vevobahis giriş - cratosslot giriş - baymavi giriş

Takim me shefin e SP – Strugë

Me iniciativë të kryetarit të komunës së Strugës z. Ramis Merko, Shefi i kabinetit z. Dashmir Nasufi sot takoi shefin e Stacionit Policor të Strugës z. Valon Hani. Takimi kishte karakter informues rreth ngjarjeve të fundit që po zhvillohen në qytetin tonë që vërtet janë problematike dhe shqetësuese për të gjithë qytetarët.
Në takim u diskutua për çështjen e lypësve të organizuar, e cila ende nuk është zgjidhur. Nga ana e Komunës së Strugës u kërkua llogari se pse ende nuk ka rezultat në aksionet e ndërmarra më herët.
Organet policore po bëjnë punën dhe vëzhgimin e të gjithë terrenit se ku po veprojnë lypësit e organizuar për të arritur deri në tutorimet e tyre apo personat që po i keqpërdorin.  Është një situatë delikate pasi që në të shumtën e rasteve kemi të bëjmë me fëmijë prandaj dhe është e vështirë për të arritur aty ku duam ne. Ne po veprojmë gjatë gjithë kohës dhe sëshpejti para fillimit të sezonit turistik do të kemi rezultate konkrete, theksoi Hani.
Pos kësaj sa u përket  vjedhjeve të fundit në fshatrat Ladorishtë, Zagraçan, Shum, etj z. Hani theksoi se janë shtuar masat e patrullimit dhe atë në orët e vona të natës. Ndër tjera ai potencoi se mungon bashkëpunimi i qytetarëve me organet policore në drejtim të dhënies së informacionit në kohë reale. Do te inicohen ekipe civile patrullimi të cilat do të të patrulojnë dhe do të levizin jo vetëm në fshatrat konkret por në të gjithë territorin e Komunës së Strugës.

z.Nasufi theksoi se Komuna nuk ka kompetencë në marrjen e masave konkrete por se ne si institucion jemi në mbështetje të qytetarëve dhe po bëjmë aq sa kemi mundësi.

Ndër tjera vërejtje u adresuan edhe moszbatimi i ligjit të gjuhëve në Stacionin Policor të Strugës, ku rast I fundit ishte raporti gjashtëmujor i gjendjes së kriminalitetit në Komunën e Strugës.   Valon Hani tha se kjo vjen si pasojë e mungesës të kuadrit përkthyes në SP.

APEL deri tek të gjithë qytetarët e Komunës së Strugës: Për çdo lëvizje të dyshimtë të personave të panjohur apo lëvizje të makinave të dyshimta lajmërohuni në 192 ose në numrat fiks të SP Strugë.

 

Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës

Aktvendim për konvokimin e mbledhjes së 20 (njëzetë) të Këshillit të Komunës së Strugës.

Në bazë të nenit 39, paragrafi 2 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (“ G. Zyrtare e RM” nr. 5/02), Kryetari i këshillit të komunës së Strugës,  miratoi

A K T V E N D I M
Për konvokimin e mbledhjes së 20 (njëzetë)  të Këshillit të Komunës së Strugës.

E konvokoj mbledhjen e 20 (njëzetë) të Këshillit të komunës së Strugës, për datën 26.02.2019,  (E martë) me fillim në ora 10,oo, në sallën e madhe të Këshillit të komunës së Strugës:
Mbledhja do të punojë, sipas

