Në bazë të nenit 37 paragrafi 1 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.5/02), miratoj
A K T V E N D I M
рër konvokimin e Mbledhjes së parë konstituive të Këshillit të Komunës së Strugës
Konvikoj mbledhje konstituive të Këshillit të komunës së Strugës, për datën 08.11.2021, (E Hënë) me fillim në ora 11:00, në sallën e madhe të Këshillit të komunës së Strugës:
Mbledhja do të punojë, sipas
R E N D I T T Ë D I T Ë S
- Zgjedhje e Komisionit verifikues.
- Raport me propozim për verifikimin e anëtarëve të Këshillit të komunës së Strugës.
- Zgjedhje e Komisionit kandidues.
- Zgjedhje e Kryetarit të Këshillit të komunës së Strugës.
- Zgjedhje e Komisionit për çështje mandatare, zgjedhje dhe emërime.
VËREJTJE: Anëtarët e zgjedhur për Këshillin e komunës së Strugës nga zgjedhjet lokale 2021 për mbledhjen konstitutive me vete të dorëzojnë:
– Çertifikatë për anëtarë të zgjedhur të Këshillit nga komisioni zgjedhor komunal.
– Letërnjoftim ose dokument udhëtimi, për arsye të identifikimit të identitetit.
KËSHILLI I KOMUNËS SË STRUGËS
Kryetar,
Resul Kaba