Rikonstruim i çerdhes “8 Marsi”

Gjatë javës së kaluar filloi rekonstruimi i çerdhes për fëmijë “8 Marsi”. Sipas projektit është paraparë rikonstruim i jashtëm i objektit dhe atë : ndërrim dhe izolim i kulmit dhe ullukëve, ndërrimi i dritareve të jashtme me dritare dhe dyer të reja dhe rikonstruim i fasadës së jashtme me fasadë të re termike me izolim.

Së shpejti çerdhja “8 Marsi” me pamje të re.

 

Zyra për marrëdhënie me publikun,

Komuna e Strugës

Aktvendim për konvokimin e mbledhjes së 30 (tridhjetë) të jashtëzakonshme të Këshillit të Komunës së Strugës

A K T V E N D I M

 

Për konvokimin e mbledhjes së 30 (tridhjetë)  të jashtëzakonshme të  Këshillit të Komunës së Strugës

E konvokoj mbledhjen e 30 (tridhjetë) të jashtëzakonshme Këshillit të komunës së Strugës, për datën 18.10.2019( e premte ) me fillim në ora 14,oo, në sallën e madhe të Këshillit të komunës së Strugës:

Mbledhja do të punojë, sipas:

 

R E N D I T   T Ë    D I T Ë S

 

 

 

  1. Vendim për Ndarje të NPN “Proakva” – Strugë ndarje me themelim dhe ndarje me marrje ( ndarje e kombinuar).
  2. Vendim për miratimin e Planit për ndarje të NPN “Proakva” – Strugë, dhe lidhjen të Marrëveshjes për bashkim me NP Sistemi i Kolektorit – Shkup, përmes ndarjes së kombinuar – ndarje me themelim dhe ndarje me marrje.
  3. Vendim  për ndarjen e mjeteve financiare të NPN “Proakva” – Strugë , ( Nga buxheti i Repbulikës).
  • Plan për ndarje të NPN “Proakva” – Strugë, të datës 30.06.2019

Mbledhja e 30

Draft – Plani për menaxhimin e trashëgimisë natyrore dhe kulturore të Rajonit të Ohrit për periudhën 2019-2028

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor informon publikun e interesuar që është përgatitur dhe publikuar një Draft Plan për menaxhimin e trashëgimisë natyrore dhe kulturore të Rajonit të Ohrit për periudhën 2019-2028.

Raport  për  vlerësim strategjik  të ndikimit në mjedisin jetësor  për plan për menaxhimin me  trashëgimit  natyrore dhe kulturore  në rajonin e Ohrit  për 2019-2028

Trashëgimia natyrore dhe kulturore në  rajonin e Ohrit

 

 

Aktvendim për konvokimin e mbledhjes së 29 (njëzetë e nëntë) të Këshillit të Komunës së Strugës

Në bazë të nenit 39, paragrafi 2 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (“ G. Zyrtare e RM” nr. 5/02), Kryetari i këshillit të komunës së Strugës,  miratoi

 

A K T V E N D I M

Për konvokimin e mbledhjes së 29 (njëzetë e nëntë)  të Këshillit të Komunës së Strugës

 

E konvokoj mbledhjen e 29 (njëzetë e nëntë) të Këshillit të komunës së Strugës, për datën 24.09.2019( E Martë ) me fillim në ora 10,oo, në sallën e madhe të Këshillit të komunës së Strugës:

Mbledhja do të punojë, sipas:

 

R E N D I T   T Ë    D I T Ë S

 

– Procesverbal nga seanca e 28 – të e Këshillit të komunës së Strugës

 

  1. Ndryshime dhe plotësime të Buxhetit të komunës së Strugës (Rebalanc) për vitin 2019,
  2. Program vjetor dhe Program për ekskursione të SHFK “Vëllezërit Milladinovci” – Strugë për vitin shkollor 2019/2020.
  3. Program vjetor dhe Program për ekskursione të SHFK “Josip Broz Tito” – Strugë për vitin shkollor 2019/2020.
  4. Program vjetor të SHFK “Nuri Mazari” – f.Dollogozhdë për vitin shkollor 2019/2020.
  5. Program vjetor të SHFK “Ashim Agushi” – f.Ladorisht për vitin shkollor 2019/2020.
  6. Program vjetor dhe Program për ekskursione të SHFK “Shën Kliment Ohridski” – f.Drasllajcë për vitin shkollor 2019/2020.
  7. Program vjetor të SHFK “Bashkimi – f.Oktis për vitin shkollor 2019/2020.
  8. Program vjetor të SHFK “Zini Hani” – f.Veleshtë për vitin shkollor 2019/2020.
  9. Program vjetor dhe Program për ekskursione të SHFK “Goce Dellçev”–f.Jabllanicë për vitin shkollor 2019/2020.
  10. Program vjetor të SHFK “Orhan Xhemaili” – f.Tatesh i Epërm për vitin shkollor 2019/2020.
  11. Program vjetor të SHFK “Murat Llabunishti” – f.Llabunishtë për vitin shkollor 2019/2020.
  12. Program vjetor dhe Program për ekskurzione të SHFK “Goce Dellçev” – f.Podgorcë për vitin shkollor 2019/2020.
  13. Program vjetor të SHMK “Niko Nestor” – Strugë për vitin shkollor 2019/2020,
  14. Program vjetor të SHMK “ Dr.Ibrahim Temo” – Strugë për vitin shkollor 2019/2020,
  15. Program vjetor të EPÇKF “8 Marsi” për vitin 2019/2020,
  16. Strategji për integrim ndëretnik në arsim dhe angazhimi qytetar në komunën e Strugës.
  17. Raport për punën e NPN “Proakva” – Strugë, 01.01.2019 – 30.06.2019,
  18. Raport vjetor për zbatim të tarifave për shërbimet në NPN “Proakva” – Strugë,
  19. Raport për punën e NP “Oktisi” – f. Oktis, kuartali II/2019,
  20. Raport për punën e NPK “Higjiena” – f. Llabunishtë, kuartali II/2019,
  21. Plan Vjetor për punësim për vitn 2020 në NPK “Higjiena” – f. Llabunishtë,
  22. Program për ndryshim dhe plotësim të Programit për pastërti publike të Komunës së Strugës për vitin 2019,
  23. Propozim – Program për mirëmbajtje të rrugëve dhe rrugicave lokale në Komunën e Strugës për vitin 2019/2020.
  24. Kërkesë për ndihmë financiare për personin Nexhmi Qazimi nga f. Tatesh i Epërm,
  25. Aktvendim për ndërprerjen e publikimit të aktit miratuar nga Këshilli komunës së Strugës.

Mbledhja e 29-të

 

Shpallje publike për personat papunësuar të evidentuar.

Në bazë të Kontratës për bashkëpunim ndërmjet Agjencionit për punësim të RMV (APRMV), Programi për zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) dhe Komunës së Strugës, Plani operativ për programe aktive dhe masa për punësim dhe shërbime të tregut të punës për vitin 2019, i miratuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë Veriore, Programi Punë e Dobishme Komunale, financuar nga Agjensia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim,, më datë 23.08.2019 shpallin :

S H P A L L J E P U B L I K E
për
personat papunësuar të evidentuar, për kyçje në
Programin – Punë e Dobishme Komunale për projektin “Shërbime sociale për grupet vunerable të qytetarëve”

Thirren të gjithë të evidentuarit e pa punë, të cilët janë të interesuar të kyçen në Programin – Punë e dobishme komunale, projekti „ Shërbime sociale për grupet vunerable të qytetarëve” – për angazhim në punë prej 20 (njëzet) orësh në javë për periudhë prej 6 (gjashtë) muajsh për fitim të aftësive dhe gradualisht kyçje në tregun e punës, të paraqiten në Agjencionin për punësim – Qendra për punësim Strugë.

Personat e pa punë të evidentuar që do të përfshihen në programin “Punë e dobishme komunale”, do të jenë të angazhuar në punë për 20 (njëzet) orë pune në javë.
Për periudhën kur personat janë të punësuar përmes programit “Punë e dobishme komunale”, ata nuk e humbasin statusin e tyre si të papunë dhe janë të detyruar të raportojnë rregullisht pranë Agjencisionit për punësim – Qendrës për punësim Strugë, në mënyrë që të zbatojnë detyrimet sipas Ligjit. Personat e papunë që janë përfitues të ndihmës sociale gjatë angazhimit të tyre në punë, e drejta e tyre për të përdorur ndihmë sociale do të jetë aktive.

Të drejtë për të aplikuar në programin “Punë e dobishme komunale”, kanë të gjithë të papunësuarit, kurse përparësi do tju jepet personave të cilët për herë të parë paraqiten për pjesmarrje në këtë Program.

Për kandidatët të cilët do të zgjidhen dhe inkuadrohen në Programin – “Punë e dobishme komunale”, parashihet kompenzim financiar prej 9.000,00 denarë në muaj, që përfshin tatimin personal të të ardhurave dhe sigurim në rast të lëndimit gjatë fatkeqësive gjatë punës dhe sëmundje profesionale.

Personat e pa punë të evidentuar që do të paraqiten për pjesëmarrje në Programin – “Punë e dobishme komunale” duhet ti përkasin njërës nga grupet e mëposhtme:

– Rom – shfrytëzues të Ndihmës minimale të garantuar,
– Egjiptianë – shfrytëzues të Ndihmës minimale të garantuar,
– Personat me aftësi të kufizuara

Pozicionet e punës që përfshihen në këtë konkurs kanë të bëjnë me angazhimin e :
– Punonjësit socialë për të ofruar shërbime në shtëpi

Personat e pa punë, të interesuar për pjesëmarrje në Programin – “Punë e dobishme komunale”, mund të paraqiten te Agjensioni për punësim – Qendra për punësim Strugë, në periudhën prej 23.08.2019 deri më 30.08.2019, prej orës 08:00 deri 14:00.

Kushte më konkrete, të drejta dhe obligime do të rregullohen në Kontratën lidhur mes Komunës së Strugës dhe kandidatit të përzgjedhur.

Informacione më të detajuara për Programin – “Punë e dobishme komunale”, mund të merren në Komunën e Strugës – te personi Dragi Biceski, koordinatorë Komunal për Programin – “Punë e dobishme komunale”, Agjencioni për punësim – Qendra për punësim Strugë -Dreni Dauti, Qendra për punë sociale Strugë – Vegim Nura.

Aktvendim për konvokimin e mbledhjes së 28 (njëzetë e tetë) të Këshillit të Komunës së Strugës

Në bazë të nenit 39, paragrafi 2 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (“ G. Zyrtare e RM” nr. 5/02), Kryetari i këshillit të komunës së Strugës, miratoi

A K T V E N D I M
Për konvokimin e mbledhjes së 28 (njëzetë e tetë) të Këshillit të Komunës së Strugës

E konvokoj mbledhjen e 28 (njëzetë e tetë) të Këshillit të komunës së Strugës, për datën 26.08.2019, (E hënë) me fillim në ora 10,oo, në sallën e madhe të Këshillit të komunës së Strugës:
Mbledhja do të punojë, sipas:

R E N D I T T Ë D I T Ë S

– Procesverbal nga seanca e 26 – të e Këshillit të komunës së Strugës
— Procesverbal nga seanca e 27 – të e Këshillit të komunës së Strugës

1. Ndryshime dhe plotësime të Buxhetit të komunës së Strugës (Rebalanc) për vitin 2019,
2. Raport kuartal për punën e Komunës së Strugës, kuartali II/2019,
3. Aktvendim për ndërprerjen e publikimit të dispozitës miratuar nga Këshilli i komunës së Strugës
4. Aktvendim për ndërprerjen e publikimit të dispozitës miratuar nga Këshilli i komunës së Strugës
5. Vendim për përcaktimin e paraleleve me numër më të vogël të nxënësve dhe paraleleve të kombinuara në SHFK “Vëllezërit Milladinovci” – Strugë për vitin shkollor 2019/2020.
6. Vendim për përcaktimin e paraleleve me numër më të vogël të nxënësve në SHFK “Josip Broz Tito” – Strugë për vitin shkollor 2019/2020.
7. Vendim për përcaktimin e paraleleve me numër më të vogël të nxënësve dhe paraleleve të kombinuara në SHFK “Nuri Mazari” – f.Dollogozhdë për vitin shkollor 2019/2020.
8. Vendim për përcaktimin e paraleleve me numër më të vogël të nxënësve në SHFK “Ashim Agushi” – f.Ladorisht për vitin shkollor 2019/2020.
9. Vendim për përcaktimin e paraleleve me numër më të vogël të nxënësve dhe paraleleve të kombinuara në SHFK “Shën Kliment Ohridski” – f.Drasllajcë për vitin shkollor 2019/2020.
10. Vendim për përcaktimin e paraleleve me numër më të vogël të nxënësve në SHFK “Bashkimi – f.Oktis për vitin shkollor 2019/2020.
11. Vendim për përcaktimin e paraleleve me numër më të vogël të nxënësve dhe paraleleve të kombinuara në SHFK “Zini Hani” – f.Veleshtë për vitin shkollor 2019/2020.
12. Vendim për përcaktimin e paraleleve me numër më të vogël të nxënësve dhe paraleleve të kombinuara në SHFK “Goce Dellçev”–f.Jabllanicë për vitin shkollor 2019/2020.
13. Vendim për përcaktimin e paraleleve me numër më të vogël të nxënësve dhe paraleleve të kombinuara SHFK “Orhan Xhemaili” – f.Tatesh i Epërm për vitin shkollor 2019/2020.
14. Vendim për përcaktimin e paraleleve me numër më të vogël të nxënësve dhe paraleleve të kombinuara në SHFK “Murat Llabunishti” – f.Llabunishtë për vitin shkollor 2019/2020.
15. Vendim për përcaktimin e paraleleve me numër më të vogël të nxënësve në SHFK “Goce Dellçev” – f.Podrgorcë për vitin shkollor 2019/2020.
16. Vendim për përcaktimin e paraleleve me numër më të vogël të nxënësve në SHMK “Niko Nestor” – Strugë për vitin shkollor 2019/2020,
17. Vendim për përcaktimin e paraleleve me numër më të vogël të nxënësve në SHMK “Ibrahim Temo” – Strugë për vitin shkollor 2019/2020,
18. Kërkesë për ndihmë financiare për personin Marko Markoski.

Materialet e mbledhjes së 28-të.

KËSHILLI I KOMUNËS SË STRUGËS
Kryetar,
Resul Kaba

Kryetari Ramis Merko zhvilloi takim me Friedman

Kryetari Merko sot priti ne zyrën e tij udheheqësin për monitorim të OSBE-së z. Eben Friedman.
Qellimi i takimit ishte njohja me situatën e sigurisë në qytetin e Strugës, me ç’rast z. Friedman e përgëzoi kryetarin Merko për punën e deritanishme jo vetën në fushën e tolerancës, sigurisë dhe rregullimit të qytetit, por edhe në të gjitha sferat tjera. Gjithashtu i ofroi mbështetje kryetarit si në fushën e sigurisë ashtu edhe ne sferat tjera ku mund të shfaqet nevoja.

Aktvendim për konvokimin e mbledhjes së 27 (njëzet e shtatë) të Këshillit të Komunës së Strugës

Në bazë të nenit 40, paragrafi 2 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (“ G. Zyrtare e RM” nr. 5/02), Kryetari i këshillit të komunës së Strugës, miratoi

A K T V E N D I M
Për konvokimin e mbledhjes së 27 (njëzet e shtatë) të Këshillit të Komunës së Strugës

E konvokoj mbledhjen e 27 të Këshillit të komunës së Strugës, për datën 14.08.2019, (E enjte) me fillim në ora 10,oo, në sallën e madhe të Këshillit të komunës së Strugës:
Mbledhja do të punojë, sipas

R E N D I T  T Ë  D I T Ë S

1. Plan Aksionar për proceduim sipas konkluzioneve nga seanca e 146 – të, të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut sipas rekomandimeve të UNESKO
2. Propozim–Vendim për ndërprerje të përkohshme për miratimin dhe realizimin e planeve urbanistike dhe procedurave për përcaktimin e statusit juridik të objekteve të ndërtuara joligjore
3. Propozim – Vendim për miratimin e PDU Blloku 23, NJU-8 qyteti i Strugës,
4. Kërkesë për ndihmë financiare nga Klubi lundrues – Strugë.

Materialet e mbledhjes së 27- të

KËSHILLI I KOMUNËS SË STRUGËS
Kryetar,
Resul Kaba

Shpallje publike deri te personat e pa punë të evidentuar, për kyçje në Programin – Punë e Dobishme Komunale

Në bazë të Kontratës për bashkëpunim ndërmjet Agjencionit për punësim të RMV (APRMV), Programi për zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) dhe Komunës së Strugës, Plani operativ për programe aktive dhe masa për punësim dhe shërbime të tregut të punës për vitin 2019, i miratuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë Veriore, Programi Punë e Dobishme Komunale, financuar nga Buxheti i Agjencionit për punësim në RMV, më datë 09.08.2019 shpallin :

S H P A L L J E P U B L I K E
deri te
personat e pa punë të evidentuar, për kyçje në
Programin – Punë e Dobishme Komunale

Thirren të gjithë të evidentuarit e pa punë, të cilët janë të interesuar të kyçen në Programin – Punë e dobishme komunale, projekti „ Asistentë edukativ për fëmijët me aftësi të kufizuara të lehta” – për angazhim në punë prej 20 (njëzet) orësh në javë për periudhë prej 9 (nëntë) muajsh për fitim të aftësive dhe gradualisht kyçje në tregun e punës, të paraqiten në Agjencionin për punësim – Qendra për punësim Strugë.

Personat e pa punë të evidentuar që do të përfshihen në programin “Punë e dobishme komunale”, do të jenë të angazhuar në punë për 20 (njëzet) orë pune në javë.
Për periudhën kur personat janë të punësuar përmes programit “Punë e dobishme komunale”, ata nuk e humbasin statusin e tyre si të papunë dhe janë të detyruar të raportojnë rregullisht pranë Agjencisionit për punësim – Qendrës për punësim Strugë, në mënyrë që të zbatojnë detyrimet sipas Ligjit. Personat e papunë që janë përfitues të ndihmës sociale gjatë angazhimit të tyre në punë, e drejta e tyre për të përdorur ndihmë sociale do të jetë aktive.

Të drejtë për të aplikuar në programin “Punë e dobishme komunale”, kanë të gjithë të papunësuarit, kurse përparësi do tju jepet personave të cilët për herë të parë paraqiten për pjesmarrje në këtë Program.

Për kandidatët të cilët do të zgjidhen dhe inkuadrohen në Programin – “Punë e dobishme komunale”, parashihet kompenzim financiar prej 9.000,00 denarë në muaj, që përfshin tatimin personal të të ardhurave dhe sigurim në rast të lëndimit gjatë fatkeqësive gjatë punës dhe sëmundje profesionale.

Personat e pa punë të evidentuar që do të paraqiten për pjesëmarrje në Programin – “Punë e dobishme komunale” duhet ti përkasin njërës nga grupet e mëposhtme:

– persona afatëgjatë të pa punë (mbi 12 muaj të evidentuar, me përparësi dot jenë personat e papunë mbi 5 vjet),
– persona të rinj deri në 29 vjet,
– prindër me vetë përkujdesje

Pozicionet e punës që përfshihen në këtë konkurs kanë të bëjnë me angazhimin e :
– Asistentë edukativë për fëmijë me aftësi të kufizuara të lehta në arsimin e rregullt

Personat e pa punë, të interesuar për pjesëmarrje në Programin – “Punë e dobishme komunale”, mund të paraqiten te Agjensioni për punësim – Qendra për punësim Strugë, në periudhën prej 09.08.2019 deri më 16.08.2019, prej orës 08:00 deri 14:00.

Kushte më konkrete, të drejta dhe obligime do të rregullohen në Kontratën lidhur mes Komunës së Strugës dhe kandidatit të përzgjedhur.

Informacione më të detajuara për Programin – “Punë e dobishme komunale”, mund të merren në Komunën e Strugës – te personi Dragi Biceski, koordinatorë Komunal për Programin – “Punë e dobishme komunale”, Agjencioni për punësim – Qendra për punësim Strugë -Dreni Dauti, Qendra për punë sociale Strugë – Vegim Nura.