|
Detyrat kryesore të punës: - udhëheq me njësinë; - e organizon, orjenton dhe koordinon punën e njësisë; - i sistemon punët dhe detyrat e të punësuarve në njësi; - përcjell instruksione dhe i zbaton drejtimet e dhëna dhe jep udhëzime për kryerjen e punëve dhe detyrave; - kryen kontroll të drejtpërdrejtë dhe këqyrje mbi kryerjen e punëve dhe detyrave të njësisë; - përgatit dhe propozon plan për punën e njësisë dhe kujdeset për realizimin e planit për punë; - përgjigjet për kryerje në kohë, në mënyrë ligjore dhe cilësore të punëve dhe detyrave që kryen në njësi; - merr pjesë në vendosje për zbatimin e vendimeve konkrete për punët që kryhen në njësi sipas instruksioneve paraprake të nivelit më të lartë dhe jep udhëzime për implementimin e tyre; - I ndjek dispozitat ligjore dhe aktet tjera të përgjithshme nga fusha e vetëqeverisjes lokale, mbrojtej dhe shpëtimit, punës arkivore dhe kujdeset për aplikimin e tyre; - Përgjegjës është për sigurimin e përkthimit në formë të shkruar, gojor dhe simultan për nevojat e Këshillit dhe Kryetarit të Komunës në gjuhë shqipe dhe gjuhë tjera të huaja; - është përgjegjës për kryerjen e punëve protokollare për nevojat e Këshillit dhe Kryetarit të Komunës; - Kujdeset për kryerjen e lekturës së dispozitave, materialeve, informacioneve dhe dokumenteve tjera për nevojat e Këshillit dhe Kryetarit të Komunës dhe administratës komunale; - I organizon dhe kujdeset për kryerjen e punëve nga fusha e mbrojtejs dhe shpëtimit; - është përgjegjës për administrim me dokumentet e Komunës dhe ruajtjen e tyre deri në asgjësimin, respektivisht dorëzimin në Arkivin shtetëror të Republikës së Maqedonisë; - I përgatit planin e shenjave arkivore dhe listat e kategorive për ruajtjen e arkivit dhe të materialit të regjistruar; - E organizon kryerjen e punëve sekretarike; - E organizon dorëzimin dhe pranimin e shkreave dhe materialeve tjera dhe dërgimin e tyre; - Kujdeset për planifikimin e furnizimit dhe shpërndarjes së materialit zyrtar dhe materialit tjetër shpenzuar; - Organizon, koordinon dhe merf pejsë ose drejtpërdrejt përgatit vendime dhe dispozita tjera, programe, informacione dhe akte tjera; - Bën vlerësimin e punës së të punësuarve në njësi; - Bën vlerësimin e nevojës për trajnim dhe propozon drejtime për avancimin e të punësuarve; - Realizon kontakte të rregullta me udhëheqësit tjerë të njësive në sektor dhe këmben informacione dhe përvoja; - përgjigjet për punën e vet në kuadër të autorizimeve të veta dhe - kryen dhe punë tjera të cilat do ti besohen nga ana e udhëheqësit të sektorit; |