Sinjalizimi i Qytetit

Tashmë siç është vënë në dukje që prej disa ditësh me radhë  në mënyrë  intensive ka filluar procesi sinjalizimit të rrugëve.

Pra, po bëhet pajisja e rrugëve me sinjalistikë vertikale dhe horizontale në  rrugë të ndryshme të qytetit. Ky project do të përfundojë në një hark kohor prej 1 muaji, në mënyrë që të gjitha rrugët të kenë sinjalistikën e nevojshme për mbarëvajtjen e trafikut.  Shenja vertikale  të rrezikut, urdhërimit dhe paralajmërimit  ashtusikurse shenja horiontale për vizat e bardha për këmbësorë, shenja treguese për drejtimin  do të vijojnë të instalohen  përrreth të gjitha zonave të qytetit.