|
Qëllimi i vendit të punës: Sigurim, kryerje të mbikëqyrjes së inspeksionit mbi punët në territorin për të cilët është formuar Sektori, kurse të cilat janë të lidhura me funksionet e Komunës në pajtim me Ligjin për vetëqeverisje lokale, ligje tjera, dispozita dhe akte të përgjithshme, si dhe udhëheqje efikase me Sektorin. Detyrat kryesore të punës: - udhëheq me sektorin; - e organizon, orienton dhe koordinon punën e sektorit; - kryen kontroll të drejtpërdrejtë dhe këqyrje mbi kryerjen e punëve; - i sistemon punët dhe detyrat e udhëheqësve të njësive, u jep udhëzime për punën dhe ndihmë të nevojshme profesionale në punën dhe kryerjen e punëve dhe detyrave më të ndërlikuara dhe e ndjek rrjedhën e kryerjes së punëve; - propozon koncepte të vendimeve dhe dispozitave tjera për rregullimin e marrëdhënieve, situatave dhe çështjeve dhe inicion zgjidhje të disa problemeve; - përgjigjet për kryerje në kohë, të ligjshme dhe në mënyrë cilësore të punëve dhe detyrave në sektor; - siguron propozim program për punën e sektorit dhe së bashku me udhëheqësit tjerë të sektorëve merr pjesë në koordinimin e përgatitjes së programit për punën e Komunës; - jep raport për realizimin e programit për punën e sektorit; - me udhëheqësit e njësive përgatit dhe kujdeset për realizimin e planit për punën e sektorit dhe njësive; - siguron qëndrime të vetme dhe qasje të vetme gjatë trajtimit të çështjeve të njëjta ose të ngjashme; - i ndjek dispozitat ligjore dhe aktet tjera të përgjithshme nga fusha e vetëqeverisjes lokale dhe kujdeset për aplikimin e tyre; - është përgjegjës për kryerjen e këqyrjes së inspeksionit mbi punët nga kompetenca e komunës, në bazë dhe në pajtim me ligjin; - organizon dhe realizon bashkëpunim me organe tjera gjatë kryerjes së punëve në sektor; - merr pjesë në punën e trupave punuese të Këshillit të Komunës kur për këtë është i autorizuar; - kujdeset për përsosjen profesionale dhe disiplinën e punës së të punësuarve në sektor; - realizon kontakte të rregullta dhe koordinim të punës me udhëheqësit tjerë të sektorëve, duke këmbyer informacione me to; - kryen analizë, vlerësimin e çështjeve dhe problemeve që paraqiten në punën e sektorit; - inicion ideja të reja për punë nga fusha që mbulon sektori; - bën përcjelljen dhe vlerësimin e punës së udhëheqësve të njësive në sektor; - më së paku një herë në javë dorëzon informacione dhe të dhëna deri te Njësia për marrëdhënie me opinionin dhe informacione për qytetarët; - përgjigjet për punën e vet në kuadër të autorizimeve të veta dhe - kryen dhe punë tjera që do ti besohen nga kryetari. |