Komuna e Strugлs

  • Shqip (Albania)
  • Македонски (Macedonia)
Struga
 
Home
U miratua programi lidhur me infrastrukturën rrugore për vitin 2010 PDF Shtyp

Këshilli i Komunës së  Strugës në mbledhjen që mbajti më 25 shkurt 2010, ka miratuar Programin për ndërtimin, rikonstruimin, mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e rrugëve dhe rrugicave lokale dhe rregullimin e tokës ndërtimore në rajonin e Komunës së Strugës për vitin 2010.


Me këtë program të hartuar nga administrata komunale, përcaktohet vëllimi i punëve dhe burimet e mjeteve, si edhe renditja e mjeteve dhe mënyra e shfrytëzimit të tyre të drejtpërdrejtë.
Duke e patur parasysh gjendjen momentale financiare si edhe gjendjen e rrugëve në komunë, punët planifikohet të realizohen në etapa, me pjesmarrje të theksuar të bashkësive lokale, Buxhetit të Komunës, Agjensionit për rrugë shtetërore të R.M dhe të burimeve tjera të kualifikuara të financimit.
Përveç ndërtimit të disa pjesëve të caktuara theksi vihet në investim kurse planifikohet dhe hartimi i dokumentacionit teknik për drejtime rrugore që deri tash nuk kanë qen aspak të ndërtuara.
Programi i përfshin si të bartura obligimet nga viti i kaluar të cilat ishin planifikuar apo kishin filluar të realizohen, por që për shkаqe të ndryshme nuk u përfunduan.

 

 

Lajmërime

Më datë 29.01.2010 (e premte ), me fillim në ora 11,oo në sallën e madhe të Këshillit të komunës së Strugës do të mbledhja e 10-të e Këshillit të komunës së Strugës.
Për mbledhjen është  propozuar ky:
R e n d    d i t e

Propozim – Procesverbal nga mbledhja e tetë të Këshillit të komunës së Strugës.
Propozim – Procesverbal nga mbledhja e nëntë e Këshillit të komunës së Strugës.
1.Propozim – Vendim për zgjerim të Buxhetit të Komunës së Strugës për vitin 2010
2.Propozim – Vendim për përcaktimin e lartësisë të maksimumit arkëtor të Buxhetit të komunës së Strugës për vitin 2010,
3.Propozim – Vendim për përkrahjen e inicijativës për përpunimin e dokumentacionit planor lokal urbanistik.
4.Propozim – Program për përpunimin e Planeve urbanistikenë vitin 2010
5.Propozim – Vendim për ndryshim dhe plotësim të Vendimit për përcaktimin e Projekt – Planit urbanistik për jashtë vendbanimin për KK Misleshovë – Komuna e Strugës
6.Propozim – Aktvendim për formimin e komisionit për përcaktimin e vlerës së Pronës komunale në bazë të bilancit të pjesshëm.
7.Propozim – Aktvendim për emërim të anëtarëve në Shtabin për mbrojtje civile.
8.Propozim – Vendim për ushtrim të transportit  linjor komunal të udhëtarëve