Aksion për largimin e lypësve të organizuar

Komuna e Strugës ne bashkëpunim me SP –Strugë dhe Entin për pune dhe politikë sociale organizojnë aksion për ti larguar lypësit e organizuar. Ky aksion ka për qëllim largimin e lypësve të trafikuar ose organizuar nga persona që keqpërdorin gjëndjen e tyre.

Meqënëse numri i personave që kërkojnë lëmoshë nëpër rrugët e Strugës është shtuar, Komuna e Strugës e pa si të domosdoshme të ndërmerrte dicka në lidhje me të.

Lusim të gjithë qytetarët e Strugës të kyçen në aksion ashtu që do ti paraqesin lypsit e organizuar në numrin 192 ose në faqen zyrtare të Komunës së Strugës.

Me respekt,
Komuna e Strugës
Kryetar,
Dr. Ramis Merko

Këshilli i Komunës së Strugës fiton grant 60 000 Franga zvicrane

Dje në sallën e Këshillit të Komunës së Strugës, me ftesë të Kryetarit të Keshillit z. Resul Kaba përfaqësuesi i UNDP-së z. Ilmiasan Dauti prezantoi projektin para këshilltarëve komunal.

Këshilli i Komunës së Strugës ka fituar grantin prej 60 000 Frangave Zvicerane për përforcimin e kapaciteteve të këshillit. Projekti realizohet nëpërmjet UNDP- së, që ka për qëllim përforcimin e Këshilleve Komunale dhe rolin e këshilltarëve në sferat e urbanizmit, kulturës, veprimtari komunale si dhe në sferat tjera.

Nga ky grant 50 mijë franga zvicerane do të shfrytëzohen për projekte të cilat do ti zgjedhin qytetarët nëpërmjet forumeve të bashkësive, ndërsa pjesa tjetër do të shfrytëzohen për ngritjen e kapaciteteve të punës së Këshillit komunal.

Zyra për marrëdhënie me publikun,

Komuna e Strugës

Ramis Merko ndërron të gjithë gypat e azbestit në Strugë që nuk janë prekur për 40 vitet e fundit.

Sot Kryetari i Komunës së Strugës, z. Ramis Merko e inaugurojë fillimin e fazës të njërit nga projektet më të rëndësishme në qytetin e Strugës për heqjen e gypave të Azbestit nëpër të gjithë territorin e Komunës së Strugës dhe zëvendësimin e tyre me gypa të rinj PVC dhe me kapacitet të dyfishtë nga të vjetrit, gypa që nuk janë prekur për 40 vitet e fundit.

Faza që do të fillojë sot do ta përfshijë segmentin në rrugën Partizanska duke filluar nga rrethrrotullimi tek ish stacioni i autobusëve dhe duke përfunduar tek rrethrrotullimi tek plazhi i grave.

Edhe pse i gjithë projekti është shumë i rëndësishëm, jo rastësisht kjo fazë u caktua si fazë e parë sepse kjo rrugë shtrihet përgjatë bregut të Liqenit të Ohrit në të cilin paralelisht do të realizohet edhe projekt për shëtitore dhe është shumë e rëndësishme për zhvillimin e turizmin dhe mbështetjen e objekteve hotelerike përgjatë bregut duke e pasur parasysh se po afrohet sezoni veror.

Gjatë punimeve për realizimin e projekteve të lartëpërmendura herë pas herë do të jemi të detyruar të bllokojmë segmente të caktuara rrugore ose trotuare. Për këtë arsyje kërkojmë mirkuptim dhe durim nga të gjithë personat fizik dhe personat juridikë që ushtrojnë aktivitetet nëpër territorin e komunës.

Me respekt,

Komuna e Strugës

Kryetar, Dr. Ramis Merko

Takim mes përfaqësuesve nga Komuna e Strugës me konsorciumin të kompanive holandeze

Komuna e Strugës sëbashku me Elektranën e Maqedonisë (ELEM) dhe konsorciumin të kompanive holandeze i shqyrton mundësitë për rehabilitimin dhe përmirësimin e digës së hyrjes dhe skadimin e lumit të Drinit të Zi. Aktualisht këto pajisje përdoren së bashku për menaxhimin e nivelit të ujit në Liqenin e Ohrit dhe i mundëson ELEM-të që të rregullojë rrjedhën e ujit në hidrocentralin e Globoçicës.

Për të siguruar pranimin e këtyre masave inovative në 30.01.2019 në sallën e Këshillit të Komunës së Strugës, u mbajt konsultimi publik me palët të ndryshëme kryesore për ti njohur pikëpamjet dhe opsionet e ndryshme.

