për punën që ka bërë dhe duke u shprehur se deklarata e shumëpërfolur nëpër media ishte thjesht një keqinterpretim dhe manipulim i fjalëve të ambasadorit.
“Ne jemi me Strugën “ vazhdoi ambasadori Timonie dhe se së shpejti do të vizitonte përsëri Strugën dhe kryetarin e Komunës së Strugës.

Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës

Filloi ndërtimi i murit mbrojtës tek salla e re sportive në f.Llabunishtë

Pas kërkesave të shumta të banorëve të f.Llabunishtë, Kryetari i Komunës së Strugës krahas realizimit të projektit të shumëpritur, ndërtimit të sallës së re sportive, realizoi edhe një kërkesë të banorëve. Kryetari Merko ndërtoi mur mbrojtës tek salla sportive, me qëllim sigurinë e kalimtarëve, fëmijëve dhe banorëve të vendit.

Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës

bets10

Ministri Arbër Ademi viziton Komunën e Strugës

Sot në hapësirat e Komunës së Strugës Kryetari Merko sëbashku me shefin e kabinetit dhe njëkohësisht udhëheqës në Departamentin për arsim z. Dashmir Nasufi, mirëpritën ministrin e arsimit dhe shkencës z. Arbër Ademi.
Gjatë takimit u diskutua rreth problematikave që has Komuna e Strugës në fushën e arsimit si dhe rreth disa projekteve të cilat Komuna ka për qëllim ti realizojë në të ardhmen.
Pas përfundimit të takimit, kryetari Merko sëbashku me ministrin Ademi ndoqën nga afër punimet e sallës së re sportive tek SHMK “Niko Nestor “ ku edhe u takuan me disa nga profesorët e kësaj shkolle të cilët patën mundësinë ti parashtronin pyetje dhe të diskutonin rredh disa çështjeve me ministrin.

Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës

Aktvendim për konvokimin e mbledhjes së 25 (njëzetë е pestë)  të Këshillit të Komunës së Strugës

A K T V E N D I M

Për konvokimin e mbledhjes së 25 (njëzetë e pestë)  të Këshillit të Komunës së Strugës

 

       E konvokoj mbledhjen e 25 (njëzetë e pestë) të Këshillit të komunës së Strugës, për datën 27.06.2019(E enjte) me fillim në ora 10,oo, në sallën e madhe të Këshillit të komunës së Strugës:

     Mbledhja do të punojë, sipas:

 

R E N D I T   T Ë    D I T Ë S

 

– Procesverbal nga seanca e 24-të e Këshillit të komunës së Strugës

  1. Propozim Rregullore për ndarjen e shpërblimeve për nxënësit e talentuar.
  1. Program për plotësim të Programit për rregullimin e tokës ndërtimore për vitin 2019.
  2. Vendim për dhënien e pëlqimit të Vendimit për përcaktimin e pikës së pagës për EPÇKF “8 Marsi” – Strugë.
  3. Vendim i propozuar ligjor për ndryshim të Statutit të Komunës së Strugës.
  4. Propozim Vendim për dhënien me qira afatshkurtër të ndërtesës të ekonomisë së mbetur në pronësi të Komunës së Strugës në KK-Vranishtë.
  5. Propozim Vendim për ndryshim të Vendimit për formimin e KKSKRR -Strugë.
  6. Kërkesë për mbështetje financiare për Fetije Abdurrahmani-n.
  7. Kërkesë për mbështetje financiare për Nejat Bajramoski-n.
  1. Propozim Vendim për shpërndarjen e mjeteve tepricë ( fitim) nga puna e NPN “Proaqua”- Strugë për vitin 2018.
  2. (Propozim Vendim) Diskutim për gjendjen e regjimit rrugor në rrugët: “Korpusi i 15-të” dhe “Brigadat Proletare “.
  1. Vendim për përcaktimin e nevojës për miratimin e dokumentacionit planor urbanistik për harmonizimin e dedikimit të planit për legalizim në kërkesë të personi Bogolub Poposki.
  2. Vendim për përcaktimin e nevojës për miratimin e dokumentacionit planor urbanistik për harmonizimin e dedikimit të planit për legalizim në kërkesë të personit Menduje Mehmedi
  3. Vendim për përcaktimin e nevojës për miratimin e dokumentacionit planor urbanistik për harmonizimin e dedikimit të planit për legalizim në kërkesë të personit Shefki Sulejmani.
  1. Vendim për përcaktimin e nevojës për miratimin e dokumentacionit planor urbanistik për harmonizimin e dedikimit të planit për legalizim në kërkesë të personit Ilija Cvetanovski.
  1. Vendim për përcaktimin e nevojës për miratimin e dokumentacionit planor urbanistik për harmonizimin e dedikimit të planit për legalizim në kërkesë të personit Grujoski Aleksandar.
  2. Vendim për përcaktimin e nevojës për miratimin e dokumentacionit planor urbanistik për harmonizimin e dedikimit të planit për legalizim në kërkesë të personit Pllushkoski Branisllav.
  3. Vendim për përcaktimin e nevojës për miratimin e dokumentacionit planor urbanistik për harmonizimin e dedikimit të planit për legalizim në kërkesë të personit Kajmakoski Pavle.
  1. Vendim për përcaktimin e nevojës për miratimin e dokumentacionit planor urbanistik për harmonizimin e dedikimit të planit për legalizim në kërkesë të  BFI Muftinija Strugë.
  2. Vendim për përcaktimin e nevojës për miratimin e dokumentacionit planor urbanistik për harmonizimin e dedikimit të planit për legalizim në kërkesë të personit Amit Ajro.
  1. Vendim për përcaktimin e nevojës për miratimin e dokumentacionit planor urbanistik për harmonizimin e dedikimit të planit për legalizim në kërkesë të personit Abdurahman Ahmedi.
  2. Vendim për përcaktimin e nevojës për miratimin e dokumentacionit planor urbanistik për harmonizimin e dedikimit të planit për legalizim në kërkesë të personit Dimitri Cirkoski.
  3. Vendim për përcaktimin e nevojës për miratimin e dokumentacionit planor urbanistik për harmonizimin e dedikimit të planit për legalizim në kërkesë të personit Kolonja Rexhep.
  1. Vendim për përcaktimin e nevojës për miratimin e dokumentacionit planor urbanistik për harmonizimin e dedikimit të planit për legalizim në kërkesë të personit Ace Martinoski.

Materialet e mbledhjes së 25

KËSHILLI I KOMUNËS SË STRUGËS
Kryetar,
Resul Kaba

Njoftim për qytetarët dhe bletarët e Komunës së Strugës

Njoftohen qytetarët Spërkitja do të kryhet nga ora 21:00 e deri në orën 06:00 (të mëngjesit) me aparaturë të posaçme UV për spërkitje të ftohtë.
Dezinsektimi do të kryhet në të gjithë vendbaniminet në regjionin e komunës të Strugës.

I lusim bletarët te marrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve.

Në rast se ka ndryshime moti (shi, erë) atëherë dezinsektimi do të shtyhet dhe do të kryhet në ditët e ardhshme.

Zyra për marëdhënie me publikun
Komuna e Strugës