Në bazë të nenit 36, paragrafi 1 pika 2 të Ligjit për vetëqeverisje lokale / “G. Zyrtare e RM” nr. 5/2002/ dhe neni 23 paragrafi 5 të Ligjit për financimin e njësive  të vetëqeverisjes lokale (” Gazeta zyrtare e R.M. nr. 61/2004, 96/2004, 67/2007, 156/2009, 47/11  dhe  192/15, dhe  Marrëveshja kolektive për nëpunësit administrativ  dhe punonjësit e tjerë në Komunën e Strugës nr. 08-4401 të datës 25.11. 2015, Këshilli i Komunës së Strugës në mbledhjen e 4, mbajtur në datë 28.12.2017, miratoi

V E N D I M

Për realizimin e Buxhetit të Komunës së Strugës për vitin 2018

Neni 1

       Buxheti i Komunës së Strugës për vitin 2018 (në tekstin  e mëtutjeshëm Buxheti), realizohet  sipas  dispozitave të këtij Vendimi.

Neni 2

       Buxheti  i Komunës përbëhet nga: Buxheti themelor; Buxheti i aktiviteteve vetëfinancuese; Buxheti i donacioneve; Buxheti i dotacioneve.

Neni 3

        Shfrytëzuesit e mjeteve të Buxhetit janë të detyruar mjetet e përcaktuara në Buxhet  t’i shfrytëzojnë me destinim, racionalisht dhe ekonomikisht.

Neni 4

    Shpenzimet e përcaktuara me buxhetin  janë  shuma maksimale mbi të cilat  shfrytëzuesit e buxheteve nuk mund të ndërmarrin obligime.

Që të ndërmerren obligime të reja deri tek Këshilli i komunës duhet të propozohet burim i ri i mjeteve ose të propozohet rënie të shpenzimeve të tjera në borxhin kryesor.

Neni 5

       Kryetari i komunës e përcjell realizimin e planit të të ardhurave dhe derdhjeve tjera të Buxhetit themelor të komunës.

Nëse gjatë realizimit të Buxhetit Kryetari i komunës vlerëson se janë të nevojshme rishpërndarje më të rëndësishme nga mjetet e miratuara me buxhet ose nëse realizimi i të hyrave dhe të ardhurave tjera shmangen në përqindje të lartë nga plani, i propozon Këshillit të komunës së Strugës që të  sjellë ndryshime dhe plotësime të Buxhetit.

Neni 6

    Ridestinimin dhe zgjerimin në kuadër të buxheteve të miratuara të shfrytëzuesve të buxhetit e miraton këshilli i komunës.

Në kuadër të shpenzimeve  të përcaktuara në Buxhet dhe shfrytëzuesit të buxhetit, shfrytëzuesi mund të kryejë rishpërndarje midis pozicioneve të shkallëve dhe nënprogrameve të shpenzimeve sipas miratimit paraprak nga këshilli i komunës.

Mjetet e lejuara me buxhetin në nivel të zërit në kuadër të nënprogramit dhe buxhetit, nuk mund të zvogëlohen më shumë se 20% me rishpërndarjen në vitin rrjedhor fiskal.

Mjetet e lejuara të pagave, qiramarrjeve dhe kompensimeve në nivel të zërit në kuadër të buxhetit nuk mund të zmadhohen me rishpërndarje më shumë se 10%.

Neni 7

                Shfrytëzuesit e buxhetit  në kushte, kur në buxhetin e aktiviteteve të vetë financuara; buxhetin e donacioneve dhe /ose buxhetin e dotacioneve, të hyrat e planifikuara dhe derdhjet e tjera  nuk realizohen respektivisht  realizohen mbi shumën e planifikuar, dorëzojnë kërkesë për zvogëlim/zmadhim të planit të të ardhurave dhe derdhjeve të tjera  dhe planin e mjeteve të lejuara  në këto buxhete, të cilat Kryetari  i dorëzon deri tek Këshilli i komunës për miratim.

Neni 8

Shfrytëzuesit e buxhetit pas miratimit të buxhetit përgatisin plan vjetor financiar sipas kuartaleve për shfrytëzimin e mjeteve të lejuara. Shfrytëzimin e mjeteve  në kuartalin e dhënë shfrytëzuesi i buxhetit e kryen në bazë të planit financiar sipas muajve.

