Event mjaft produktivi me moton "mbrojtja dhe zhvillimi I mjedisit jetësor dhe rehabilitimi i teknikave të rrjetit të kanalizimeve"

Në ambientet e Komunës së Ohrit me iniciativë të Agjencisë JaponezeNërkombëtare për Bashkëpunim ( JICA) dhe Ministrisë së Mjedisit më datë 02.07.2013 u mbajt seminari me teme :
"Rezultatet e mbledhjes së të dhënave mbi mbikqyrjen e Liqenit të Ohrit, mbrojtja dhe zhvillimi I mjedisit jetësor dhe rehabilitimi i teknikave të rrjetit të kanalizimeve"

Të pranishëm ishin siç thashë iniciatorët dhe mbështetësit pra, JICA dhe Ministria e Mjedisit si dhe Kryetarët e Komunave Ohër dhe Strugë së bashku me krerët e ndërmarrjes publike PROAQVA dhe administratorë të të dyja komunave.
Fjalëimin hapës e mori përfaqesuesi nga Ministria e Mjedist si dhe Kryetari I Komunës së Ohrit z. Nikola Bakraçeski. Kurse, më pas fjalën e mori Kryetari I Komunës  së Strugës z. Ziadin Sela ku ndër të tjera theksoi :
‘’  Për të gjithë ata që nuk e dinë , Proaqva ndodhet në Strugë aktualisht, Kolektori  ndodhet në Strugë. Kanalizimet e ujërave të zeza destinacionin e fundit e kanë ‘’ Drinin e Zi’’ , që gjithashtu ndodhet në Strugë. Pra problemin e kemi të përbashkët , dhe e mirëpresim mbështetjen nga ana e JICA –s , por do të preferoja që të ishim këtu si organizatorë dhe jo si të ftuar në këtë seminar dhenë të gjithë ato evente që zhvillohen rreth rrjetit dhe kolektorit në Strugë , por kjo le të ngelet për të ardhmen. Nuk dua më tej të futem në detaje ,kurse në emrin tim dhe në emër të qytetarve të Strugës t’iu falenderoj për vullnetin që keni shprehur për zgjidhjen  e këtij problemi. Pra zgjidhjen për një rajon me ambient   më të pastër , më të mirë , për një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët që jetojnë në këtë rajon’’.  
Më tej seminari vazhdoi me agjendën përkatëse të karakterit teknik, ku përfaqësuesit e Komunës dhe Proaqva-s në Strugë u njohën me studimet më të fundit rreth amortizimit të rrjeteve dhe masave që duhen marrë në terma afatshkurtër dhe afatgjatë.