|
Qëllimi i vendit të punës: Sigurim, kryerje të punëve nga fushat për të cilat është formuar Sektori, kurse të cilat janë të lidhura me funksionet e Komunës në pajtim me Ligjin për vetëqeverisje lokale, ligje tjera, dispozita dhe akte të përgjithshme, si dhe udhëheqje efikase me Sektorin. Detyrat kryesore të punës: - udhëheq me sektorin; - e organizon, orienton dhe koordinon punën e sektorit; - kryen kontroll të drejtpërdrejtë dhe këqyrje mbi kryerjen e punëve; - i sistemon punët dhe detyrat e udhëheqësve të njësive, u jep udhëzime për punë dhe ndihmë të nevojshme profesionale në punë dhe kryerjen e punëve dhe detyrave më të ndërlikuara dhe e ndjek rrjedhën e realizimit të punëve; - i jep detyra ndihmës udhëheqësit të sektorit, nëse është emëruar; - propozon koncepte të vendimeve dhe akteve tjera për rregullimin e marrëdhënieve , gjendjeve dhe çështjeve dhe inicion zgjidhje të disa problemeve; - përgjigjet për kryerje në kohë, në mënyrë cilësore dhe ligjore të punëve dhe detyrave në sektor; - siguron propozim program për punën e sektorit dhe me udhëheqësit tjerë të sektorëve merr pjesë në koordinimin e programit për punën e komunës; - jep raport për realizimin e programit për punën e sektorit; - me ndihmës udhëheqësit të sektorit dhe udhëheqësit e njësive përgatit dhe kujdeset për realizimin e planit për punën e sektorit dhe njësive; - siguron qëndrime të vetme dhe qasje të vetme gjatë trajtimit të çështjeve të njëjta apo të ngjashme; - i ndjek ligjet dhe dispozitat tjera nga fusha e vetëqeverisjes lokale dhe kujdeset për aplikimin e tyre në komunë; - e ndjek zhvillimin e sistemit të vetëqeverisjes lokale në Komunë dhe realizimin e tij; - jep propozime sipas pyetjeve të interesit për realizimin dhe zhvillimin e vetëqeverisjen lokale në Komunë; - i ndjek dispozitat ligjore dhe aktet tjera të përgjithshme nga fusha e vetëqeverisjes lokale, mbrojtjes dhe shpëtimit, punën arkivore dhe kujdeset për aplikimin e tyre; - është pëgjegjës për sigurimin e përkthimit në formë të shkruar, gojor dhe të njëkohshëm për nevojat e Këshillit dhe Kryetarit të Komunës në gjuhën shqipe dhe në gjuhë tjera të huaja; - është pëgjegjës për kryerjen e punëve protokollare për nevojat e Këshillit dhe Kryetarit të Komunës; - Kujdeset për kryerjen e lekturës së dispozitave, materialeve, informacioneve dhe dokumenteve për nevojat e Këshillit dhe Kryetarit të Komunës dhe administratës komunale; - I organizon dhe kujdeset për kryerjen e punëve nga fusha e mbrojtjes dhe shpëtimit; - E përgatit planin e shenjave arkivore dhe listat e kategorive për ruajtjen e arkivit dhe materialit të regjistruar; - E organizon kryerjen e punëve sekretarike; - I përcjell eksperiencat ndërkombëtare në realizimin dhe zhvillimin e vetëqeverisjes lokale dhe i shqyrton mundësitë për ngritjen e iniciativave dhe propozime për implementimin e tyre në Komunë; - Merr pejsë në punën e seancave të këshillit; - është përgjegjës për përgatitje në kohë dhe në mënyrë ligjore të dispozitave dhe akteve nga kompetenca e Këshillit dhe Kryetarit të komunës dhe dhënien e mendimit për harmonizimin e akteve dhe dispozitave të Kryetarit dhe Këshillit të Komunës me ligjet dhe dispozitat tjera; - është përgjegjës për përgatitjen dhe organizimin e seancave të Këshillit të Komunës dhe komisioneve të tij; - Organizon dhe realizon bashkëpunim me organe tjera gjatë kryerjes së punëve në sektor; - Merr pjesë në punën e trupave punuese të Këshillit të Komunës kur për këtë është i autorizuar; - Kujdeset për avancimin profesional dhe disiplinën e punës të të punësuarve në sektor; - Realizon kontakte të rregullta dhe koordinim të punës me udhëheqësit tjerë të sektoreve, duke këmbyer me to informacione; - Bën analiza, vlerësimin e çështjeve dhe problemeve që paraqiten në punën e sektorit; - Inicon ideja të reja për punë nga fusha që mbulon sektori; - Bën përcjelljen dhe vlerësimin e punës së ndihmës udhëheqësit të sektorit dhe të udhëheqësve të njësive në sektor; - Më së paku njëherë në javë dorëzon infromacione dhe të dhëna deri te nëpunësi shtetëror për marrëdhënie me opinionin dhe informacione për qytetarët; - përgjigjet për punën e vet në kuadër të autorizimeve të veta dhe - kryen punë dhe detyra që do ti besohen nga ana e udhëheqësit të njësisë. |