Në bashkëpunim të ngushtë me komunën e Strugës dhe ELEM-in, konsorciumi holandez rradhazi do të përdorë rezultatet e këtij konsultimi si pikënisje për zhvillimin e një kërkese  drejtuar qeverisë holandeze për të financuar një studim fizibiliteti për të përpunuar më tej projektin.

Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësues të Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Republikën e Maqedonisë, përfaqësues të komunave të Strugës, Ohrit dhe Debarcës, Agjencia e Energjisë, ELEM, Menaxhimi i Ujërave të Republikës së Maqedonisë, Instituti Hidrobiologjik, Muzeu, OJQ-re lokale dhe institucionet.

Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës.

Aktvendim për konvokimin e mbledhjes së 19 (nëntëmbëdhjetë) të Këshillit të Komunës së Strugës

Në bazë të nenit 39, paragrafi 2 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (“ G. Zyrtare e RM” nr. 5/02), Kryetari i këshillit të komunës së Strugës,  miratoi

A K T V E N D I M
Për konvokimin e mbledhjes së 19 (nëntëmbëdhjetë)  të Këshillit të Komunës së Strugës

       E konvokoj mbledhjen e 19 (nëntëmbëdhjetë) të Këshillit të komunës së Strugës, për datën 06.02.2019,  (E mërkurë) me fillim në ora 10,oo, në sallën e madhe të Këshillit të komunës së Strugës:

Mbledhja do të punojë, sipas

R E N D I T   T Ë    D I T Ë S

– Procesverbal nga seanca e 17-të e Këshillit të komunës së Strugës

– Procesverbal nga seanca e 18-të e Këshillit të komunës së Strugës

  1. Propozim Vendim për ndryshim dhe plotësim të Vendimit për realizimin e Buxhetit të komunës së Strugës për vitin 2019.
  2. Propozim Vendim për ndarjen e ndihmës financiare për personin Zoran Pereski nga f.Llozhan
  3. Propozim Vendim për ndarjen e ndihmës financiare për personin Amiet Arisi nga f.Dollogozhdë
  4. Raport për shumën e përgjithshme kontraktuese të kreditorëve për financimin e obligimeve të arritura dhe të papaguara
  5. Propozim – Program për instalimin e sistemeve fotovoltaike në objekte publike të komunës së Strugës,
  6. Propozim – Program për ndryshim dhe plotësim të Programit për rregullimin e tokës ndërtimore në komunën e Strugës për vitin 2019,
  7. Vendim për dhënie me qira të sallës sportive SHMK “Dr.Ibrahim Temo” – Strugë,
  8. Propozim – Vendim për kompensim të dëmit,
  9. Raport për punën e NP “Oktis – f.Oktis Kuartali i IV/2018
  10. Propozim – Vendim për përcaktimin e nevojës për miratimin e dokumentacionit planor urbanistik për  harmonizimin  e dedikimit  të planit, në  kërkesë të personit Sevdi Osmani nga Novo Sella.
  11. Propozim – Vendim për përcaktimin e nevojës për miratimin e dokumentacionit planor urbanistik për  harmonizimin  e dedikimit  të planit, në  kërkesë të personit Avdi Agni.
  12. Propozim – Vendim për përcaktimin e nevojës për miratimin e dokumentacionit planor urbanistik për  harmonizimin  e dedikimit  të planit, në  kërkesë të personit Gani Shemo.
  13. Korrigjim i gabimit të Vendimit për përcaktimin e nevojës për miratimin e dokumentacionit planor urbanistik për harmonizimin e dedikimit, në kërkesë të personit Bashkim Kormakoski nga f.Llabunishtë.
  14. Aktvendim për formimin e grupit punues për emërimin e rrugëve lokale në komunën e Strugës
  15. Vendim për dhënie pëlqim për aplikimin e projekteve në Byronë për zhvillim të barabartë të RM për vitin 2019 me projektin “Ndërtimi i rrjetit të ujësjellësit në fshatin Ladorisht – faza 2”.
  16. Vendim për dhënie pëlqim për aplikimin e projekteve në Byronë për zhvillim të barabartë të RM për vitin 2019 me projektin “Rikonstruimin e rezervuarit për ujë në f. Shum”.
  17. Vendim për dhënie pëlqim për aplikimin e projekteve në Byronë për zhvillim të barabartë të RM për vitin 2019 me projektin “Përgatitja e dokumentacionit teknik për ndërtimin e shtegut për këmbësor deri tek shkolla në f. Drasllajcë”.

