TATIM NË PRONË

Tatimi në pronë paguhet për pronë të patundshme, përveç për pronën e cila është e liruar nga pagesa e tatimit në pajtim me ligjin. Bazën e tatimit në pronë e përbën vlera e tregut e patundshmërisë.  Obligues i tatimit në pronë është personi fizik dhe juridik, i cili është pronar, përdorues apo shfrytëzues i pronës. Obligimi tatimor i tatimit në pronë, paraqitet në ditën e përvetësimit të pronës, dhënies së aprovimit për shfrytëzimin e pronës së patundshme nga organi kompetent ose nga dita kur fillon shfrytëzimi i pronës nga obliguesi tatimor.

Procedura:

Për caktimin e tatimit në pronë duhet të parashtrohet fletëparaqitje dhe fletëpronësi, deri te referentët në sportelin e Komunës së Strugës.

Në vazhdim pason shqyrtimi i dokumenteve nga njësia kompetente për administrimin dhe pagesën e të hyrave publike, kurse vlerësimin e pronës e kryen vlerësuesi i autorizuar.

Afati për sjelljen e VENDIMIT nga organi kompetent është 30 ditë.

Në rast se pala nuk pajtohet me vendimin ka të drejtë të parashtrojë ankesë nëpërmjet Kryetarit të Komunës deri te Ministria e Financave, në afat prej 8 ditësh nga dita kur e ka marrë vendimin.

Ankesa shqyrtohet nga komisioni i shkallës së dytë që funksionon në kuadër të Ministrisë së Financave, e cila i jep udhëzime organit competent në komunë në lidhje me vendimin që duhet ta sjelle organi, në afat prej 15 ditësh.

Pala ka të drejtë të parashtrojë ankesë kundër vendimit të shkallës së dytë edhe atë para Gjykatës Administrative në Republikën e Maqedonisë, kurse në rast se nuk pajtohet as me vendimin e Gjykatës Administrative ka të drejtë t’i drejtohet Gjykatës Supreme, si instance e fundit deri tek e cila pala ka të drejtë në ankesë kundër vendimit të Gjykatës Administrative.

Dokumentet e nevojshme:

  • Fletëparaqitje tatimore e plotësuar për tatimin mbi pronë (Shkarkoje)
  • Vërtetim për pronësi (Fletëpronësi, kontratë shitblerjeje, aktvendim për trashëgimi, aktgjykim dhe ngjashëm)
  • Fotokopje nga letërnjoftimi