R E N D I T   T Ë    D I T Ë S

– Procesverbal nga seanca e 19-të e Këshillit të komunës së Strugës

  1. Raport për shumën e përgjithshme kontraktuese të kreditorëve për financimin e obligimeve të arritura dhe të papaguara.
  2. Propozim – Vendim për zgjerimin e Buxhetit të komunës së Strugës për vitin 2019.
  3. Raport për realizimin e Programit për punën e Këshillit të komunës së Strugës për vitin 2018,
  4. Raport për realizimin e Programit për aktivitetet e Komunës së Strugës në sferën e Mbrojtjes sociale për nevojat e qytetarëve të Komunës së Strugës për vitin 2018,
  5. Raport për realizimin e Programit për realizimin e masave të përgjithshme për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet ngjitëse të komunës së Strugës për vitin 2018,
  6. Raport vjetor për punën e Sektorit për mbikëqyrje inspektuese – Inspektorat pranë komunës së Strugës për vitin 2018,
  7. Raport për punën e NP “Ujësjellës Dollogozhdë” – f.Dollogozhdë kuartali i III dhe IV/2018,
  8. Propozim – Vendim për dhënie në shfrytëzim të përhershëm të sendit të luajtshëm pronësi e komunës së Strugës,
  9. Kërkesë për shlyerjen e kamatës nga borxhi i papaguar të personit Marjan Bunçeski nga f.Moroishtë.
  10. Propozim – Program për ndryshim dhe plotësim të Programit për rregullimin e tokës ndërtimore në komunën e Strugës për vitin 2019.

Materialet e mbledhjes së 20-të

 

Nr. 08- 812/1
19.02.2019
STRUGË

KËSHILLI I KOMUNËS SË STRUGËS
Kryetari këshillit,
Resul Kaba

 

 

NJ O F T I M

Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Strugës, se nga data 18.02.2019, pritja e palëve nga ana e Kryetarit të Komunës së Strugës, z. Ramis Merko si dhe takim i palëve me udhëheqësit e sektorëve dhe njësive do të bëhet çdo:

  • Të martë prej ora 10:00 deri 11:30 dhe 13:00 deri 15:00
  • Të mërkurë prej ora 10:00 deri 11:30 dhe 13:00 deri 15:00
  • Të ejnte prej ora 10:00 deri 11:30 dhe 13:00 deri 15:00

Çdo takim me Kryetarin dhe nëpunësit administrativë do të planifikohet dhe realizohet paraprakisht te Hyrja, ku do të mund të paraqiteni me emër dhe mbiemër, kartelë elektronike për hyrje-dalje dhe cilin nëpunës administrativ dëshironi ta takoni për qëllime të ndryshme.

 

Me respekt,

Komuna e Strugës

KËRKESË PËR SHPALLJE

Të nderuar,

 

Kryetari i komunës së Strugës në përputhje me nenin 99 pika 1, neni 107 pika 13   dhe neni 122 pika 4 nga Ligji për mjedisin jetësor (,,Gazeta Zyrtare në R.M ,,nr.53/05,81/05,24/07,159/08,83/09,48/10,124/10,51/11,123/12,93/13,42/14,44/15,129/15, 92/2015, 39/16dhe 99/18),si në vijim

 

 

 

SH P A LL J E

e projektë B- Lejes sëintegruar ekologjike

 

Në përputhje me nenin 122 pika 1nga Ligji për mjedisin jetësor (Gazeta Zyrtare në R.M nr.53/05, 81/05, 24/07, 159/08, 83/09, 48/10, 124/10, 51/11, 123/12, 93/13, 42/14, 44/15, 129/15, 192/15, 39/16dhe 99/18), deri te Kryetari i komunës së Strugës është dorëzuar kërkesë për marrjen e B- Lejës së integruar ekologjike nr. 03-1616/1të datës 28.12.2009.

 

Dorëzues i kërkesës:

SHPKNJPASNERA 96“

Lokacioni „LIVADHI“

Adresa:

f.Frëngovë

Strugë

PK.960 dhe PK.961

 

  –Sipërfaqja           S=7235 м2

 

Personi për kontakt:

Subi Amzai

Tel: 070/394859

 

 

Kategoria e instalacionit:

Shtojca 2, Pika 3.3Stacioni i bazës së betonit me kapacitet të plot të sillosave më të mëdha se 50m3.

 

 

 

Projekt Leja  në formë të shtypur, do të jetë e ekspozuar,për shqyrtim për të interesuarit në afat prej 14 ditëve që nga dita e daljes së kësaj Shpallje,në shtypin ditor në hapsirat  e :

Komunës së Strugës Marshal Tito ,, p.n 6330 STRUGË.

