Përfaqësues të Komunës së Strugës

Përfaqësues të komunës së Strugës sot ishin mikpritës të ekipit internacional të maratonëve të cilët vrapuan për të promovuar paqe ndërkomëtare, unitet, miqësi dhe mirëkuptim.

Vrapimi për paqe është shtafet globale e cila nuk ka karakter gare.Është e përbër nga ekipi internacional maraton-vullnetar dhe ka për qëllim të promovoj paqe ndërkombëtare, unitet, miqësi, mirëkuptim. Duke shtuar dhe faktin dorë në dorë, gara kalon në shumë shtete, kontinente të ndryshme dhe në këtë mënyrë lidh shum shkolla, organizata, qytete dhe njerëz nga nacionalitete të ndryshme dhe kultura nga mbarë bota.

Komuna e Strugës vazhdon ti përkrahë aktivitetet e këtilla dhe të vendosë rëndësi në unitet, miqësi dhe mirëkuptim.

Maratonët

Maratonët ndërkombëtarë sot ishin në shkollën fillore “Vëllezërit Milladinovë” në Strugë. Nxënësit e shkollës, së bashku me mësuesit e tyre, i mirëpritën maratonët të cilët u dhanë atyre mesazhin e paqes, tolerancës dhe unitetit. Nxënësit i shoqëruan maratonet në të gjithë qytetin tonë, i cili ishte destinacioni i fundit në Maqedoni dhe i përcollën ato për në Shqipëri.

Autorja e librit “Mbi betejën e humbur” znjsh. Zimrisha Kupa.

Sot kryetari i komunës së Strugës z. Ramiz Merko nderoi me prezencën e tij autoren e librit “Mbi betejën e humbur” znjsh. Zimrisha Kupa.
Ne ambientet e SHMK “Dr – Ibrahim Temo” sot u zhvillua promovimi i librit të shkrimtares më të re Zimrisha Kupa, nxënëse në këtë shkollë. Në promovim ishin të pranishëm shkrimtarë, familjare, drejtori, mësues dhe nxënësit e gjimnazit.
Merko bëri një përshëndetje ku i falenderoi të gjithë të pranishmit dhe përkujtoi edhe njëhërë vitin 2006, kur për herë të parë u hap SHMK “Ibrahim Temo”. Gjithashtu përgëzoi autoren e re Zimrisha Kupa dhe udhëheqësinë e gjimnazit për  mbështetjen e treguar ndaj gjeneratave të reja.