vevobahis giriş - cratosslot giriş - baymavi giriş

Kompetencat e kryetarit mund të ndahen në dy pjesë: punët në kompetencë të komunës dhe udheheqja e administratës komunale.

Në kryerjen e kompetencave të komunës, kryetari i komunës

  • përfaqeson dhe prezenton komunën
  • kontrollon ligjshmërinë e dispozitave të këshillit
  • publikon dispozitat në gazetën zyrtare të komunës
  • siguron kryerjen e vendimeve të këshillit të komunës
  • siguron kryerjen e punëve, të cilat me ligj i jane deleguar komunës
  • deri te këshilli i komunës, dorezon iniciativa dhe propozime për sjellje të dispozitave
  • propozon buxhetin dhe llogarinë vjetore të buxhetit të komunës
  • bën realizimin e buxhetit të komunës
  • emëron drejtorë të ndërmarrjeve publike të themeluara nga ana e komunës, me ndihmë të konkursit
  • rregullisht informon këshillin e komunës për kryerjen e obligimeve të tij në pajtim me statutin e komunës
  • zgjidh punë administrative për të drejta, obligime dhe interese të personave juridik dhe fizik. Për kryerje të kësaj kompetence, kryetari i komunës mund të autorizojë nëpunës,udhëheqës zyrtarë të drejtojë procedurën dhe të vendosë në punë administrative, si dhe të nenshkruajë.

Gjatë udheheqjes me administratën komunale:

  • jep propozim-vendim deri te këshilli i komunës për organizim të administratës së komunës
  • sjell rregullore për sistematizim
  • udhëheq me administratën e komunës
  • vendos për punësim, të drejtat, obligimet dhe përgjegjësitë e të punësuarve, nëse nuk është përcaktuar ndryshe me ligj tjetër.