Materialet e mbledhjes së 19-të

Nr. 08-381 /1
24.01.2019
STRUGË

KËSHILLI I KOMUNËS SË STRUGËS
Kryetari këshillit,
Resul Kaba

Rekomandime

Rekomandime nga Drejtoria për Mbrojte dhe Shpëtim te qytetareve të cilët banojnë në vise të larta malore në kushte dimërore

  1. Të sigurohen me kohë sasi të mjaftueshme ushqimi dhe barna për nevoja personale.
  2. Të sigurohen me kohë sasi të mjaftueshme ushqimi dhe barna për kafshët shtëpiake.
  3. Të sigurohet lidhje telefonike – mundësisht celular.
  4. Tu vihet re çative – në rast rreshje dëbore të pastrohen me kohë.
  5. Në raste askidenti ose fatkeqësie të lajmërohen menjëherë.
  6. Rregullisht të pastrohen oborret dhe të komunikohet me zonat e banuara.
  7. Të mos largohen nga vendbanimet duke vozitur automjete, traktor apo mjete tjera transporti në qoftë se nuk është e domosdoshme.

Rekomandime për të gjithë qytetarët që planifikojnë të shkojnë në mal

Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim për shkak të ndryshimit të motit, ndryshueshmërisë së temperaturave, paraqitjes së mjegullës dhe ngjajshëm, i porosit të gjithë qytetarët e Republikës të Maqedonisë:

  1. Të ndjekin vazhdimisht ndryshimet e temperaturave para se të nisen drejt qenrave turistike apo ndonjë destinacioni tjeter.
  2. Të mos nisen në rrugë me automjet të pa qëndrueshëm dhe pa paisje adekuate dimërore.
  3. Automjeti me të cili do të udhëtohet të ketë mjaftueshëm karburant për të arritur deri në destinacionin e dëshiruar edhe në rast trafiku.
  4. Të kenë rezerva të mjaftueshme ushqimi, uji, barnash dhe rrobash.
  5. Ti kenë celularët e karikuar dhe të jenë në komunikim të vazhdueshëm me të afërmit e tyre.
  6. Njerëzit që do të vizitojnë qëndrat për skijim ti përdorin stazat për skijim dhe në qoftë se do të largohen nga të njëjtat së pari ti lajmërojnë ekipet e shpëtimit .
  7. Alpinistët, dhe qyterarët e tjerë të cilët duat të ngjiten në mal në kushte dimërore , ti informojnë paraprakisht shërbimet policore si dhe shërbimet e shpëtimit për drejtimin e tyre te lëvizjes dhe kohën e kthimit.

Aktvendim për konvokimin e mbledhjes së 18 (tetëmbëdhjetë) të Këshillit të Komunës së Strugës

Në bazë të nenit 39, paragrafi 2 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (“ G. Zyrtare e RM” nr. 5/02), Kryetari i këshillit të komunës së Strugës,  miratoi

 

A K T V E N D I M

Për konvokimin e mbledhjes së 18 (tetëmbëdhjetë)  të Këshillit të Komunës së Strugës

 

       E konvokoj mbledhjen e 18 (tetëmbëdhjetë) të Këshillit të komunës së Strugës, për datën 15.01.2019,  (E Martë) me fillim në ora 10,oo, në sallën e madhe të Këshillit të komunës së Strugës:

     Mbledhja do të punojë, sipas

 

R E N D I T   T Ë    D I T Ë S

 

– Procesverbal nga seanca e 17-të e Këshillit të komunës së Strugës

 

  1. Propozim – Program për mundësi të barabarta mes grave dhe burrave për vitin 2019,
  2. Propozim – Program për ndërtim të sinjalizimit të komunikacionit të komunës së Strugës për vitin 2019,
  3. Propozim – Vendim për ndryshim të Vendimit për regjim të komunikacionit të qytetit të Strugës
  4. Propozim – Vendim për miratimin e PDU në NJU-11 blloku 2, përfshirja 4 dhe 5 në pajtim me PGJU për qytetin e Strugës, komuna e Strugës, periudha planore 2018-2023
  5. Propozim – Program për shënimin e ngjarjeve dhe personaliteteve të rëndësishme nga e kaluara jonë kulturore për vitin 2019.
  6. Propozim – Program për punën e NP “Ujësjellës Dollogozhdë” – f.Dollogozhdë,

    Materialet e mbledhjes së 18 – të  

    Nr. 08-17/1
    03.01.2019
    STRUGË

    KËSHILLI I KOMUNËS SË STRUGËS
    Kryetari këshillit,
    Resul Kaba

Kryetari i Komunes se Struges z. Ramis Merko shperbleu femijët e parë të lindur në 2019-ën

Sot në mëngjes Kryetari I Komunes z.Ramis Merko  bashkë me zv.ministrin e shëndetsisë z. Asim Musa , vizitoi Repartin e Fëmijëve në Spitalin e Përgjithshëm të Strugës, ku shpërbleu dhe uroi nënat e tre fëmijëve të lindur pak orë pas mesnatës. Të tre foshnjat e lindura në natën e ndrrimit të viteve janë të gjinisë mashkullore dhe janë me shëndet të mirë. Kryetari z. Merko nënave të fëmijëve u uroi shëndet dhe jetë të gjatë për fëmijët e tyre.

