vevobahis giriş - cratosslot giriş - baymavi giriş

Vendim për jorealizimin e vlerësimit strategjik për NJU 6 , Blloku 19

Në bazë të nenit 65 paragrafi (6) të Ligjit për mjedis jetësor (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 53/05, 81/05, 24/07, 159/08, 83/09, 48/10,124/10, 51/11, 123/12 , 93/13,42/14, 44/15, 129/15, 192/15, 39/16 dhe 99/18), Kryetari i Komunës së Strugës më 16.05.2019, miratoi:

Vendim për jorealizimin e vlerësimit strategjik

1.Për Programi i Planit për përpunimin e Planit Detal Urbanistik (PDU) për NJU 6 , Blloku 19, Komunа e Strugës, i cili sillet në pajtim me Ligjin për planifikim hapësinor, nuk është e nevojshme të realizohet vlerësim strategjik të ndikimit në mjedisin jetësor në pajtim me nenin 65 të Ligjit për mjedis jetësor.

2. Vendimi së bashku me formularët për përcaktimin e nevojës së realizimit respektivisht jorealizimin e vlerësimit strategjik publikohet në web faqen e komunës së Strugës në www.struga.gov.mk

3. Në pajtim me kriteret për përcaktimin në atë se a ka ndikim një dokument planor në mjedisin jetësor nga neni 65 paragrafi (4) të Ligjit për mjedis jetësor dhe në bazë të të dhënave nga Shtojca 2 të Rregullores për formën, përmbajtjen dhe formularin e vendimit për realizimin respektivisht mosrealizimin e vlerësimit strategjik dhe në formularët për nevojën e realizimit respektivisht mos realizimin e miratimit të Planit Detal Urbanistik (PDU) për NJU 6 , Blloku 19, Komunа e Strugës , nuk do të ketë ndikime në mjedisin jetësor për shkaqet vijuese: Përfshirja planore është paraparë me Planin Gjeneral Urbanistik (PGJU) të komunës së Strugës në vendbanim.

4.Kundër këtij Vendimi parashtruesi mund të parashtrojë ankesë deri te Komisioni Shtetëror për vendimmarrje në procedurë administrative dhe procedurë nga mardhënia e punës së shkallës së dytë në afat prej 15 ditëve nga dita e publikimit të Vendimit në web faqe.

Shkarko formularin

Aktvendim për konvokimin e mbledhjes së 24 (njëzetë е katër)  të Këshillit të Komunës së Strugës

     Në bazë të nenit 39, paragrafi 2 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (“ G. Zyrtare e RM” nr. 5/02), Kryetari i këshillit të komunës së Strugës,  miratoi

A K T V E N D I M
Për konvokimin e mbledhjes së 24 (njëzetë е katër)  të Këshillit të Komunës së Strugës

       E konvokoj mbledhjen e 24 (njëzetë e katër) të Këshillit të komunës së Strugës, për datën 30.05.2019,  (e enjte ) me fillim në ora 10,oo, në sallën e madhe të Këshillit të komunës së Strugës:

