|
Detyrat kryesore të punës: - udhëheq me njësinë; - e organizon, orjenton dhe koordinon punën e njësisë; - i sistemon punët dhe detyrat e punonjësve të njësisë; - përcjell instruksione dhe i zbaton drejtimet e dhëna dhe jep udhëzime për kryerjen e punëve dhe detyrave; - kryen kontroll të drejtpërdrejtë dhe këqyrje mbi realizimin e punëve dhe detyrave të njësisë; - përgatit plan për punën e njësisë dhe kujdeset për realizimin e planit për punë; - përgjigjet për kryerje në kohë, në mënyrë cilësore dhe ligjore të punëve dhe detyrave që kryhen në njësi; - merr pjesë në vendosjen për realizimin e vendimeve konkrete për punët që kryhen në njësi sipas instruksioneve paraprake të nivelit më të lartë dhe jep rekomandime për implementimin e tyre; - i ndjek dispozitat ligjore dhe aktet tjera të përgjithshme nga fusha e vetëqeverisjes lokale , planifikimit urbanistik dhe kujdeset për aplikimin e tyre; - i ndjek dhe i analizon situatat në fushën e planifikimit hapësinor dhe urbanistiknë territorin e Komunës dhe propozon masa dhe aktivitete për përmirësimin e rregullimit dhe humanizimit të hapësirës dhe mbrojtje dhe përparim të mjedisit jetësor dhe natyrës; - kujdeset për përgatitjen e projekt dhe propozim Planit gjeneral urbanistik të Komunës dhe për zbatimin e procedurës ligjore për miratimin e tij; - kujdeset për hartimin e programit vjetor për përpunimin e planeve urbanistike; - kur për këtë është i autorizuar, merf pjesë në punën e Forumit participativ i themeluar nga Këshilli i Komunës; - jep raport për realizimin e programit për punën e sektorit; - kujdeset për përgatitjen e analizës profesionale të planeve me të cilën përcaktohet nevoja eventuale për ndryshim dhe plotësim të planeve ose pjesë të planeve, para skadimit të periudhës planore; - pas skadimit të periudhës planore, kujdeset për përpunimin e analizës për shkallën dhe cilësinë e realizimit të planeve, ndryshimet e sapoparaqitura dhe nevojat për zhvillim; - kujdeset për përgatitjen e raportit vjetor për situatat dhe ndryshimet në hapësirë i cili dorëzohet deri te ministria kompetente; - kujdeset për përpunimin e propozimit për përcaktimin e standarteve për vënien e objekteve të përkohshme, mobiljeve dhe pjisjeve urbane në territorin e Komunës dhe kryen kontroll të pëlqimet e përgatitura; - organizon, koordinon dhe merr pjesë ose drejtpërdrejtë përgatit vendime dhe dispozita tjera, mendime sipas vendimeve, programe, informacione dhe akte tjera; - Bën vlerësimin e punës së punonjësve në njësi; - Bën vlerësimin e nevojës për trajnime dhe propozon drejtime për avancimin e të punësuarve; - Realizon kontakte të rregullta me udhëheqësit tjerë të njësive në sekor dhe shkëmben informacione dhe përvoja; - Përgjigjet për punën e vet në kuadër të autorizimeve të veta dhe - Kryen punë të tjera që do ti besohen nga udhëheqësi i sektorit ; |