Shqyrtim publik dhe konsultim , (PDU) për pjesën nga Blloku 30, KK Morovishtë

Në bazë të nenit 69 nga Ligji për mjedisin jetësor (“Gazeta Zyrtare e RM-së” nr.53/05, 81/05, 24/07, 159/08, 83/09, 48/10,124/10, 51/11, 123/12, 93/13, 42/14, 44/15, 129/15 192/15, 39/16 dhe 42/16) dhe Urdhëresën për pjesmarjen e opinionit gjatë përpilimit të dispozitave dhe akteve tjera, si dhe planet dhe programet në sferën e mjedisit jetësor (“Gazeta Zyrtare e RM-së” nr. 147/08 dhe 45/11) ,Kryetari i Komunës së Strugës.

O R G A N I Z O N

 Shqyrtim publik dhe konsultim me opinionin sipas Raportit për vlersimi strategjik në ndikim të  mjedisit jetësor për përpunimin e dokumentacionit të Planit urbanistik lokal për   Planin Detal Urbanistik (PDU) për pjesën nga Blloku 30, KK Morovishtë,  Komuna e Strugës.

  1. Informohet opinioni se është vënë në shqyrtim dhe konsultim me opinionin, Raportit për vlersimi strategjik në ndikim të mjedisit jetësor për Planin Detal Urbanistik (PDU) për pjesën nga Blloku 30, KK Morovishtë, Komuna e Strugës.
  2. Raporti për vlersimin strategjik në ndikim të mjedisit jetësor është ekspozuar në Sektorin për urbanizëm , veprimtari komunale , komunikacion dhe mbrojtje të mjedisit jetësor, në Komunën e Strugës çdo ditë pune nga ora 8 – 16, filluar nga data 17.10.2018 deri në 16.11.2018.
  3. Konsultimi me opinionin do të mbahet në 09.11.2018 (Premte), në Komunën e Strugës, me fillim në orën 14.30.
  4. Personat juridik dhe fizik dhe opinioni mundë të parashtrojnë mendimet e tyre në lidhje me Raportin deri te Komuna e Strugës në afat prej 30 ditëve në shqyrtim publik.
  5. Të gjithë palët e interesuar janë të ftuar të marrin pjesë në debatin publik dhe të japim mendimet e tyre, vërejtjen dhe propozimet sipas Raortit për vlersim strategjik në ndikimin e mjedisit jetësor dhe të njëjtat mund ti dërgojnë në e-mail: info@struga.gov.mk, ose permes postës në adresën: Komuna e Strugës, rr. Nënë Tereza pn, 6330 Strugë.

SHTOJCE

Nr. 10-3133
17.10.2018
STRUGË

Me respekt,
Komuna e Strugës

 

Njoftim për qytetarët dhe bletarët e Komunës së Strugës

Njoftohen qytetarët dhe bletarët e komunës së Strugës se në territorin e komunës së Strugës më datë 19.10.2018 (të premten) do të kryhet spërkitje nga toka (teristike) për eleminimin e mushkonjave.
Spërkitja do të kryhet nga ora 18:00 e deri në orët e para të mëngjesit.
Dezinsektimi do të kryhet në të gjithë vendbaniminet në regjionin e Komunës të Strugës.

I lusim bletarët te marrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve.

 

Zyra për marëdhënie me publikun
Komuna e Strugës

Kryetari i Komunës së Strugës z. Ramis Merko bashk me arkitektët e Komunës së Strugës zhvilluan takim me stafin akademik të Fakultetit të Arkitekturës dhe Dizajnit pranë Univerzitetit Amerikan Kolegj Shkup.

Sot Kryetari i Komunës së Strugës z. Ramis Merko bashk me arkitektët e Komunës së Strugës zhvilluan takim me stafin akademik të Fakultetit të Arkitekturës dhe Dizajnit pranë Univerzitetit Amerikan Kolegj Shkup.

Qëllimi i takimit ishte që stafi akademik nga afër të njihet me problematikat urbanistike në qytetin e Strugës, pasi që këtë vit e kanë zgjedhur pikërisht qytetin e Strugës si lokacion për detyrat semestrale në lëndët projektuese të Fakultetit të Arkitekturës.

