|
ORGANIZIMI I ADMINISTRATËS KOMUNALE Për kryerjen e punëve nga kompetenca e organeve të komunës, organizohet administrata komunale. Administrata komunale organizohet në sektorë dhe njësi. Organizimi, veprimi i saj dhe mënyra e ekzekutimit të detyrave të punës të administratës komunale caktohen nga këshilli, në bazë të prpopozimit të kryetarit të komunës. STATUSI I TË PUNËSUARËVE NË ADMINISTRATËN KOMUNALE Të punësuarit në administratën komunale të cilët kryejnë punë profesionale, normativo-juridike, ekzekutive jridiko-mbikëqyrëse kanë statusin e nëpunësit shtetëror; Për punësimin të drejtat dhe obligimet, sistemin, e rrogave dhe kompensimeve te rrogave, përgjegjësinë, vlersimin dhe ndërprerjen e mardhënies së punës të te punësuarëve nga paragrafi (1) i këtij neni, do të zbatohen përcaktimet e Ligjit për nëpunësit shtetëror; Për të punësuarit në administratën komunale të cilët kryejnë punë administrativo-teknike dhe punë ndihëmëse, respektohen përcaktimet e ligjeve tjera të punës. PËRFAQËSIMI I BASHKËSIVE NË PUNËSIM
Gjatë punësimit në administratën komunale dhe në shërbimet publike të cilat i thenmelon komuna do të mbahet llogari për përfaqësimin përkatës dhe të drejtë të qytetarëve të cilet u takojnë të gjithë bashkësive të përfaqësuara në komunë në të gjitha nivelet si dhe respektim të kritereve profesionale dhe kompetentë. OBLIGIMET E ADMINISTRATËS KOMUNALE Administrata komunale: - I përgatit aktet për këshillin dhe për kryetarin e komunës
- I përgatit mbledhjet e këshillit si dhe mbledhjet e komisioneve të përheshme dhe të përkohëshme;
- Kryen punë profesionale për këshillin dhe kryetarin e komunës;
- Mban kontabilitetin e komunës;
- Ndjek problematikën në lëmijtë që janë në kompetence të komunës, bën analizim te gjendjes dhe jep propozimedhe iniciativa për zgjidhje të saj;
- Përgatit informata dhe të dhëna lidhur me aktivitetet e komunës me kërkesë të
organeve kompetente ose në bazë të ligjeve; - Udhëheq me dokumentacionin e komunës dhe i ruan ato deri në asgjësimin e tyre, përkatesisht deri në dorëzimin e tyre në Arkivën shtetërore të Republikës së Maqedonisë dhe
Kryen edhe punë të tjera që do ti përcaktojë këshilli ose kryetari i komunës. |