Neni 9

      Pagesën e rrogave në  institucionet lokale publike  e kontrollon  dhe miraton Ministria për financa.

Komuna është e obliguar dy ditë para pagesës së rrogave, deri të ministria kompetente dhe Ministria për financa të dorëzojë kërkesë për lejimin e mjeteve për rroga, ndaj të cilave do të bashkangjiten edhe formularët PDD-MP dhe MP+1,  kopje nga rekapitulacioni për rroga të llogaritura, formular F-1 për numrin e  punonjësve sipas emrit dhe mbiemrit, rrogë si dhe të dhëna të tjera në version të shkruar dhe elektronik për muajn përkatës për të cilën dorëzohet pagesa dhe shtojca 6.

Në rast të punësimeve të reja, Shfrytëzuesit buxhetor nga institucionet lokale publike të cilët do të financohen nga bllok dotacionet,  te buxheti komunal janë të obliguar të dorëzojnë njohtim për mjete të siguruara financiare dhe të parashtrojnë formularë M-1.

Neni 10

       Pagesa e pagave të punonjësve do të realizohet në kuadër të mjeteve të siguruara në buxhet, respektivisht bruto pagat  përcaktohen për:

Personave të zgjedhur dhe të emëruar bruto rroga do të paguhet në pajtim me koeficientin e përcaktuar sipas ligjit.

Për nëpunësit administrativ vlera e pikës për përcaktimin  e bruto rrogave mbetet në nivel të njëjtë nga viti 2016, përcaktuar me vendim për përcaktimin e vlerës së pikës për rrogat e nëpunësve administrativ.

Punonjësve ndihmës teknik pagesa e rrogave do të kryhet në pajtim me Rregulloren për pagesë të rrogave dhe kompensimeve të punonjësve në Administratën komunale të komunës së Strugës.

Punonjësve në Administratën komunale, në pajtim  me  LMP dhe Marrëveshjes kolektive për nëpunësit administrativ dhe punonjësve të tjerë në Komunën e Strugës,   u paguhet rroga e 13, nëse Kryetari i komunës  ka  mundësi  ta  paguajë dhe e njëjta nuk mund të jetë më e ulët se 60% nga rroga  e  tij mesatare të  cilën punonjësi e ka pranuar  në tre muajt e fundit.

       Neni 11

           Kompensimi për regres për pushim vjetor do të paguhet  në shumë më së paku 60% nga rroga  mesatare mujore për të punësuar në RM, publikuar deri në ditën e pagesës.

Neni 12

          Kompensimi për mëditje për udhëtim zyrtar në Republikë pa shpenzimet  për bujtje arrin shumën 500,оо denarë.

Neni 13

            Për punën jashtë orarit punonjësve mund t’ju paguhet kompensim më së tepërmi 8 orë gjatë një jave, respektivisht 190 orë në vit, në pajtim me kushtet e përcaktuara në ligj dhe Marrëveshjen kolektive për nëpunësit administrativ dhe punonjësit e tjerë në Komunën e Strugës.

           Neni 14

             Kompensimi mujor për prezencë në mbledhjet e anëtarëve të këshillit arrin 70% nga rroga mesatare mujore në Republikë paguar për vitin paraprak.

Kryetarit të Këshillit për udhëheqjen dhe organizimin e punës së Këshillit i përcaktohet kompensim, të zmadhuar për 30% nga kompensimi i përcaktuar nga paragrafi 1 të këtij neni.

Kompensimi mujor për pjesëmarrje në mbledhjet e këshillit  paguhet për pjesëmarrje në të gjitha mbledhjet e këshillit në muajin rrjedhor.

Kompensimi mujor për prezencë në mbledhjet e këshillit zvogëlohet për 30% për mos prezencë në mbledhjet e këshillit.

Kompensimi mujor për prezencë në mbledhjet e këshillit nuk paguhet, nëse anëtari i këshillit nuk merr pjesë në asnjë mbledhje të këshillit në muajin rrjedhor.

Kompensimi mujor për pjesëmarrje në  mbledhje nuk paguhet, nëse këshilli në muajin rrjedhor nuk mban mbledhje.

Neni 15

           Bruto rrogat e punonjësve në institucionet publike lokale për vitin 2017 do të paguhet në pajtim me koeficientet e përcaktuara dhe vlerën e përcaktuar të pikës, përcaktuar me marrëveshjet e nënshkruara kolektive me ministritë kompetente.