Kryetari Merko i njoftoi për problematikat aktuale që Komuna e Strugës po përballet në sferën e urbanizmit si dhe me pengesat administrative nga institucionet qëndrore, të cilat pengojnë në zhvillimin adekuat të qytetit. Kryetari theksoi se është i hapur për ide dhe propozime të reja nga persona të kualifikuar në sferën e arkitekturës dhe planifikimit hapsinor që do të kontribuojnë në zhvillimin e qytetit të Strugës si qytet turistik, dhe gjithashtu është i gatshëm të përkrahë studentët dhe arkitektët e rinj në iniciativat e tyre kreative për të mirë të qytetit.

Përfaqësuesit nga Univerziteti Amerikan Kolegj theksuan se janë të mahnitur nga shtrirja gjeografike dhe nga potenciali i qytetit për zhvillimin e mëtutjeshëm, duke qënë optimist se do të ketë analiza dhe proekte kualitative nga ana e studentëve. Rreth 80 studentë të arkitekturës në lokacione të ndryshme të qytetit do të punojnë gjatë vitit detyra semestrale në lëndë të ndryshme. Do të punojnë projekte ideore për objekte publike sic janë çerdhe, shkolla fillore, objekte multifunksionale sportive dhe kulturore, parqe dhe hapësira publike si dhe propozim për zhvillimin urbanistik të qytetit në të ardhmen.

Takimet e tilla do të vazhdojnë dhe do të kurorizohen me ekspozitë nga punimet e studentëve gjatë këtij viti akademik nën mentorimin e personave të profesionalizuar në atë fushë dhe idetë më kreative do të mund të shfrytëzohen për zhvillimin dhe nxjerrjen në pah të potencialeve të qytetit të Strugës.

Zyra për marëdhënie me publikun
Komuna e Strugës

Arbëreshët e Italisë vizitojnë komunën e Strugës

Sot, komuna e Strugës u vizitua nga nxënësit arbëreshë të shkollës “Shen Miter Korone”  nga Kozenca e Italisë.  Nxënësit  në fjalë  patën mundësi që të informohen rreth funkisonit të administratës komunale, sektorëve dhe punës së punonjësve në komunë. Përveç tjerash, patën rastin të informohen edhe rreth pasurive kulturore dhe mbrojtjës së tyre.

Zyra për marëdhënie me publikun
Komuna e Strugës

 

Filloi ndërtimi i rezervuarit të dytë të ujit të pijshëm në fshatin Labunisht me kapacitet prej 700 metër kub.

Dje, kryetari i komunës së Strugës z. Ramis Merko, shefi i kabinitetit z. Dashmir Nasufi , kryetari i këshillit z. Resul Kaba, deputeti Agim Shaqiri si dhe funksionarë tjerë nga pushteti qendror dhe lokal vizituan f. Llabunishtë për të marrë pjesë në vendosjen e gur-themelit për ndërtimin e rezervuarit.
Për realizimin e këtij projekti, komuna e Strugës ka ndarë rreth tetë milionë denarë, ndërsa rreth katër milionë denarë tjera janë investim i Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Ky, siç sqaroi kryetari i komunës Merko, është rezervuari i dytë për ujë në Labunisht, që tërësisht do t’i kënaq nevojat e banorëve të këtij fshati me ujë të pastër për pirje
“Ky është vetëm fillimi. Komuna do të vazhdojë me realizimin e projekteve të reja në Labunisht, por edhe në vende tjera të banuara. Do të mundohemi t’i kënaqim nevojat e popullatës për jetë më të mirë dhe më të rehatshme në komunën e Strugës”, theksoi Merko.
Punët ndërtimore, paralajmëroi, do t’i kryejë ndërmarrja ERR-KOP nga Llabunishti. Kontraktuesi deri më tani ka punuar në zgjerimin e rrugës për kalim më të lehtë dhe më të sigurt deri te vendi ku do të jetë rezervuari për ujë.
Në kuadër të vizitës në Labunisht, kryetari i komunës ka kryer kontroll edhe në punët ndërtimore të sallës sportive në fshat, ku është vendosur baza, ndërsa prej nesër do të fillojë vendosja e shtyllave të hekurta për ndërtim.