Gëzuar 2019!

Të nderuar qytetar strugan,

Festat e fundvitit janë gjithmonë ato që na bashkojnë të gjithë në sofrën e kremtimit të një fillimi të ri, andaj miq le të përkujtojmë gjërat e bukura  dhe të lëmë pas të hidhurat. Le te jetë ky vit, viti ku toleranca, mirësia, mirëkuptimi, humanizmi janë pjesë e pandashme e jona dhe le fillojmë këtë vit me mbarësi dhe paqe.

Po lëmë pas një vitë përplot me sfida dhe suksese por ia dolëm mbanë falë mbështetjes dhe besimit tuaj. Shënuam progres në drejtim të realizimit te projekteve infrastrukturore, riparuam dhe asfaltuam  rrugë, intervenuam në ujësjellës dhe kanalizim, ndihmuan në përmisimin e kushteve të çerdheve, shkollave, ndërtuam hapësira publike për të gjithë qytetarët, e shumë e shumë projekte të tjera.

Por nuk ndalojmë me kaq, në 2019 do të realizojmë edhe shumë projekte të planifikuara, në bashkëpunim me fondet ndërkombëtare dhe pushtetin qendror për të ndërtuar një Strugë sa më të mirë, një Strugë sa më të bukur, një Strugë evropiane.

Së fundmi më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të Komunës së Strugës tju uroj që 2019 tju gjej pranë vatrave të familjeve tuaja, me shume shëndet, paqe, dashuri dhe sa më shumë bekime e suksese në çdo sferë të jetës tuaj.

Gëzuar 2019!

Miqësisht,

Kryetari i Komunës së Strugës

Dr. Ramis Merko

SH P A LL J E

Të nderuar,

 

Kryetari i komunës së Strugës në përputhje me nenin 99 pika 1, neni 107 pika 13 dhe neni 122 pika 4 nga Ligji për mjedisin jetësor („Gazeta Zyrtare në R.M“,nr.53/05, 81/05, 24/07, 159/08, 83/09, 48/10, 124/10, 51/11, 123/12, 93/13, 42/14, 44/15, 129/15,  92/2015, 39/16 dhe 99/18),si në vijim

 

 

SH P A LL J E

e projektë  B- Lejes së integruar ekologjike

 

Në përputhje me nenin 122 pika 1 nga Ligji për mjedisin jetësor (Gazeta Zyrtare në R.M nr.53/05, 81/05, 24/07, 159/08, 83/09, 48/10, 124/10, 51/11, 123/12, 93/13, 42/14, 44/15, 129/15, 192/2015, 39/16 dhe 99/18), deri te Kryetari i komunës së Strugës është dorëzuar kërkesë për marrjen e B – Lejës së integruar ekologjike nr. 03-3796 të datës 22.09.2015.

 

Dorëzues i kërkesës:

SHPKNJP BAU BETON

Lokacioni: „BRANENICA“

 

Adresa:

f.Oktis

Strugë

Pk. nr.1668,  PK.nr.1669 dhë PK.nr.1670

 

 –Sipërfaqja             S=0.2193 hektari

 

Personi për kontakt:

Enis Mevmedoski

Tel: 078/377903

 

Kategoria e instalacionit:

Shtojca 2, Pika 3.3 Stacioni i bazës së betonit me kapacitet të plot të sillosave më të mëdha se 50m3.

 

 

 

Projekt Leja  në formë të shtypur, do të jetë e ekspozuar, për shqyrtim për të interesuarit në afat prej 14 ditëve që nga dita e daljes së kësaj Shpallje, në shtypin ditor në hapsirat  e :

Komunës së Strugës Marshal Tito ,, p.n 6330 STRUGË.

Çdo ditë pune nga ora 08 – 15:00

Telefoni për kontakt: 046 781-335

 

Ju informojmë se kërkesa do të jetë në dispozicion edhe në formë elektronike, në faqen zyrtare të Komunës së Strugës:

 

 

www.struga.gov.mk

Me respekt,

Komuna e Strugës

B – Leje e Integruar ekologjike