Neni 16

            Pagesa e rrogave dhe kompensimeve të punonjësve në institucionet publike lokale, të cilët financohen me bllok dotacionet do të realizohen në mënyrën vijuese:

Shfrytëzuesit buxhetor nga institucionet publike  lokale të cilët financohen me bllok dotacione nga Buxheti komunal janë të obliguar dy ditë para pagesës së rrogave në Komunë të dorëzojnë kërkesë për miratimin e mjeteve për rroga ndaj të cilëve do t’i parashtrojnë, kopje nga rekapitulacioni  për rroga të llogaritura, formular F-1 për numrin e punonjësve me emër dhe mbiemër si dhe të dhëna tjera në version elektronik dhe të shkruar për të cilin dedikohet pagesa.

Mjetet do të planifikohen  në llogarinë qëllimore – dotacione (930), kurse do të kryhen përmes llogarisë – dotacione të institucioneve publike lokale (903).

Pagesën  e  rrogave  dhe   kompensimeve     të  punonjësve   në  institucionet   publike   lokale    të   cilët  financohen   nga   buxheti  komunal  i  kontrollon     dhe   miraton    Ministria   e   financave.

Kryetari i komunës është i obliguar llogaritjet e veçanta të institucioneve publike lokale  t’i dorëzojë te ministria kompetente prej ku do të transferohen bllok dotacionet.

Ministritë kompetente llogaritjet e dorëzuara për pagesë të bruto rrogave dhe kompensimeve i dorëzojnë te Ministritë për financa për kontroll dhe evidencë.

Neni 17

   Në rast të punësimeve të reja, shfrytëzuesit buxhetor nga institucionet publike lokale të cilët financohen me bllok dotacione nga buxheti komunal janë të obliguar të dorëzojnë njoftim për mjete të siguruara financiare dhe të parashtrojnë formular M-1.

Pëlqim për punësime të reja në institucionet publike lokale nga kompetencat e marra nga sfera e arsimit dhe mbrojtjes sociale të cilët financohen me bllok dotacione jepet për:

-Punësime për të cilat janë siguruar mjete në Buxhetin e RM-së, për vitin rrjedhor fiskal për të cilën njoftim me shkrim do të jep Ministria për financa në bazë të kërkesës nga Kryetari i komunës deri tek ministria kompetente.

-Punësime për të cilët janë siguruar mjete në Buxhetin e komunës për vitin rrjedhor fiskal për të cilin, në pajtim me nenin 51, paragrafi 3 dhe 4 nga Ligji për buxhetet njoftim me shkrim do të jep Kryetari i komunës.

Neni 18

            Për punonjësit e angazhuar me kontrata për lirim të punonjësit për punësim të përkohshëm në Administratën komunale, mjetet për pagesë të rrogave i siguron Komuna, kurse pagesën e ushtron Agjencioni për punësime të përkohshme.

Neni 19

            Në rast sëmundjeje në kohëzgjatje prej më shumë se 6 (gjashtë) muaj dhe në rast të pasojave më të rënda nga fatkeqësitë elementare në kontekst të Ligjit për mbrojtje dhe shpëtim, dhe rasteve tjera të punonjësit i paguhet ndihmë në lartësi prej një neto rroge mesatare të paguar në organin ku punon.

Të punësuarit në Administratën komunale kanë të drejtë për çmime jubilare, në shumë prej rrogës mesatare neto mujore për punonjës në Republikën e Maqedonisë paguar në tre muajt e fundit , dhe në pajtim me Rregulloren për pagesë të shpërblimeve jubilare në Komunën e Strugës.

Neni 20

      Në rast daljes së punësuarit në pension i paguhet shumë të dyfishtë nga kontributi i llogaritur në bazë të rrogës mesatare për punëtor në RM publikuar në ditën e pagesës në pajtim me nenin 9 të Ligjit për pagesë të rrogës.

Kompensimi për rrogë shtesë për pensionim   të të punësuarit në komunë dhe në institucionin publik lokal themeluar nga komuna do të paguhet në pajtim me Ligjin për pagesën e rrogave, në bazë të dokumentacionit të formuar  më parë dhe komplet dhe aktvendimit të miratuar nga ana e Kryetarit të komunës.

Të gjitha kompensimet tjera të shpenzimeve në lidhje me punën do të paguhen në pajtim me ligjin dhe marrëveshjen kolektive.

