vevobahis giriş - cratosslot giriş - baymavi giriş


Në kuadër të projektit “Struga dhe Pogradeci për promovimin e turizmit dhe trashëgimisë kulturore – KULTUR”, financuar nga BE – IPA/2021/429-005, në lidhje me zbatimin e aktivitetit të parashikuar Forcimi i kapaciteteve të ofruesve turistikë dhe operatorët në komunat e Strugës dhe Pogradecit do te mbahet një varg me trajnime për qëndrueshmërinë e turizmit me temat e mëposhtme:

TRAJNIM 1: ÇFARË DO TË THOTË TË JETOSH NË NJË RAJON TË UNESCO-S DHE NDIKIMI NË TURIZËM – 04.07.2023.

TRAJNIM 2: ROLI I KOMUNITETEVE DHE BIZNESEVE LOKALE NË ZHVILLIMIN E TURIZMIT TË QËNDRUESHËM – 05.07.2023.

TRAJNIM 3: AFTËSITË E KOMUNIKIMIT NË SEKTORIN E TURIZMIT – 06/07/2023.

TRAJNIM 4: SI TË KRIJONI NJË PËRVOJË TURISTIKE? – 10.07.2023

TRAJNIM 5: ZHVILLIMI I INFRASTRUKTURËS TURISTIKE PËR QËNDRUESHMËRINË E TURIZMIT- 11.07.2023.

Trajnimet do të mbahen në sallën e Këshillit të Komunës së Strugës duke filluar nga ora 10:00.

Pjesëmarrjen tuaj mund ta konfirmoni Ketu .

Përveç këtij emali, ju dërgojmë ftesë dhe agjenda për trajnimet te ardhshme.

Për trajnimin që do të mbahen më 10 dhe 11 korrik, agjendat do t’i merrni gjatë javës së punës.

Për çdo pyetje shtesë, mos ngurroni të na kontaktoni.

Agjenda e plotë

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).