 

Thirrje publike

Në bazë të nenit 21 nga Ligji për planifikim hapësinor dhe urbanistik (“Gazeta zyrtare e RM-së” nr. 199/2014, , 44/2015 193/2015 31/2016 163/2016 64/18) Kryetari I Komunës së Strugës, e sjell këtë:

Thirrje publike

Njoftohen qytetarët dhe personat juridik të Komunës së Strugës se shpallet
Thirrje publike për dorëzimin e iniciativës për punim të Planeve urbanistike

Thirrja publike shpallet në pajtim me nenin 21 nga Ligji për planifikim hapësinor dhe urbanistik (Gazeta zyrtare e RM-së nr. 199/2014 44/2015 193/2015 31/2016 163/2016 64/2018)  në kuartalin e dyte për vitin 2018.
Në periudhë prej 31 ditëve, të gjithë personat e interesuar fizik dhe juridik duhet të dorëzojnë iniciativa për përpunimin e Planeve urbanistike nga neni 7 të Ligjit për planifikim hapësinor dhe urbanistik.
Lëndë e iniciativave mund të jetë sjellja e  Planit të ri urbanistik ose ndryshim dhe plotësim të Planit ekzistues urbanistik ose Dokumentacion planor urbanistik me propozim konkret nga parashtruesi I iniciativës.
Thirrja publike do të zgjas nga data 01.10.2018 deri në date 01.11.2018 – 31 ditë .
Thirrja publike do të publikohet në  faqen e zyrtare të Komunës së Strugës www.struga.gov.mk, në tabelën publikuese të komunës, në sistemin informativ e-urbanizëm, permes publikimit në informatorin zyrtar të komunës, dhe në një gazetë ditore në gjuhën maqedonase dhe një gazetë ditore në gjuhën shqipe.
Personat e interesuar fizik dhe juridik iniciativat t’i dorëzojnë në formë të shkruar permes arkivit të Komunës së Strugës ose në formë elektronike permes sistemit informativ e-urbanizëm në afatin e përcaktuar.
Për të gjitha iniciativat e pranuara parashtruesit do të informohen në formë të shkruar ose në formë elektronike permes sistemit informativ e-urbanizëm në afat prej 15 ditëve nga përfundimi I afatit për parashtrimin e iniciativave.
Iniciativat e pranuara nga Thirrja publike  do të përfshihen në programin për punim të planeve urbanistike për Komunën e Strugës  për vitin 2018.
Mjetet për iniciativat e pranuara për përpilimin e dokumentacionit të nevojshëm duhet të sigurohen nga parashtruesit e iniciativave – personat fizik ose juridik.

KOMUNA E STRUGËS
Kryetari i komunës,
Dr. Ramis Merko

Debat publik

Sot në Univerzitetin Ndërkombëtar të Strugës u zhvillua debat publik me profesor, funksioner dhe figura publike në Strugë

Në debat morri fjalën edhe Sekretarja e Komunës së Strugës znj. Sonja Stojkoska e cila diskutoi për rëndësin e zgjedhjes para së cilës jemi dhe integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë.

“Me hyrjen në Bashkimin Evropian, të rinjtë me gjasë do ti ndjejnë dobitë e çështjes së tyre më të keqe – punësimi. Ata do ta shohin të ardhmen e tyre në shtëpi dhe do të vlerësohen për arsimimin dhe njohurinë e tyre. Jam krenare që sot kam nderin dhe së bashku do të marrim pjesë në shkrimin e historisë së vendit tonë “, – nënvizoi Stojkoska.

Ky është një nga aktivitete që mbahet para Referendumit, ku publikisht diskutohet për përfitimet që presin Maqedoninë në integrimin në BE dhe hyrjen në Nato.

Takim me investitor potencial

Sot Kryetari i Komunës së Strugës z. Ramis Merko zhvilloi takim pune me investitor potencial nga Belgjika dhe me Drejtorin e Drejtoris së Zonave Industriale Teknologjike Zhvillimore z. Aleksandar Maldenovski.

Fillimisht Kryetari Merko jua prezantoi qytetin e Strugës, dhe kapacitete që bart i gjithë qyteti si vend turistik po ashtu dhe vend me kapacitet të madh për zhvillimin e bizneseve. Në Strugë ndodhet dhe një zonë e lirë ekonomike teknologjike zhvillimore e cila ka një lokacion në mes tre qyteteve kryesore në këtë rajon.

Nga ana e invesestitorit shprehën interes të investonin në Komunën e Strugës dhe dëshironin të dinin më shumë rreth shkollave të mesme dhe numrit të nxënësve.

Kryetari Merko theksoi se nga ana e Komunës së Strugës kanë dhe do të kenë gjithmonë mbeshtetjen për të tilla iniciativa.