Urime për mbrojtjen e titullit Kampion i Botës

Urime të përzemërta për kampionin tonë të pamposhtur në ring të cilit i urojmë fitore të shumta në të ardhmen! Kickboksieri Beni Osmanoski nga Oktisi në ndeshjen e ditës së shtunë mbrojti titullin e Kampionit të Botës. Beni mposhti me nokaut rusin Dimitry Mekhanik në raundin e parë.

Komuna e Strugës filloi me procesin e vendosjes së ulëseve përgjatë bulevardit të ri, që qytetarëve t’ju krijojmë kushte për tu relaksuar dhe për të pushuar.

Apelojmë deri tek qytetarët që të ruajnë pajisjet urbane që janë në shërbim të të gjithëve.
Punët e mira bëhen kur të gjithë pojmë bashkë! Andaj, të denoncohen dëmtuesit eventual të pajisjeve urbane në faqen zyrtare të Komunës së Strugës, në rrjetin social Facebook dhe përmes e-mailit të komunës: info@struga.gov.mk

Zyra për marrëdhëni me publikun,
Komuna e Strugës

Merko takon kolektivin e SHMK “Ibrahim Temo”

Sot, Kryetari i Komunës së Strugës z. Ramis Merko sëbashku me shefin e kabinetit z. Dashmir Nasufi, mirëpritën në takim kolektivin e SHMK “Ibrahim Temo”.
Takimi kishte karakter informative në lidhje me binjakëzimin e SHMK “Ibrahim Temo” me shkollën Yıldız Tınas İzmiroğlu Anadolu Lisesi në Izmir, Turqi. Kolektivi i SHMK Ibrahim Temo ishte në vizitë tre ditore të kësaj shkolle, ku shkëmbyen përvoja, mendime dhe ide për bashkëpunime në të ardhmen.
Kryetari i Komunës së Strugës u shpreh se e mbështet këtë iniciativë dhe se do ta ftojë shkollën në fjalë për vizitë.

Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës

Simpoziumi I 24-t I Shoqatës Arkeologjike të Maqedonisë

Dje nisi simpoziumi i 24 i Arkeologëve të Maqedonisë I cili do të zhvillohet deri më 10 Maj 2019. Në hapjen e Simpoziumit I pranishëm ishte edhe Kryetari i Komunës së Strugës z. Ramis Merko, Drejtoresha e Drejtorisë për mbrojtje të trashëgimisë kulturore znj. Eleonora Petrova-Mitevska, Drejtori i muzeut arheologjik i Maqedonise së Veriut z.Goran Sanev, si dhe arheologe nga mbare vendi.
Gjatë simpozimuit tre ditor do të bisedohen tema që kanë të bëjnë me historinë e kërkimeve arkeologjike në rajonin e Strugës dhe Ohrit, zonat e mbrojtura në këtë rajone , për arkeologjinë nënujore etj.

Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës

Vijezim horizontal

Gjatë mbrëmjes së kaluar kompania e kontraktuar nga Komuna e Strugës, u përkujdes që të vendoset sinjalizimi adekuat horizontal 🚧gjegjësisht vijëzimi i anësoreve dhe rregullimi i vijave të bardha për 🚶🏻‍♂️këmbësor.
Ky projekt u realiziua me qellim që 🚙shoferët dhe kalimtarët ta kenë më të lehtë dhe pa pengesa.

Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës

Vazhdojne punimet ne rrugen Partizanska

Edhe gjatë ditës së sotme vijojnë punimet në rrugën Partizanska. Në të njëjtën kohë po bëhet edhe ndryshim dhe zgjerim të rrethrrotullimit në afërsi të “Plazhës së Femrave” që qarkullimi i automjeteve të jetë më I lirshëm.

Sëshpejti Struga me pamje të re.

Urime F.C. STRUGA Trim & Lum

Urime për kualifikimin dhe arritjen historike F.C. STRUGA Trim & Lum

Suksese të jashtëzakonshme për ngjitjen në Ligën e Parë të Maqedonisë, historike për një ekip si F.C. Struga. Komuna e Strugës mbështet gjithmon arritjet e tilla.

Kryetari i Komunës z. Merko në ditët në vazhdim do të realizojë edhe një takim me stafin dhe futbollistët e F.C. Strugës.

🏆🥇 CHAMPIONS 🥇🏆

Urime Ramazanin

Të dashur besimtarë musliman,

Jemi në prag të muajit të Ramazanit, muaj ky që paraqet simbol të sakrificës, devotshmërisë, bamirësisë, adhurimit dhe mëshirës, prandaj më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të Komunës së Strugës t’uа uroj të gjithë qytetarëve dhe besimtarëve të besimit islam këtë muaj të shenjtë.

Le të na shërbejë ky muaj i bekuar për të reflektuar mbi paqen me veten dhe të tjerët, tolerancën dhe respektin e ndërsjellë, solidaritetin dhe bamirësinë.

Ju dëshiroj agjërim të lehtë, dhe lutje të pranuara!

Kryetari i Komunës së Strugës,
Ramis Merko

Merko shpreh shqetësimin e tij në lidhje me ngjarjet e fundit në BFI

Ndjehem i shqetësuar në lidhje me ngjarjet e fundit që ndodhën në Bashkësin Islame Fetare, dhe jam kundër aktit të marrjes të pushtetit me dhunë. Ky veprim duhet dënuar.
BFI si institucion fetar i besimit islam duhet të jetë autonom andaj në vijën e pamvarësis së institucionit problemet brenda për brenda duhet ti zgjidhin organet autonome të BFI-së. Akti i marrjes me dhunë të pushtetit cënon rendin kushtetues dhe proceset demokratike të një vendi.
Janë të dënueshme ngjarjet e ditës së djeshme, shpresojmë që ngjarja të zbardhet sa më shpejt dhe qytetarët besimtarë musliman të informohen drejt.

Kryetari I Komunës së Strugës
Dr. Ramis Merko

papyonshop sex shop istanbul sex shop botoks botoks botoks fiyatları paykasa bozum paykwik bozum İstanbul evden eve nakliyat