• 24/08/2018
  • 00:00
  • Ura e poezisë, Strugë

Mbrëmjet Poetike të Strugës është fesitval ndërkombëtar i poezisë vjetor i mbajtur në Strugë, Republika e Maqedonisë. Gjatë disa dekadave të ekzistencës së vet, festiavli ka shpërblyer me çmimin e tij më të vlefshëm, Golden Wreath, disa nga poetët më të njohur ndërkombëtarë, duke përfshirë: Mahmoud Darwish, Sachchidananda Hirananda Vatsyayan Agyey, W. H. Auden, Joseph Brodsky, Allen Ginsberg, Bulat Okudzhava, Pablo Neruda, Eugenio Montale, Léopold Sédar Senghor, Artur Lundkvist, Hans Magnus Enzensberger, Nichita Stănescu, Ted Hughes, Ko Un, Adunis, Makoto Ooka, Miroslav Krleža, Yehuda Amichai, Seamus Heaney, Tomas Gösta Tranströmer dhe autorët e brendshëm si Blaže Koneski.

  • Historia

Festivali filloi në vitin 1961 në Strugë, me poetë që jetonin vetëm në Maqedoni, derisa në vitin 1963 zgjeroi listën e vet me pjesëmarrës nga gjithë Jugosllavia. Çmimi Vëllezërit Miladinov u themelua për librin më të mirë poetik të publikur në mes të dy festivaleve konsekuente. Nga viti 1966 ngjarja u bë një festival kulturor ndërkombëtar. Çmimi ndërkombëtar Golden Wreath u themelua në të njëjtin vit dhe i shpërblyeri i parë ishte Robert Rozhdestvensky. Në vitin 2003, në një bashkëpunim të ngushtë me UNESCO-n, festivali themeloi një tjetër çmim ndërkombëtar të quajtur “Urat e Strugës”, për librin më të mirë poetik debutues nga një autor i ri. Gjatë ekzistencës së tij të suksesshme, festivali ka strehuar rreth 4,000 poetë, përkthyes, eseistë dhe kritikë letrar nga rreth 95 vende të botës.

Festivali ka shpërblyer disa nga figurat më eminente botërore, përfshirë disa fitues të çmimit Nobel për letërsi si Joseph Brodsky, Eugenio Montale, Pablo Neruda dhe Seamus Heaney, anëtari i parë afrikan i Akademisë franceze Léopold Sédar Senghor, i cili ishte president i Senegalit, Ted Hughes, W. H. Auden i cili ishte vlerësuar nga shumë si shkrimtari më i mirë i shekullit të 20-të, dhe shumë të tjerë.

Një pikë interesi është se festivali shpesh shpërblen poetë të huaj të cilët konsiderohen si disidentë në vendet e tyre, duke përfshirë shembullin e poetit rus në ekzil Joseph Brodsky, poetin kilian Pablo Neruda, amerikanin Allen Ginsberg, sovjetikun Bulat Okudzhava dhe shumë të tjerë.

Në kujtim të laureatëve, Parku i Poezisë, që shfaq bordet përkujtimore kushtuar secilit prej tyre, u krijua pranë Qendrës Kulturore të Strugës.

  • Organizimi

Festivali ka zyret në Strugë dhe në Shkup (një drejtori, një ekzekutiv dhe një sekretari teknike) dhe organizohet nga një Bord i Festivalit, i cili përbëhen nga profesionalistë nga fusha e poezisë (poetë, kritikë letrar, përkthyes, dhe profesorë të letërsisë bashkëkohore dhe kulturës).