|
Detyrat kryesore të punës; - udhëheq me njësinë; - e organizon, orienton dhe koordinon punën e njësisë; - i sistemon punët dhe detyrat e të punësuarve në njësi; - përcjell instruksione dhe i sistemon drejtimet e dhëna dhe jep udhëzime për kryerjen e punëve dhe detyrave; - kryen kontroll të drejtpërdrejtë dhe këqyrje mbi kryerjen e punëve dhe detyrave të njësisë; - përgatit dhe propozon plan për punën e njësisë dhe kujdeset për realizimin e planit për punë; - përgjigjet për kryerje në kohë, të ligjshme dhe në mënyrë cilësore të punëve dhe detyrave që kryhen në njësi; - merr pjesë në vendosjen për zbatimin e vendimeve konkrete për punët që kryhen në njësi sipas instruksioneve paraprake të nivelit më të lartë dhe jep rekomandime për implementimin e tyre; - i ndjek dispozitat ligjore dhe aktet tjera të përgjithshme nga fusha e vetëqeverisjes lokale, fusha ndërtimore urbanistike, mbrojtje të mjedisit jetësor dhe kryerjen e punëve komunale dhe kujdeset për aplikimin e tyre; - kryen këqyrje inspeksioni mbi zbatimin e ligjeve, akteve nënligjore dispozitave të komunës në fushën ndërtimore urbanistike , mbrojtje të mjedisit jetësor dhe kryerjen e punëve komunale dhe kujdeset për aplikimin e tyre; - organizon, koordinon dhe merr pjesë ose drejtpërdrejtë përgatit vendime dhe dispozita tjera, programe, informacione dhe akte tjera; - bën vlerësimin e punës së të punësuarve në njësi; - bën vlerësimin e nevojës për trajnime dhe propozon drejtime për avancimin e të punësuarve; - realizon kontakte të rregullta me udhëheqësit tjerë të njësive në sektor dhe këmben informacione dhe përvoja; - përgjigjet për punën e vet në kuadër të autorizimeve të veta dhe - kryen dhe punë tjera që do ti besohen nga udhëheqësi i sektorit ose ndihmësi i tij. |