     Mbledhja do të punojë, sipas

R E N D I T   T Ë    D I T Ë S

– Procesverbal nga seanca e 23-të e Këshillit të komunës së Strugës,

– Procesverbal nga vazhdimi i seancës së 15-të e Këshillit të komunës së Strugës

  1. Raport për realizimin e Programit për rregullimin e tokës ndërtimore për vitin 2018,
  2. Raport për realizimin e Programit për mbrojtjen e mjedisit jetësor për vitin 2018,
  3. Propozim – Program për Efikasitet të Energjisë në komunën e Strugës për vitin 2019,
  4. Raport për realizimin e Programit për kulturë për vitin 2018,
  5. Propozim – Vendim për ndalesë për parkim të objekteve lundruese në plazhet e qytetit.
  6. Vendim për ndyshim dhe plotësim të Vendimit për ushtrim të transportit linjor komunal të udhëtarëve të komunës së Strugës,
  7. Vendim për ndryshim dhe plotësim të Vendimit për regjim të përkohshëm të komunikacionit në rrugët e qytetit të Strugës.
  8. Propozim – Vendim për dhënie në shfrytëzim të Shtëpisë kooperative në BV Bezovë
  9. Iniciativë nga Kryetari i komunës së Strugës për ndryshim të Statutit të komunës së Strugës,
  10. Propozim – Rregullore për shfrytëzimin e telefonave celular zyrtar nga ana e Këshilltarëve të Këshillit.
  11. Propozim – Rregullore për shfrytëzimin e mjeteve për reprezentacion në komunën e Strugës.
  12. Rregullore për shfrytëzimin e automjeteve zyrtare të komunës së Strugës.
  13. Raport për punën e NP “Oktis – f.Oktis Kuartali i I/2019,
  14. Raport për punën e NP “Komunallno” – Strugë Kuartali i I/2019,
  15. Raport për punën e NP “Komunallno” – Strugë për vitin 2018,
  16. Raport për punën e NPN “Proakva” – Strugë Kuartali i I/2019,
  17. Llogaria vjetore e SHFK “Murat Llabunishti” – f.Llabunishtë për vitin 2018,
  18. Llogaria vjetore e SHFK “Bashkimi” – f. Oktis për vitin 2018,
  19. Llogaria vjetore e SHFK “Josip Broz Tito” – Strugë për vitin 2018,
  20. Llogaria vjetore e SHFK “Shën Kliment Ohridski” – f.Drasllajcë për vitin 2018,
  21. Llogaria vjetore e SHFK “Nuri Mazari” – f. Dollogozhdë për vitin 2018,
  22. Llogaria vjetore e SHFK “Goce Dellçev” – f. Podgorcë për vitin 2018,
  23. Llogaria vjetore e SHFK “Goce Dellçev” – f. Jabllanicë për vitin 2018,
  24. Llogaria vjetore e SHFK “Orhan Xhemaili” – f. Tatesh për vitin 2018,
  25. Llogaria vjetore e SHFK “Zini Hani” – f. Veleshtë për vitin 2018,
  26. Llogaria vjetore e SHFK “Ashim Agushi” – f. Ladorisht për vitin 2018,
  27. Llogaria vjetore e SHFK “Vëllezërit Milladinovci” – Strugë për vitin 2018,
  28. Llogaria vjetore e SHMK “Dr Ibrahim Temo” – Strugë për vitin 2018,
  29. Llogaria vjetore e SHMK “Niko Nestor” – Strugë për vitin 2018,
  30. Llogaria vjetore e EPÇKF “8 Marsi” – Strugë për vitin 2018,
  31. Vendim për zgjerimin e Buxhetit të komunës së Strugës për vitin 2019,
  32. Vendim për transferimin e mjeteve të Buxhetit të komunës së Strugës për vitin 2019,
  33. Iniciativë për përpunimin DLPU parashtruar nga personi Sulejman Domazet,
  34. Iniciativë për përpunimin DLPU parashtruar nga personi Sulejman Domazet i  Gjorgji Dishlieski,
  35. Iniciativë për përpunimin DLPU parashtruar nga personi Klimçe Shavreski,
  36. Iniciativë për përpunimin DLPU parashtruar nga personi Qemal Prapraniku,
  37. Vendim për përcaktimin e miratimit të dokumentacionit planor urbanistik për harmonizimin e qëllimit parashtruar nga Rufi Menoski nga f. Bixhovë.
  38. Vendim për përcaktimin e miratimit të dokumentacionit planor urbanistik për harmonizimin e qëllimit parashtruar nga Instituti për bujqësi në Universitetin Shën Kiril dhe Metodij – Shkup.

Materialet e mbledhjes së 24

KËSHILLI I KOMUNËS SË STRUGËS
Kryetar,
Resul Kaba

Aktivitet i përbashkët midis komunës së Strugës dhe MPB Strugë

Komuna e Strugës, në bashkëpunim me MPB Strugë, me qëllim përmirësimin e kushteve për qëndrim të turistëve dhe vizitorëve gjatë sezonit vijues veror turistik 2019, nga dita e sotshme dhe në muajt në vijim, me aktivitet të përbashkët midis inspektorit të autorizuar të turizmit të komunës dhe përfaqësuesit të MPB-së në Strugë, do të kryejnë kontroll të rregullt te subjektet juridike dhe fizike që japin shërbime për akomodim të mysafirëve në territorin e Komunës së Strugës.
Qëndrim i përbashkët i institucioneve tona është fakti se siguria e turistëve, vizitorëve dhe mysafirëve nga vendi dhe nga jashtë, të cilët qëndrojnë dhe e vizitojnë Strugën është prioriteti më i madh. Kjo për arsye se Struga patjetër duhet të jetë destinacion atraktiv turistik, ku turistëve do tju jepet ndjenja e sigurisë, e cila nënkupton qëndrim të këndshëm dhe është faktor për tërheqje edhe më të madhe të turistëve ekzistuesë dhe potencialë.

Kështu, në territorin e Komunës së Strugës funksionon një numër i konsiderueshëm i dhënësve të shërbimeve për akomodim të turistëve në shtëpi, dhoma dhe apartamente, të cilët janë të regjistruar dhe të kategorizuar në regjistrin që e udhëheq komuna.
Kjo rezulton nga neni 47 paragrafi 1 i Ligjit për veprimtari hoteliere (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.62/2004, 89/2008, 115/2010, 53/2011, 141/2012, 164/2013, 187/2013, 166/2014, 199/2014, 129/2015, 192/2015, 39/2016), për dhënie të shërbimeve hoteliere – akomodim të turistëve, ku personat fizikë duhet të plotësojnë kushte minimale teknike dhe kushte për kategorizim, ndërsa kategorizimi kryhet nga ana e Komisionit për kategorizim të Komunës së Strugës.
Aktvendimi për kategorizim, i cili merret sipas një procedure të caktuar, do të thotë se personi fizik që jep shërbime për akomodim të mysafirëve, veprimtarinë e tij e kryen në mënyrë legale, përkatësisht respekton më shumë ligje dhe akte nënligjore (nga sfera e turizmit dhe hotelerisë, siguria e qytetarëve dhe turistëve, ekonomisë lokale, financave publike e ngjashëm).
Prandaj, qëllimi i aktivitetit të përbashkët midis inspektimit komunal dhe atij policor është që të sigurohet se dhënësit e shërbimeve për akomodim të turistëve të plotësojnë disa kushte të caktuara ligjore, ndaj komunës dhe shtetit, të cilat nga ana tjetër nënkuptojnë qëndrim më të sigurt për të gjithë turistët dhe vizitorët në Strugë.
Ju përkujtojmë se dispozitat kundërvajtëse për mosrespektimin e ligjive përcaktojnë dënime të larta (ndalesë për kryerje të veprimtarisë, gjoba në qindra dhe mijëra euro në kundërvlerë në denarë), varësisht shkallës së shkeljes së dispozitave ligjore.