Neni 21

           Mjetet e përcaktuara në Buxhet dhe të sistemuara në programet dhe nënprogramet e veçanta i kryen Kryetari i komunës.

Neni 22

          Punësimi në Administratën komunale kryhet në pajtim me aktet për organizim dhe sistematizimin e Komunës për të cilët janë siguruar mjete në Buxhetin e komunës dhe Planit për punësim.

Shfrytëzuesit buxhetor mund të punësojnë punonjës të rinj dhe të plotësojnë vende të lira pune vetëm me kusht, nëse për të sigurohen mjete në Buxhetin e komunës. Për mjetet e siguruara Kryetari i komunës dorëzon njoftim me shkrim sipas mendimit të dhënë paraprakisht pozitiv nga Agjencioni për administratë, në aktin për sistematizim.

Neni 23

                Shfrytëzimi i mjeteve  nga Buxheti i komunës për ushtrimin  e funksioneve të shfrytëzuesve të mjeteve të buxhetit  furnizohen me fatura në të cilat në veçanti  paraqiten shpenzimet  sipas grafave të veçanta, duke i respektuar dispozitat nga Ligji për furnizime publike.

Furnizimi me mallra dhe kryerja e shërbimeve mund të kryhet edhe me fletë llogari, në raste kur për shpenzimet nuk mund të jepet faturë dhe vetëm në shuma të veçanta të kufizuara në kundërvlerë prej 6.000 denarë, ku detyrimisht duhet të jetë e dorëzuar llogaria fiskale, gjatë së cilës shpenzimet duhet të pasqyrohen sipas klasifikimit të shpenzimit përkatës.

Për furnizim pa procedurë të realizuar mund të paguhet me faturë deri në 30.000 denarë pa TVSH.

Neni 24

                Për mjetet  e përcaktuara në buxhetin e komunës në kuadër të rezervave ( rezerva të përhershme dhe rrjedhore e buxhetit), e cila nuk mund ta kalojë 3% nga mjetet e përgjithshme të planifikuara në buxhetin themelor të komunës, vendos këshilli i komunës ndërsa i realizon kryetari. Për shfrytëzimin e mjeteve nga rezervat deri në 50.000 denarë  vendos Kryetari i komunës. Për mjetet e shfrytëzuara kryetari është i obliguar të parashtrojë raport vjetor për shfrytëzimin e mjeteve nga rezervat.

Neni 25

                Mjetet e përcaktuara në Buxhetin dhe të shpërndara në programet  e veçanta dhe nën programet i realizon kryetari i komunës.

Neni 26

       Në rast të punësimeve të reja shfrytëzuesit e buxhetit nga institucionet lokale publike të cilët financohen me bllok dotacione nga buxheti komunal janë të obliguar të dorëzojnë lajmërim për sigurimin e mjeteve financiare dhe të bashkangjisin  formularin M-1 dhe pëlqim nga MSHIA.

Neni 27

                Kur të ardhurat që i dedikohen Buxhetit  janë paguar gabimisht ose janë paguar në shumë më të madhe nga shuma e përcaktuar, shuma  e paguar gabimisht ose pagesa e shumës  më të madhe kthehet në bazë të llojit të të ardhurave  në të cilat janë paguar, nëse të ardhura të këtilla nuk  ka, atëherë në bazë të të ardhurave të tjera të Buxhetit.

Kthimi i mjeteve të paguara gabimisht, në më tepër pagesa, gjegjësisht të ardhura të paguara kryhet me aktvendim të kryetarit, përveç në rastet ku kompetenca i përket organeve tjera.

Neni 28

                Buxheti i Komunës së Strugës do të realizohet nga data 01.01.2018 deri në datën 31.12.2018.

Neni 29

                Ky Vendim hyn në fuqi me ditën e publikimit në ” Informatorin zyrtar  të Komunës së Strugës”, ndërsa do të aplikohet nga data 01 Janar 2018.

 

Buxheti i vitetve te kaluara

  • Buxheti i Komunës së Strugës për vitin 2013  (shkarko)
  • Buxheti i Komunës së Strugës për vitin 2014  (shkarko)
  • Buxheti i Komunës së Strugës për vitin 2015  (shkarko)
  • Buxheti i Komunës së Strugës për vitin 2016  (shkarko)
  • Buxheti i Komunës së Strugës për vitin 2017  (shkarko)