Çdo ditë pune nga ora 08 – 15:00

Telefoni për kontakt: 046 781-335

 

Ju informojmë se kërkesa do të jetë në dispozicion edhe në formë elektronike, në faqen zyrtare të Komunës së Strugës:

 

www.struga.gov.mk

Me respekt,

Komuna e Strugës

 

Shkarko Lejen

Aksion për largimin e lypësve të organizuar

Komuna e Strugës ne bashkëpunim me SP –Strugë dhe Entin për pune dhe politikë sociale organizojnë aksion për ti larguar lypësit e organizuar. Ky aksion ka për qëllim largimin e lypësve të trafikuar ose organizuar nga persona që keqpërdorin gjëndjen e tyre.

Meqënëse numri i personave që kërkojnë lëmoshë nëpër rrugët e Strugës është shtuar, Komuna e Strugës e pa si të domosdoshme të ndërmerrte dicka në lidhje me të.

Lusim të gjithë qytetarët e Strugës të kyçen në aksion ashtu që do ti paraqesin lypsit e organizuar në numrin 192 ose në faqen zyrtare të Komunës së Strugës.

Me respekt,
Komuna e Strugës
Kryetar,
Dr. Ramis Merko

Këshilli i Komunës së Strugës fiton grant 60 000 Franga zvicrane

Dje në sallën e Këshillit të Komunës së Strugës, me ftesë të Kryetarit të Keshillit z. Resul Kaba përfaqësuesi i UNDP-së z. Ilmiasan Dauti prezantoi projektin para këshilltarëve komunal.

Këshilli i Komunës së Strugës ka fituar grantin prej 60 000 Frangave Zvicerane për përforcimin e kapaciteteve të këshillit. Projekti realizohet nëpërmjet UNDP- së, që ka për qëllim përforcimin e Këshilleve Komunale dhe rolin e këshilltarëve në sferat e urbanizmit, kulturës, veprimtari komunale si dhe në sferat tjera.

Nga ky grant 50 mijë franga zvicerane do të shfrytëzohen për projekte të cilat do ti zgjedhin qytetarët nëpërmjet forumeve të bashkësive, ndërsa pjesa tjetër do të shfrytëzohen për ngritjen e kapaciteteve të punës së Këshillit komunal.

Zyra për marrëdhënie me publikun,

Komuna e Strugës

Ramis Merko ndërron të gjithë gypat e azbestit në Strugë që nuk janë prekur për 40 vitet e fundit.

Sot Kryetari i Komunës së Strugës, z. Ramis Merko e inaugurojë fillimin e fazës të njërit nga projektet më të rëndësishme në qytetin e Strugës për heqjen e gypave të Azbestit nëpër të gjithë territorin e Komunës së Strugës dhe zëvendësimin e tyre me gypa të rinj PVC dhe me kapacitet të dyfishtë nga të vjetrit, gypa që nuk janë prekur për 40 vitet e fundit.

Faza që do të fillojë sot do ta përfshijë segmentin në rrugën Partizanska duke filluar nga rrethrrotullimi tek ish stacioni i autobusëve dhe duke përfunduar tek rrethrrotullimi tek plazhi i grave.

Edhe pse i gjithë projekti është shumë i rëndësishëm, jo rastësisht kjo fazë u caktua si fazë e parë sepse kjo rrugë shtrihet përgjatë bregut të Liqenit të Ohrit në të cilin paralelisht do të realizohet edhe projekt për shëtitore dhe është shumë e rëndësishme për zhvillimin e turizmin dhe mbështetjen e objekteve hotelerike përgjatë bregut duke e pasur parasysh se po afrohet sezoni veror.

Gjatë punimeve për realizimin e projekteve të lartëpërmendura herë pas herë do të jemi të detyruar të bllokojmë segmente të caktuara rrugore ose trotuare. Për këtë arsyje kërkojmë mirkuptim dhe durim nga të gjithë personat fizik dhe personat juridikë që ushtrojnë aktivitetet nëpër territorin e komunës.

Me respekt,

Komuna e Strugës

Kryetar, Dr. Ramis Merko

Takim mes përfaqësuesve nga Komuna e Strugës me konsorciumin të kompanive holandeze

Komuna e Strugës sëbashku me Elektranën e Maqedonisë (ELEM) dhe konsorciumin të kompanive holandeze i shqyrton mundësitë për rehabilitimin dhe përmirësimin e digës së hyrjes dhe skadimin e lumit të Drinit të Zi. Aktualisht këto pajisje përdoren së bashku për menaxhimin e nivelit të ujit në Liqenin e Ohrit dhe i mundëson ELEM-të që të rregullojë rrjedhën e ujit në hidrocentralin e Globoçicës.

Për të siguruar pranimin e këtyre masave inovative në 30.01.2019 në sallën e Këshillit të Komunës së Strugës, u mbajt konsultimi publik me palët të ndryshëme kryesore për ti njohur pikëpamjet dhe opsionet e ndryshme.

Në bashkëpunim të ngushtë me komunën e Strugës dhe ELEM-in, konsorciumi holandez rradhazi do të përdorë rezultatet e këtij konsultimi si pikënisje për zhvillimin e një kërkese  drejtuar qeverisë holandeze për të financuar një studim fizibiliteti për të përpunuar më tej projektin.

Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësues të Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Republikën e Maqedonisë, përfaqësues të komunave të Strugës, Ohrit dhe Debarcës, Agjencia e Energjisë, ELEM, Menaxhimi i Ujërave të Republikës së Maqedonisë, Instituti Hidrobiologjik, Muzeu, OJQ-re lokale dhe institucionet.

Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës.

Aktvendim për konvokimin e mbledhjes së 19 (nëntëmbëdhjetë) të Këshillit të Komunës së Strugës

Në bazë të nenit 39, paragrafi 2 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (“ G. Zyrtare e RM” nr. 5/02), Kryetari i këshillit të komunës së Strugës,  miratoi

A K T V E N D I M
Për konvokimin e mbledhjes së 19 (nëntëmbëdhjetë)  të Këshillit të Komunës së Strugës

       E konvokoj mbledhjen e 19 (nëntëmbëdhjetë) të Këshillit të komunës së Strugës, për datën 06.02.2019,  (E mërkurë) me fillim në ora 10,oo, në sallën e madhe të Këshillit të komunës së Strugës:

Mbledhja do të punojë, sipas

R E N D I T   T Ë    D I T Ë S

– Procesverbal nga seanca e 17-të e Këshillit të komunës së Strugës

– Procesverbal nga seanca e 18-të e Këshillit të komunës së Strugës

  1. Propozim Vendim për ndryshim dhe plotësim të Vendimit për realizimin e Buxhetit të komunës së Strugës për vitin 2019.
  2. Propozim Vendim për ndarjen e ndihmës financiare për personin Zoran Pereski nga f.Llozhan
  3. Propozim Vendim për ndarjen e ndihmës financiare për personin Amiet Arisi nga f.Dollogozhdë
  4. Raport për shumën e përgjithshme kontraktuese të kreditorëve për financimin e obligimeve të arritura dhe të papaguara
  5. Propozim – Program për instalimin e sistemeve fotovoltaike në objekte publike të komunës së Strugës,
  6. Propozim – Program për ndryshim dhe plotësim të Programit për rregullimin e tokës ndërtimore në komunën e Strugës për vitin 2019,
  7. Vendim për dhënie me qira të sallës sportive SHMK “Dr.Ibrahim Temo” – Strugë,
  8. Propozim – Vendim për kompensim të dëmit,
  9. Raport për punën e NP “Oktis – f.Oktis Kuartali i IV/2018
  10. Propozim – Vendim për përcaktimin e nevojës për miratimin e dokumentacionit planor urbanistik për  harmonizimin  e dedikimit  të planit, në  kërkesë të personit Sevdi Osmani nga Novo Sella.
  11. Propozim – Vendim për përcaktimin e nevojës për miratimin e dokumentacionit planor urbanistik për  harmonizimin  e dedikimit  të planit, në  kërkesë të personit Avdi Agni.
  12. Propozim – Vendim për përcaktimin e nevojës për miratimin e dokumentacionit planor urbanistik për  harmonizimin  e dedikimit  të planit, në  kërkesë të personit Gani Shemo.
  13. Korrigjim i gabimit të Vendimit për përcaktimin e nevojës për miratimin e dokumentacionit planor urbanistik për harmonizimin e dedikimit, në kërkesë të personit Bashkim Kormakoski nga f.Llabunishtë.
  14. Aktvendim për formimin e grupit punues për emërimin e rrugëve lokale në komunën e Strugës
  15. Vendim për dhënie pëlqim për aplikimin e projekteve në Byronë për zhvillim të barabartë të RM për vitin 2019 me projektin “Ndërtimi i rrjetit të ujësjellësit në fshatin Ladorisht – faza 2”.
  16. Vendim për dhënie pëlqim për aplikimin e projekteve në Byronë për zhvillim të barabartë të RM për vitin 2019 me projektin “Rikonstruimin e rezervuarit për ujë në f. Shum”.
  17. Vendim për dhënie pëlqim për aplikimin e projekteve në Byronë për zhvillim të barabartë të RM për vitin 2019 me projektin “Përgatitja e dokumentacionit teknik për ndërtimin e shtegut për këmbësor deri tek shkolla në f. Drasllajcë”.

Materialet e mbledhjes së 19-të

Nr. 08-381 /1
24.01.2019
STRUGË

KËSHILLI I KOMUNËS SË STRUGËS
Kryetari këshillit,
Resul Kaba

Rekomandime

Rekomandime nga Drejtoria për Mbrojte dhe Shpëtim te qytetareve të cilët banojnë në vise të larta malore në kushte dimërore

  1. Të sigurohen me kohë sasi të mjaftueshme ushqimi dhe barna për nevoja personale.
  2. Të sigurohen me kohë sasi të mjaftueshme ushqimi dhe barna për kafshët shtëpiake.
  3. Të sigurohet lidhje telefonike – mundësisht celular.
  4. Tu vihet re çative – në rast rreshje dëbore të pastrohen me kohë.
  5. Në raste askidenti ose fatkeqësie të lajmërohen menjëherë.
  6. Rregullisht të pastrohen oborret dhe të komunikohet me zonat e banuara.
  7. Të mos largohen nga vendbanimet duke vozitur automjete, traktor apo mjete tjera transporti në qoftë se nuk është e domosdoshme.

Rekomandime për të gjithë qytetarët që planifikojnë të shkojnë në mal

bursa escort

Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim për shkak të ndryshimit të motit, ndryshueshmërisë së temperaturave, paraqitjes së mjegullës dhe ngjajshëm, i porosit të gjithë qytetarët e Republikës të Maqedonisë:

  1. Të ndjekin vazhdimisht ndryshimet e temperaturave para se të nisen drejt qenrave turistike apo ndonjë destinacioni tjeter.
  2. Të mos nisen në rrugë me automjet të pa qëndrueshëm dhe pa paisje adekuate dimërore.
  3. Automjeti me të cili do të udhëtohet të ketë mjaftueshëm karburant për të arritur deri në destinacionin e dëshiruar edhe në rast trafiku.
  4. Të kenë rezerva të mjaftueshme ushqimi, uji, barnash dhe rrobash.
  5. Ti kenë celularët e karikuar dhe të jenë në komunikim të vazhdueshëm me të afërmit e tyre.
  6. Njerëzit që do të vizitojnë qëndrat për skijim ti përdorin stazat për skijim dhe në qoftë se do të largohen nga të njëjtat së pari ti lajmërojnë ekipet e shpëtimit .
  7. Alpinistët, dhe qyterarët e tjerë të cilët duat të ngjiten në mal në kushte dimërore , ti informojnë paraprakisht shërbimet policore si dhe shërbimet e shpëtimit për drejtimin e tyre te lëvizjes dhe kohën e kthimit.