Njëkohësisht, apelojmë deri te të gjithë personat fizikë që kanë tendencë për të dhënë dhe ata që japin shërbime për akomodim të turistëve, të drejtohen deri te Njësia e turizmit në Komunën e Strugës, për informacione më të detajuara.
Administrata e Komunës së Strugës me kënaqësi do të japë informacione dhe do të ndihmojë në procedurat e kategorizimit, veçse në sportelin e ndërtesës së komunës, por edhe në ueb-faqen e komunës, ka formularë të gatshëm të përpiluar, të cilët vetëm se duhet minimalisht të plotësohen.
Komuna e Strugës bashkëpunon dhe do të bashkëpunojë edhe më tej me të gjitha institucionet, organet dhe organizatat relevante, me qëllim përmirësimin e përshtypjes së qytetarëve, por edhe të turistëve dhe vizitorëve që qëndrojnë në Strugë, kurse qëllimi final është që Struga, si destinacion turistik, ta fitojë vendin e saj mes vendeve më atraktive në këtë shtet dhe më gjerë në rajon.

Me respekt,
Komuna e Strugës
Njësia për turizëm

Komuna e Strugës filloi me procesin e vendosjes së ulëseve përgjatë bulevardit të ri, që qytetarëve t’ju krijojmë kushte për tu relaksuar dhe për të pushuar.

Apelojmë deri tek qytetarët që të ruajnë pajisjet urbane që janë në shërbim të të gjithëve.
Punët e mira bëhen kur të gjithë pojmë bashkë! Andaj, të denoncohen dëmtuesit eventual të pajisjeve urbane në faqen zyrtare të Komunës së Strugës, në rrjetin social Facebook dhe përmes e-mailit të komunës: info@struga.gov.mk

Zyra për marrëdhëni me publikun,
Komuna e Strugës

Merko takon kolektivin e SHMK “Ibrahim Temo”

Sot, Kryetari i Komunës së Strugës z. Ramis Merko sëbashku me shefin e kabinetit z. Dashmir Nasufi, mirëpritën në takim kolektivin e SHMK “Ibrahim Temo”.
Takimi kishte karakter informative në lidhje me binjakëzimin e SHMK “Ibrahim Temo” me shkollën Yıldız Tınas İzmiroğlu Anadolu Lisesi në Izmir, Turqi. Kolektivi i SHMK Ibrahim Temo ishte në vizitë tre ditore të kësaj shkolle, ku shkëmbyen përvoja, mendime dhe ide për bashkëpunime në të ardhmen.
Kryetari i Komunës së Strugës u shpreh se e mbështet këtë iniciativë dhe se do ta ftojë shkollën në fjalë për vizitë.

Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës

Simpoziumi I 24-t I Shoqatës Arkeologjike të Maqedonisë

Dje nisi simpoziumi i 24 i Arkeologëve të Maqedonisë I cili do të zhvillohet deri më 10 Maj 2019. Në hapjen e Simpoziumit I pranishëm ishte edhe Kryetari i Komunës së Strugës z. Ramis Merko, Drejtoresha e Drejtorisë për mbrojtje të trashëgimisë kulturore znj. Eleonora Petrova-Mitevska, Drejtori i muzeut arheologjik i Maqedonise së Veriut z.Goran Sanev, si dhe arheologe nga mbare vendi.
Gjatë simpozimuit tre ditor do të bisedohen tema që kanë të bëjnë me historinë e kërkimeve arkeologjike në rajonin e Strugës dhe Ohrit, zonat e mbrojtura në këtë rajone , për arkeologjinë nënujore etj.

Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës

Vijezim horizontal

Gjatë mbrëmjes së kaluar kompania e kontraktuar nga Komuna e Strugës, u përkujdes që të vendoset sinjalizimi adekuat horizontal 🚧gjegjësisht vijëzimi i anësoreve dhe rregullimi i vijave të bardha për 🚶🏻‍♂️këmbësor.
Ky projekt u realiziua me qellim që 🚙shoferët dhe kalimtarët ta kenë më të lehtë dhe pa pengesa.

Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës