vevobahis giriş - cratosslot giriş - baymavi giriş

Aktvendim për konvokimin e mbledhjes së 15 (pesëmbëdhjetë) të Këshillit të Komunës së Strugës

Në bazë të nenit 39, paragrafi 2 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (“ G. Zyrtare e RM” nr. 5/02), Kryetari i këshillit të komunës së Strugës,  miratoi

 

A K T V E N D I M

Për konvokimin e mbledhjes së 15 (pesëmbëdhjetë)  të Këshillit të Komunës së Strugës

 

    E konvokoj mbledhjen e 15 (pesëmbëdhjetë) të Këshillit të komunës së Strugës, për datën 14 11.2018,   (E mërkurë) me fillim në ora 10,oo, në sallën e madhe të Këshillit të komunës së Strugës:

     Mbledhja do të punojë, sipas

 

R E N D I T   T Ë    D I T Ë S

 

– Procesverbal nga seanca e 14 – të e Këshillit të Komunës së Strugës.

  1. Ndyshim dhe plotësim ( Rebalanc) i Buxhetit të komunës së Strugës për vitin 2018,
  2. Raport kuartal për punën e NPK “Higjiena” – f.Llabunishtë, kuartali i III/2018,
  3. Programi për punën e Këshillit për preventivë, abuzimin e fëmijëve në Komunën e Strugës për vitin 2019 ,
  4. Propozim – Vendim për zbatimin e procedurës në bazë të ankandit publik elektronik për qira afatshkurtër të tokës ndërtimore pronësi e Republikës së Maqedonisë –plazh,
  5. Propozim – Vendim për sjelljen e Aktit të përgjithshëm me të cilin përcaktohen kushtet për mënyrën e ndërtimit në fshatin Llozhan – Komuna e Strugës për të cilën nuk ka plan urbanistik.
  6. Propozim – Vendim për përcaktimin e lokacionit për stacion për furnizim të automjeteve elektrike.
  7. Propozim – Vendim për përcaktimin e nevojës së miratimit të DPU për PK nr. 1 KK – Liqeni Glloboçica parashtruar nga Drilon Musai nga f.Dobovjan.

 

Materialet e mbledhjes së 15-të

Nr. 08- 4785/1
06. 11.2018
STRUGË

KËSHILLI I KOMUNËS SË STRUGËS
Kryetari këshillit,
Resul Kaba

USAID ju fton në sesion informativ

Të nderuar qytetarë,

Projekti i USAID-it  për pjesëmarrje qytetare në Maqedoni ju fton në sesion informativ për thirrjen e tretë për grante partneriteti (RFA) # CEP – PG – 03 në Strugë më datë 09.11.2018 ( e premte) në sallën e madhe të Këshillit të Komunës me fillim prej orës 14:00.

Për më shumë informata në lidhje me Thirrjen për grante partneriteti ( RFA) # CEP – PG – 03 klikoni në linkun në vijim http://metamorphosis.org.mk/en/aktivnosti_arhiva/request-for-applications-rfa-cep-pg-03/

Me rrespekt,
Projekti i USAID-it për pjesëmarrje qytetare në Maqedoni

Punimet e rrethrrotullimit në Zonën Industriale Teknologjike Zhvillimore në Strugë.

Sot, Kryetari i Komunës së Strugës Ramis Merko, i shoqëruar nga bashkëpuntorët e tij, ndoqi nga afër punimet për rrethrrotullimin në Zonën Industriale Teknologjike Zhvillimore në Strugë.

Investim ky në bashkëpunim me Komunën e Strugës dhe Qeverin e RM-së i cili kap vlerën afër 2 milion euro.  Mjetet janë siguruar nga buxheti shtetëror me kërkesë të Kryetarit Merko në kohën kur ai ishte ministër për investime të huaja dhe tani rreth 1 vit më vonë ky investim po realizohet.

Interesi i Komunës së Strugës nga ky projekt është se do të mundësohet hyrja në qytet nga ky mbikalim me cka trafiku rrugor do të shkarkohet nga rruga regjionale dhe do të shfrytëzohet rruga turistike për hyrje në qytet.

Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës

Takim me delegacion Italian

Dje shefi i kabinetit të Komunës së Strugës z.Dashmir Nasufi bashkë me Kryetarin e Këshillit të Komunës së Strugës z. Resul Kaba mirëpritën një delegacion italian në ambientet e Komunës së Strugës.

Delegacioni i përbër prej 6 personave ekspertë në fusha të ndryshme (ndërtim, shëndetësi, paisje spitalore, hulumtime fizibiliteti etj) po qëndron në Strugë dhe po zhvillon një sërë takimesh me qëllim konsulta, biseda, shkëmbim përvojash për nisjen e studimit për një spital të përgjithshëm në Strugë.

Kryetari i Këshillit dhe Shefi I Kabinetit të Komunës mirëpritën dhe falenderuan përfaqësuesit e Meridional Grup për këtë angazhim, kurse më pas e prezantuan qytetin e Strugës dhe kapacitetet që Struga bart si vend turistik dhe më pas e shpjeguan nevojnën për një spital të ri, I cili do të ketë dhe rol rajonal.

Nga ambientet e komunës të pranishmit vizituan nga afër spitalin aktual të qytetit.

Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës

Merko takim me delegacionin Italian

Dje, në ambientet e Hotel Drim Kryetari i Komunës së Strugës z. Ramis Merko zhvilloi takim me përfaqësuesit e Meridional Grup nga Italia.

Në takim morrën pjesë edhe zv. Ministri i Shëndetësisë z. Asim Musa, Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Strugës z. Rexhep Dauti , z. Lulzim Nasufi arkitekt, si dhe përfaqësues të tjerë nga Komuna e Strugës. Takimi kishte karakter informues dhe prezantues, shkëmbim eksperiencash të projekteve spitalore që ky grup ka realizuar në Itali.

Gjatë takimit Kryetari i Komunës së Strugës u shpreh se qytetit të Strugës i mungonte një spital i ri që do ti plotësonte të gjitha kushtet e nevojshme, meqënëse spitali aktual nuk i plotëson të njëjtat dhe se një bashkëpunim i tillë, gjegjësisht ndërtimi i një spitali të ri ishte më se i mirëpritur për qytetin e Strugës.

“Qeveria dhe Ministria e shëndetësisë po punon në drejtimin e thithjes së grandeve nga Banka Botërore dhe fondet evropiane, nga të cilat fonde prioritet do të jetë ndërtimi i spitalit të Strugës. Ministria ka formuar një grup i përbëre prej disa anëtarësh të cilët së shpejti do të realizojnë takimin e parë dhe do të grumbullojnë të dhëna të përgjithshme për repartet aktuale si dhe nevojën e shtimit të tyre” – theksoi zv.ministri shëndetësisë z. Asim Musa.

Si përfundim grupi i ekspertëve shprehën se janë të gatshëm për bashkëpunim dhe realizim të një plani të tillë, si dhe u bënë ftesë të pranishmive të vizitojnë dhe shqyrtojnë nga afër projektet që kanë realizuar ato në Itali.

Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës

Aktvendim për konvokimin e mbledhjes së 14 (katërmbëdhjetë) të Këshillit të Komunës së Strugës

Në bazë të nenit 39, paragrafi 2 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (“G. Zyrtare e RM” nr. 5/02), Kryetari i këshillit të komunës së Strugës,  miratoi

A K T V E N D I M

Për konvokimin e mbledhjes së 14 (katërmbëdhjetë)  të Këshillit të Komunës së Strugës

         E konvokoj mbledhjen e 14 (katërmbëdhjetë) të Këshillit të komunës së Strugës, për datën 31.10.2018(E  mërkurë) me fillim në ora 10,oo, në sallën e madhe të Këshillit të komunës së Strugës:

Mbledhja do të punojë, sipas

R E N D I T   T Ë    D I T Ë S

– Procesverbal nga seanca e 13 – të e Këshillit të Komunës së Strugës.

  1. Raport kuartal për punën e Komunës së Strugës, kuartali III/2018,
  2. Program për pritjen e Vitit të Ri 2019,
  3. Program për ndryshim dhe plotësim të Programit për punën e NP “Komunallno” – Strugë për vitin 2018,
  4. Program për ndryshim dhe plotësim të Programit për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve dhe rrugicave lokale  për vitin 2019.
  5. Programe zhvillimore 2019 – 2021 kolektori lindor.
  6. Vendim për ndryshim të Vendimit për ushtrim të transportit linjor komunal të udhëtarëve në territorin e komunës së Strugës,
  7. Vendim për zbatimin e procedurës në bazë të ankandit publik elektronik për qira afatshkurtër të tokës ndërtimore pronësi e Republikës së Maqedonisë –plazh.
  8. Propozim – Iniciativë parashtruar nga Arian Mena nga Struga,  për përpunimin e PDU për Qytetin  në Njësinë urbane 8 pjesë nga blloku 22 periudha kohore 2018 – 2023 Komuna e Strugës, me sipërfaqe prej 4.92 ha.
  9. Propozim – Vendim për përcaktimin e nevojës për miratimin e dokumentacionit planor urbanistik për  harmonizimin  e dedikimit  të planit, në  kërkesë të personit Bekim Pajaziti nga f. Llabunishtë – Strugë.
  10. Propozim – Vendim për përcaktimin e nevojës për miratimin e dokumentacionit planor urbanistik për  harmonizimin  e dedikimit  të planit, në  kërkesë të personit Esat Mevmedoski nga f. Oktis.
  11. Propozim – Vendim për përcaktimin e nevojës për miratimin e dokumentacionit planor urbanistik   për  harmonizimin  e dedikimit  të planit, në  kërkesë të personit Sasho Gjurçinoski dhe Lubica Gjurçinoska nga Struga.
  12. Propozim Vendim për përcaktimin e nevojës së dokumentacionit planor urbanistik për harmonizimin e dedikimit parashtruar nga Boshko Murxhoski nga f.Llukovë.
  13. Propozim – Vendim për lirim nga kompensimi për rregullimin e tokës ndërtimore ndërtimore për personin Sebajdin Hani nga Struga.
  14. Aktvendim për ndryshim të Aktvendimit për emërimin e anëtarëve të Këshillit drejtues të NP “Eko Struga” – Strugë,
  15. Aktvendim për ndryshim të Aktvendimit për emërimin e anëtarëve të Komisionit për marrëdhënie midis bashkësive

 

Materialet e mbledhjes së 14-të

Nr. 08- 4519/1
17 10.2018
STRUGË

KËSHILLI I KOMUNËS SË STRUGËS
Kryetari këshillit,
Resul Kaba

Shqyrtim publik dhe konsultim , (PDU) për pjesën nga Blloku 30, KK Morovishtë

Në bazë të nenit 69 nga Ligji për mjedisin jetësor (“Gazeta Zyrtare e RM-së” nr.53/05, 81/05, 24/07, 159/08, 83/09, 48/10,124/10, 51/11, 123/12, 93/13, 42/14, 44/15, 129/15 192/15, 39/16 dhe 42/16) dhe Urdhëresën për pjesmarjen e opinionit gjatë përpilimit të dispozitave dhe akteve tjera, si dhe planet dhe programet në sferën e mjedisit jetësor (“Gazeta Zyrtare e RM-së” nr. 147/08 dhe 45/11) ,Kryetari i Komunës së Strugës.

O R G A N I Z O N

 Shqyrtim publik dhe konsultim me opinionin sipas Raportit për vlersimi strategjik në ndikim të  mjedisit jetësor për përpunimin e dokumentacionit të Planit urbanistik lokal për   Planin Detal Urbanistik (PDU) për pjesën nga Blloku 30, KK Morovishtë,  Komuna e Strugës.

  1. Informohet opinioni se është vënë në shqyrtim dhe konsultim me opinionin, Raportit për vlersimi strategjik në ndikim të mjedisit jetësor për Planin Detal Urbanistik (PDU) për pjesën nga Blloku 30, KK Morovishtë, Komuna e Strugës.
  2. Raporti për vlersimin strategjik në ndikim të mjedisit jetësor është ekspozuar në Sektorin për urbanizëm , veprimtari komunale , komunikacion dhe mbrojtje të mjedisit jetësor, në Komunën e Strugës çdo ditë pune nga ora 8 – 16, filluar nga data 17.10.2018 deri në 16.11.2018.
  3. Konsultimi me opinionin do të mbahet në 09.11.2018 (Premte), në Komunën e Strugës, me fillim në orën 14.30.
  4. Personat juridik dhe fizik dhe opinioni mundë të parashtrojnë mendimet e tyre në lidhje me Raportin deri te Komuna e Strugës në afat prej 30 ditëve në shqyrtim publik.
  5. Të gjithë palët e interesuar janë të ftuar të marrin pjesë në debatin publik dhe të japim mendimet e tyre, vërejtjen dhe propozimet sipas Raortit për vlersim strategjik në ndikimin e mjedisit jetësor dhe të njëjtat mund ti dërgojnë në e-mail: info@struga.gov.mk, ose permes postës në adresën: Komuna e Strugës, rr. Nënë Tereza pn, 6330 Strugë.

SHTOJCE

Nr. 10-3133
17.10.2018
STRUGË

Me respekt,
Komuna e Strugës

 

Njoftim për qytetarët dhe bletarët e Komunës së Strugës

Njoftohen qytetarët dhe bletarët e komunës së Strugës se në territorin e komunës së Strugës më datë 19.10.2018 (të premten) do të kryhet spërkitje nga toka (teristike) për eleminimin e mushkonjave.
Spërkitja do të kryhet nga ora 18:00 e deri në orët e para të mëngjesit.
Dezinsektimi do të kryhet në të gjithë vendbaniminet në regjionin e Komunës të Strugës.

I lusim bletarët te marrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve.

 

Zyra për marëdhënie me publikun
Komuna e Strugës

Kryetari i Komunës së Strugës z. Ramis Merko bashk me arkitektët e Komunës së Strugës zhvilluan takim me stafin akademik të Fakultetit të Arkitekturës dhe Dizajnit pranë Univerzitetit Amerikan Kolegj Shkup.

Sot Kryetari i Komunës së Strugës z. Ramis Merko bashk me arkitektët e Komunës së Strugës zhvilluan takim me stafin akademik të Fakultetit të Arkitekturës dhe Dizajnit pranë Univerzitetit Amerikan Kolegj Shkup.

Qëllimi i takimit ishte që stafi akademik nga afër të njihet me problematikat urbanistike në qytetin e Strugës, pasi që këtë vit e kanë zgjedhur pikërisht qytetin e Strugës si lokacion për detyrat semestrale në lëndët projektuese të Fakultetit të Arkitekturës.

Kryetari Merko i njoftoi për problematikat aktuale që Komuna e Strugës po përballet në sferën e urbanizmit si dhe me pengesat administrative nga institucionet qëndrore, të cilat pengojnë në zhvillimin adekuat të qytetit. Kryetari theksoi se është i hapur për ide dhe propozime të reja nga persona të kualifikuar në sferën e arkitekturës dhe planifikimit hapsinor që do të kontribuojnë në zhvillimin e qytetit të Strugës si qytet turistik, dhe gjithashtu është i gatshëm të përkrahë studentët dhe arkitektët e rinj në iniciativat e tyre kreative për të mirë të qytetit.

Përfaqësuesit nga Univerziteti Amerikan Kolegj theksuan se janë të mahnitur nga shtrirja gjeografike dhe nga potenciali i qytetit për zhvillimin e mëtutjeshëm, duke qënë optimist se do të ketë analiza dhe proekte kualitative nga ana e studentëve. Rreth 80 studentë të arkitekturës në lokacione të ndryshme të qytetit do të punojnë gjatë vitit detyra semestrale në lëndë të ndryshme. Do të punojnë projekte ideore për objekte publike sic janë çerdhe, shkolla fillore, objekte multifunksionale sportive dhe kulturore, parqe dhe hapësira publike si dhe propozim për zhvillimin urbanistik të qytetit në të ardhmen.

Takimet e tilla do të vazhdojnë dhe do të kurorizohen me ekspozitë nga punimet e studentëve gjatë këtij viti akademik nën mentorimin e personave të profesionalizuar në atë fushë dhe idetë më kreative do të mund të shfrytëzohen për zhvillimin dhe nxjerrjen në pah të potencialeve të qytetit të Strugës.

Zyra për marëdhënie me publikun
Komuna e Strugës

Arbëreshët e Italisë vizitojnë komunën e Strugës

Sot, komuna e Strugës u vizitua nga nxënësit arbëreshë të shkollës “Shen Miter Korone”  nga Kozenca e Italisë.  Nxënësit  në fjalë  patën mundësi që të informohen rreth funkisonit të administratës komunale, sektorëve dhe punës së punonjësve në komunë. Përveç tjerash, patën rastin të informohen edhe rreth pasurive kulturore dhe mbrojtjës së tyre.

Zyra për marëdhënie me publikun
Komuna e Strugës